web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy efektivët e plagosur në Lazarat/ Drejtori i Spitalit: Ndodhen jashtë rrezikut për jetën

25 Qershor 2015, 09:56, Aktualitet CNA

Një ditë pas transportimit të dy efektivëve të RENEA-s në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ka dhënë detaje drejtori i këtij spitali.

Në një prononcim për mediat, Gjovalin Bushi u shpreh se dy oficerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tij, njëri prej tyre, Perlat Hamitaj mund të dalë që sot pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e mirë.

Ndërsa i plagosuri tjetër, Jetmir Isaj duhet të qëndroj edhe disa ditë nën kujdesin e mjekëve.

Dy oficerë të RENEA-s mbetën të plagosur gjatë një aksioni në Lazarat, ndërsa kolegu i tyre, Ibrahim Basha humbi jetën nga një plumb në kokë.

 





Lajmet e fundit nga