Mediu: Opozita është betejë për shtetin ligjor, vota siguron lirinë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar me t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po vijon turin e bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë të Elbasanit. Një shitës në furrë buke i tha kreut të PD se varfëria dhe pamundësia e qytetarëve ka arritur deri aty sa të marrin vetëm bukë të mbetur nëpër dyqane.
Banor: Taksat janë të mëdha, dritat janë shumë, 250-300 mijë lekë mund të paguaj unë drita në muaj?!
Banor: Tatimet rriten, sigurimet rriten, dritat rriten, ne zvogëlohemi.
Banor: Ca vijnë marrin nga një bukë, ca marrin edhe gjysmë buke, madje dhe bukë të ndenjura kur nuk kanë mundësi.
Basha: Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin , për orizin. Të paktën për këto mallra, t?ua bëjmë bukën ta blejnë 20% më pak se sa çmimi i tregut sot.
Banor: Puna ka marrë fund. Ky popull vajti në fund, na morën më qafë. Na futën në dhe. Dritat po, uji po, qiraja po, tatimet po gjithçka po shkon keq.
Basha: E kemi një zgjidhje për këtë situatë, në nivel lokal uljen e taksave për biznesin e vogël, në nivel qendror uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës, ardhjen në ndihmë të biznesit, në veçanti biznesit të vogël dhe të krijojmë vende pune, sepse shkaku i rënies së fuqisë blerëse është rënia e punësimit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal dhe në Qafë – Drizë të Librazhdit, ku qeveria sipas tij, për të mashtruar qytetarët ka vënë një tabelë për rikonstruksionin e rrugës Librazhd – Orenj. Ai tha se ndonëse projekti ka qenë gati për dy vjet, qeveria nuk akordoi asnjë fond për rikonstruksionin e saj.
“Shikoni mbrapa çfarë thotë: Rikonstruksion i rrugës Librazhd – Orenj – Loti i Parë. Unë do ta përgëzoja dhe do ta uroja qeverinë e Edi Ramës në qoftë se do të ishte vërtetë kështu, por kjo është një gënjeshtër. Nuk ka as fonde, as prokurim për këtë rrugë. Projekti është bërë nga ne. E kanë gjetur të gatshëm, por as nuk e kanë financuar, as nuk e kanë prokuruar. Vijnë në kohë zgjedhjesh për t?i hedhur hi syve të banorëve. Pse e bëjnë këtë? Sepse s?kanë mbajtur asnjë premtim. Shiko se çfarë shënojnë: Gjatësia e projektit 18. 18 çfarë, centimetra? E kanë mendjen vetëm mashtrime. Rrugëdalja është të ndalim me votë gënjeshtrën dhe mashtrimin që erdhi me votë para dy vitesh”, tha ai.
Lideri i opozitës u takua dhe me banorë të Qukësit në Prrenjas. Pasi është njohur me shqetësimet e tyre i Basha kërkoi votat e qytetarëve, për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë, rritjen e papunësisë dhe për t?i hapur rrugën zhvillimit, mirëqenies dhe punësimit.
“Laku është shtrënguar në fytin e çdo familje shqiptare. Shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq, por dyshja Rama-Meta thotë jemi në drejtimin e duhur. Drejtimi i duhur është që të dyfishosh faturat e energjisë? A është drejtimi i duhur, dyfishimi i listave të ushqimeve? A është drejtimi i duhur për prindërit që rrinë kokëulur para fëmijëve se s?kanë para t?u blejnë as ushqime, as veshmbathje, apo ata hallexhinj që s?kanë para t?u blejnë as ilaçe?! Ne duam pra me votën tuaj në 21 qershor të ndalim përkeqësimin e ekonomisë, të ndalim përkeqësimin e papunësisë, të ndalim varfërimin e shqiptarëve dhe bashkërisht të hapim rrugën për punë dhe dinjitet për gjithë banorët e Qukësit, Prrenjasit, e të gjithë Shqipërisë”, tha Basha. –
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar me t...
Spartak Ngjela thotë se shteti duhet të mbajë përgjegjësitë ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll ...
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshillin ...
LSI dhe PS po dëmtojnë rendë procesin zgjedhor nëpërmjet ble...
Gjatë intervistës me Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, ...
Në fund të muajit Korrik do të hapim konkursin ndërkombëtar ...
Nga zona e Devollit, të cilën e cilësoi si një nga trevat më...
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović...
Ambasadori amerikan nw Tirane Donald Lu, vlerëson procesin e...
Partia Demokratike vijon denoncimet për ato që i cilëson pre...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e ...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u tak...
Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar këtë të prem...
Puna në Bashkinë e re të Tiranës do të bazohet në 3 shtylla ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në rr...
Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit nisi të premten sh...
Gjykata e Lartë do të japë sot në orën 13:00 vendimin për a...
Kohët e fundit ka patur zëra se klinika e Halim Kosovës ka q...
Beteja për Tiranën këtë radhë është shndërruar në thjesht nj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...