Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Pas 21 qershorit, motoja jonë për Tiranën do të jetë një qytet ku u shërbejmë të gjithëve me integritet, dinjitet dhe respekt. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë e Europiane për Bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Frymës së Re Demokratike. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi dhe mbështetja me FRD-në, duke nënvizuar se në 4 vitet e ardhshme Tirana meriton më mirë dhe më shumë.
?Ndaj miqtë e mi, unë ju shtrij dorën sot dhe ju hap zemrën për një bashkëpunim që është për interes të qytetit. Unë nuk besoj se ka militantë të majtë apo militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që janë bërë plehrat, por vetëm të rrojë partia. Nuk besoj se ka militantë të majtë ose militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që fëmija im shkon në shkollë me dy turne, por vetëm të rrojë partia. Nuk besoj se ka fanatikë të majtë ose fanatikë të djathtë të cilët thonë, punë e madhe që nuk ka ndriçim, punë e madhe që pusetat janë hapur, punë e madhe që shitet ushqim për njeriun aty ku kalon miu nëpër tregje, por vetëm të rrojë partia. Nuk ka!?, u shpreh Veliaj.
Në fjalën e tij, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e vlerësoi kandidatin Veliaj si një lider të ri politik, i cili ka përpara një detyrë të vështirë, por të mundshme. ?Dua të vlerësoj pozicionin dhe rolin e FRD-së, që do të jetë për herë të parë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por, dua të vlerësoj një lider të ri politik, një njeri të artikuluar shumë mirë, një njeri të pjekur shumë mirë, një njeri me eksperiencë politike, por edhe administrative, i cili patjetër jep shumë në këtë lloj bashkëpunimi. E kam fjalën për z. Veliaj, duke i thënë që ti je lideri i profilit europian dhe së bashku me shokë dhe kolegë, një pjesë e të cilëve do ta kesh nga FRD-ja, patjetër që sfidat për një Tiranë moderne do të jenë të realizuara?, tha Topi.
Ai tha se transformimi i Tiranës është plotësisht i mundur. ?Duke ju njohur aftësinë shumë mirë, do të dëshiroja t?ju bëja një apel: Do të keni një detyrë shumë të vështirë, por totalisht të mundshme, për ta transformuar këtë kryeqytet, për ta sjellë në një model të një qyteti të jetueshëm, jo vetëm për ne, por edhe për brezat. Kështu që, projektoni të ardhmen e qytetit tonë, së bashku me këshilltarët tanë bashkiakë, për të shkuar në drejtimin, që ju me të drejtë e keni quajtur, drejtimi i duhur. Sepse drejtimi i duhur është jo vetëm rregullimi i standardeve, por vetëm me këtë drejtim mund të shkojmë dhe ta prekim Europën me dorë?, u shpreh kreu i FRD-së.
Fjala e kandidatit Veliaj në mbylljen e fushatës elektorale të FRD-së
Përshëndetjë të gjithëve!
Gëzohem jashtë mase që jam këtu, jo vetëm për faktin se Fryma e Re Demokratike dhe presidenti Bamir Topi janë një nga aleatët tanë kryesorë për fitoren tonë dhe administrimin e bashkisë së Tiranës. Por edhe për faktin që FRD-ja është një bashkim qytetarësh, jo një bashkim banorësh, dhe bashkimi i qytetarëve nënkupton pasion, interes për qytetin, keqardhje kur qytetit nuk i shkojnë punët mirë dhe shpresë për një qytet që meriton më shumë në drejtimin e duhur.
Miqtë e mi, ky është një qytet ku prej 4 vitesh njerëzit trajtohen si ?ca të nënës e ca të njerkës?, dhe nëse një kryetar i ardhshëm i bashkisë do duhet të kishte një manual si duhet të jetë një kryetar i ardhshëm i bashkisë, që i bashkon dhe nuk i përçan njerëzit, mjafton të shikojë 5 vitet e punës së Presidentit Bamir Topi, se si i bashkoi dhe nuk i përçau shqiptarët. Ky është manuali më i mirë edhe për ata njerëz që pyesnin veten se si ka mundësi që ky president, ky politikan, vlerësohet pozitivisht nga 80 për qind e njerëzve, kur votues të djathtë janë vetëm 40 për qind, sepse njerëzit nuk njohin parti kur shohin cilësi në politikë, kur shohin ndershmëri, kur shohin shërbim dhe integritet në politikë. Ndaj dhe besoj se motoja jonë për qytetin e ardhshëm të jetë një qytet ku ne shërbejmë me integritet, i shërbejmë të gjithëve me dinjitet dhe i respektojmë të gjithë, pavarësisht nëse janë të majtë ose të djathtë sepse janë qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.
