web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoku i ngushtë nuk ua thotë të gjitha…

29 Maj 2015, 17:00, Lifestyle CNA

 

Shoku ose shoqja jote më e ngushtë ka më tepër mundësi që t?ua thotë në sy se ju keni shtuar peshë, ose se modeli i ri i flokëve nuk ju shkon, se sa faktin që partneri ose partnerja ju tradhton.

Në një studim në Britaninë e Madhe, ku janë analizuar mbi 1700 miqësi, rezultatet kanë treguar se vetëm 29% e njerëzve do t?i tregonin shokut ose shoqes së ngushtë se partneri i tij ose saj është duke e tradhtuar.

Rreth 54% e njerëzve do t?ia bënin të ditur mikut të tyre se modeli i ri i flokëve nuk i shkon, ndërsa 58% do t?ua thonë në sy se keni shtuar peshë.

Studimi i kryer nga ?Loose Women? ka treguar edhe për disa virtyte që çmohen në një miqësi.

Besnikëria është gjëja më e vlerësuar në një shoqëri, ku 78% e të anketuarve kanë thënë se është baza e një miqësie të fortë, ndërsa zemërgjerësia vlerësohet nga 28%.

Rreth 30% e njerëzve kanë deklaruar se do t?ia bënin të ditur shokut të ngushtë, në momentin kur ata janë ndjerë të ofenduar nga ai.





16:00 Lifestyle

E bukur si Bright

Jo vetëm me ngjyrën e zezë por edhe me të bardha me dizenjo ...

Lajmet e fundit nga