Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Ndërsa pasnesër është dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore pranë çdo Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që do të përdoret nga KZAZ-të, QV-të, dhe Grupet e Numërimi. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj tha në një dalje për mediat se në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 21 qershor, KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastruktures zgjedhore, në funksion të zhvillimit korrekt dhe ligjor të procesit në ditën e votimit dhe në vendin e numërimit të votave, deri në dorëzimin e bazës materiale zgjedhore, pas perfundimit të procesit zgjedhor nga KZAZ-të në KQZ. Ajo u shpreh se KQZ njofton Komisionet e Zonave te Administrimit të Zgjedhjeve të marrin të gjitha masat e duhura që në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor të fillojnë ditën e shtunë, datë 20 qershor, shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore çdo qendre votimi në juridiksionin e tyre. Sipas zëdhënëses së KQZ shqetësues mbetet fakti që deri tani, në 12 ZAZ akoma nuk ka përfunduar procesi i emërimit të anëtarëve të Komisioneve te Qendrave te Votimit, për shkak se partitë politike nuk kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë KZAZ-ve. ?Ju bëjmë thirrje partive politike që të propozojnë menjëherë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, në mënyrë që KZAZ-të të marrin vendimet përkatëse për emërimin e tyre, pasi kjo do të sjellë përmbylljen me sukses dhe brenda afateve kohore të procesit të dorëzimit të bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-KQV?, u shpreh Hoxhaj. Ajo informoi në vijim se sot në një nga emisionet televizive të mëngjesit, Aranita Brahaj në cilësinë e përfaqësues së Dhomës Zgjedhore, deklaroi se: ?Sot po printohen dhe riprintohen listat e zgjedhësve nga KZAZ-të për t?jua dërguar më pas KQV-ve. Sipas zonjës në fjalë, ky riprintim fizik sjell montimin dhe çmontimin e listave të zgjedhësve duke shkaktuar pelegrinazh të votuesve, njësoj si në vitin 2003?. Zëdhënësja e KQZ deklaroi se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e cilësoi si dezinformim të publikut dhe zgjedhësve shqiptar, pasi sipas saj listat jo vetëm këto ditë, por asnjëherë nuk printohen nga KZAZ. ?Të krahasosh zgjedhjet e vitit 2003 me zgjedhjet e vitit 2015, me një diferencë prej 12 vitesh, është absurde, kur dihet botërisht që Kodi Zgjedhor ka ndryshuar shumë herë që nga viti 2003. Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, pjesa e tretë e tij, konkretisht neni 56, përcakton se lista e zgjedhësve që përdoret në Qendrat e Votimit gjatë ditës së votimit, printohet në zyrat e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit elektronik nga të dhënat që janë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe vërtetohet në çdo faqe nga Kryetari i Njësisë së Qevrisjes Vendore dhe Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile. Programi i kompjuterik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk lejon asnjë ndryshim në listën e zgjedhësve?, tha më tej ajo. Hoxhaj informoi se KZAZ-të së bashku me shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore ditën e nesërme, 20 qershor, i dorëzon Komisioneve të Qendrave të Votimit listën e zgjedhësve që do të përdoret ditën e votimit. Në emër të KQZ ajo apeloi të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e zgjedhjeve të 21 qershorit që të tregohen të kujdesshëm në deklaratat dhe informacionin që japin në media të ndryshme dhe të citojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Dy dite para zgjedhjeve ambasadori i SHBA, Donald Lu u ka bë...
Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ftoi ...
Kryeministri Edi Rama kërkoi votën për Aleancën për Shqipëri...
Lëvizja Socialiste për Integrim reagon ndaj deklaratave të k...
Zv.ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea deklaron se...
Pas deklaratave te kryeministrit Rama ne emisionin “Opinion”...
Partia Demokratike në Devoll ka akuzuar kandidatin e majtë p...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Ambas...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me deklara...
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shprehur mbështe...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike...
Ish kryeministri , Sali Berisha ka vijuar me denoncimet sa i...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me shpërndarjen e b...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kan...
Halim Kosova ka bërë disa takime në orët e para të mëngjesit...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale disa fo...
Dy ditë para zgjedhjeve lokale, është dorëhequr kandidati i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbylljes...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedo...
Kandidati Gjergji Mero zhvilloi një takim me komunitetin rom...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...