web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ Sekustrohet 3 kg tritol e 350 fishekë, arrestohet një person

27 Maj 2015, 06:30, Kronika CNA

Policia e Elbasanit ka arrestuar  shtetasin Petrit Gjika për mbajtje dhe trafikim të lëndëve shpërthyese municione e kapsolla.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan  kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit të lartpërmendur ku u gjetën 3 kilogramë tritol, 36 kapsolla, 350 fishek dhe një skelet kallashnikovi të cilat tentonte ti shiste.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar ?Shijon?, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.





Lajmet e fundit nga