FOTO+VIDEO/ Pas reagimeve të Ramës dhe Kumbaros, qytetari ngre shqetësime për gjendjen në Bënjë
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Gruaja që ka telefonuar policinë që të arrestonte autorin e vrasjes së dy turstëve çek, ka rrëfyer për minutat që ka kaluar në kohën kur Sokol Mjacaj gjendej në shtëpinë e saj. Përmes një interviste për News 24, Age Koçeku tregon se në momentin kur ka ardhur policia, Mjacaj kishte frikë se mos e vrisnin forcat blu, ndaj ka kërkuar që t?a shoqëronte.
Ja intervista e plotë
Si ratë në kontakt me Sokol Mjacajn?
Siç e patë edhe ju, unë isha duke larë disa enë brenda kur dëgjova dikë që po fliste me nënën. Dola jashtë dhe i thashë nënës: Dadë, kush është? Me kë fole? Dola e shikova, ishte një djalë, por nuk e dallova dot kush ishte sepse ndodhej poshtë shtëpisë. Kur doli në rrugë i fola: Hë mor shok, çfarë do? Kurrgja- më tha. Iku drejt asaj shtëpisë atje matanë, hoqi çorapet, veshi pantoflat që gjeti aty dhe erdhi prapë. Unë dua ujë- më tha. Mirë- i thashë,- po të jap ujë.
Qëndroi jashtë apo e futët brenda në shtëpi?
Nuk pyeti hiç, por erdhi dhe u ul fill këtu në divan. Kur e pashë mirë më shkoi mendja se ishte ai që kishin dhënë në televizor që po e kërkonin për vrasjen. E pyeta direkt: Mos je ti ai djali? Po më tha,- jam unë ai djali.
Po ju si reaguat atëherë?
I thashë menjëherë që të dorëzohej se ishte më mirë për të. Nëse nuk e bën këtë, do të bëhet puna më keq seç është bërë. Pasi qëndroi edhe pak tha: A ke telefon? Po- i thashë. Më tha- a po ma merr Policinë? Po- i thashë,- po e marr. E mora Policinë, fola në telefon, foli dhe ai vetë dhe punë sekondash Policia erdhi këtu.
Si ju duk? A kishte frikë se mos e ekzekutonin?
Jo, asnjë fije nuk kishte. Më e frikësuar isha unë sesa ai. Unë për vetë po dridhesha nga frika, por ai ishte shumë i qetë. Kur po shkoja me i mbush ujin, gjysma m?u derdh se më dridheshin duart prej frikës.
Pse patët frikë prej tij? A bëri ndonjë shenjë kërcënuese?
Ai gjatë gjithë kohës i mbante duart në xhepa e unë mendova se po më therte dhe mua. Mendova se mund të kishte me vete ndonjë pistoletë a ndonjë gjë tjetër e më vriste. I thashë- pash Zotin mos bëj gjë se po më merr në qafë edhe mua edhe veten. Jo jo- më tha,- mos ki frikë. Në atë moment nxori nga xhepi një brisk a biçak të vogël dhe e futi prapë. Po atëherë ia behu dhe Policia dhe e morën.
A arritët të flisnit diçka?
Jo jo, absolutisht asnjë fjalë tjetër. Të vetmet fjalë kanë qenë lutjet e mia që ai të dorëzohej. Nuk e di, të mos më kishte dëgjuar e të më kishte bërë gjë, nuk do të isha gjallë sot.
Çfarë veprimesh bëri tjetër?
Ka qëndruar për aq sa qëndroi i ulur në divan dhe po shihte televizor. Po shikonte lajmet që jepnin për të dhe dëgjonte madje dhe Policinë që bënte thirrje për atë që të dorëzohej. Nuk kemi fol më as për krimin që kishte bërë e asgjë tjetër. Thashë që kisha shumë frikë për vete.
Si ishte momenti kur u dorëzua në Polici?
Më tha vetëm- A ka mundësi të dalim të dy bashkë? E pashë që kishte frikë se mos e qëllonin ata të Policisë. I thashë- mirë, dalim të dy bashkë. Ashtu dolëm, unë para e ai mbrapa meje. U thashë policëve që të mos e preknin. Më vinte gjynah e mendova se kushedi ça po i bëjnë. Jo- më thanë,- mos u shqetëso se nuk e prek kush. Atëherë unë jam ngjitur lart e pastaj e pashë në televizor arrestimin e tij e dërgimin në Polici, me të njëjtat rroba që ishte tek unë e me pantoflat që mori te komshiu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka bërë të mun...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka shkarkuar nga...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar një taki...
Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat 3 punonjëse të...
Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ...
Është shtyrë për nesër senca gjyqësore për Sokol Mjacajn, pe...
Një zjarr i rënë rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, ka ...
Mijëra refugjatë, strehimkërkues dhe migrues, përfshirë fëmi...
Kjo video te le pa fjale, ajo eshte publikuar ne emisionin C...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ...
Pajisjet elektronike janë shkatërruese për gjumin e fëmijëve...
Deklarate Shtypi e Forumit:Forumi për Mbrojtjen e Trashegimi...
Që në kohërat e lashta, Sfinksi mendohet të ketë qenë një si...
Një video skandaloze është publikuar nga emisioni “Ça thu” n...
Valdet Gashi, kampioni në sportik e kiks-boksit, është vrarë...
Valdet Gasi iu bashkua ISIS’it kohë më parë.Kikboksieri dy h...
Për familjen Leraj, djali i së cilës u vra për një varëse fl...
Shqiperia vazhdon te jete vendi ku kompanite e medha, qofshi...
Në prag të vizitës së kancelares Angela Merkel, Gjermania dh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...