Unë kam pasur privilegjin të punoj me kolegë dhe t?i shërbej në një ministri njësoj njerëzve, si atyre që janë të majtë, si atyre që janë të djathtë. Më vjen mirë, përpara kësaj mbështetje gjigante sot nga Fryma e Re Demokratike, ne morëm një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjithë shoqatat e të përndjekurve politikë. Më ngeli në mendje fjala e Daut Gumenit, i cili tha: më mirë bashkëpunojmë me disa njerëz, që nuk e kanë kompleks të thonë ?po, jemi të majtë sepse besojmë te solidariteti, te taksa progresive?, por 100 herë bëjmë një bashkëpunim të sinqertë midis të djathtësh dhe të majtësh për interes të qytetit, se si disa ish komunistë që bëhen antikomunistë dhe pastaj qeverisin më keq se komunistët.
Ndaj miqtë e mi, unë ju shtrij dorën sot dhe ju hap zemrën për një bashkëpunim që është për interes të qytetit. Unë nuk besoj se ka militantë të majtë apo militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që janë bërë plehrat, por vetëm të rrojë partia, nuk ka. Nuk besoj se ka militantë të majtë ose militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që fëmija im shkon në shkollë me dy turne, por vetëm të rrojë partia. Nuk besoj se ka fanatikë të majtë ose fanatikë të djathtë të cilët thonë, punë e madhe që nuk ka ndriçim, punë e madhe që pusetat janë hapur, punë e madhe që shitet ushqim për njeriun aty ku kalon miu nëpër tregje, por vetëm të rrojë partia. Nuk ka!
Ashtu siç e dëshmuam në një ministri ku u shërbyem njësoj njerëzve, të majtë dhe të djathtë, madje të djathtëve, si të përndjekurit, u dhamë këstin e 5 në një vit e gjysmë, ndërkohë që në qeverinë e quajtur të djathtë për tetë vite mezi morën një këst. Unë besoj se në fund të ditës njerëzit nuk do të na pyesin, a ke lexuar Karl Maksin e majtë apo Xhon Adamsin e djathtë, por do të na pyesin sa i shërbyet qytetit gjatë kohës që kishit gjërat në dorë.
Ftesa ime sot nuk është një ftesë që ne të krahasojmë shënimet politike të themeluesve të së majtës dhe të themeluesve të së djathtës, por ashtu siç treguam në bashkëpunimet tona të vogla, të kemi një bashkëpunim gjigant për Tiranën tonë, që mezi pret që t?i shërbehet me dinjitet pa i ndarë njerëzit në të nënës dhe të njerkës, por duke respektuar standardin që Bamir Topi, Presidenti ynë, vendosi duke i bashkuar dhe jo duke i përçarë shqiptarët, dhe duke i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje. Sepse besojmë se qyteti meriton më mirë, qyteti meriton më shumë.
Ndaj mezi pres që të bashkëpunoj në Tiranë me këshilltarët e Frymës së Re Demokratike dhe mezi pres që të drejtoj Bashkinë e Tiranës me administratorë nga FRD.
Për të treguar që jemi realisht të balancuar midis të majtëve dhe të djathtës, meqë kolegia nga Saranda tha votoni 23, unë them votoni 32, që të kemi cilësi në Këshillin Bashkiak sepse unë besoj që këto nuk janë zgjedhje vetëm për sasi, ashtu siç tregojnë sondazhet që sasinë e kemi. Këto janë zgjedhje edhe për cilësi. Ndaj dhe besoj që edhe në shtëpinë tonë të përbashkët disa gjëra janë ndarë, disa njerëz do të gatuajnë gjellën dhe disa të tjerë do të hedhin kripën. Gjellë pa kripë nuk ka. Fryma e Re Demokratike sjell cilësinë e shijes së mirë qytetare në Bashkinë e re të Tiranës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rasti...
Kandidati i PD, Gjergj Mero, tha se Bashkia e re e Korçës do...
Kandidati i djathtë për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar s...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmbylli fushatën elek...
Kryeministri Edi Rama mallkoi ata që po ngjallnin përçarje d...
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Renato Preza ka...
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në nj...
‘Një politikë të re vendore do të ndjekim për komunitetin eg...
Kandidatja e PD për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, shpalos...
Kryerepublikani Fatmir Mediu është pritur në një takim elekt...
Armando Subashi, kandidati i ASHE për bashkinë e Fierit ka p...
Igli Kokalari ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset e ...
Kandidatja e ASHE për Bashkinë e Sarandës, Florjana Koka ka ...
Nuk ka paqe mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar dje të çregjistro...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë, Eqe...
Si e ka emrin kandidati yt për kryebashkiak në Devoll z. kry...
Une e shoh zyren e Bashkise vetem ne nje drejtim, ne ate te ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...