Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Për dorëheqjen e Elisa Spiropalit nga drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave u fol pak, ose aspak. Dikush u kujdes që ikja e saj të ishte sa më pak e bujshme, pa shumë komente, madje mundësisht të lidhej me faktin që ajo sapo ishte bërë nënë. Por dorëheqja e Elisës nuk ishte diçka personale. Ajo nuk kishte të bënte aspak me lindjen e Naltës, ashtu si vetë Elisa e paraqiti tre muaj më parë.
“…Unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare”, shkruante Elisa më 6 mars duke renditur më pas sukseset e saj gjatë një viti e gjysëm në atë detyrë. Por që me ikjen e saj e deri më sot, kryeministri Edi Rama nuk ka përmendur publikisht asnjë sukses të ish drejtoreshës së tij, as si bletë punëtore dhe as si shembull që duhet ndjekur. Burime pranë kryeministrit thonë se ai madje ka ndërprerë çdo komunikim me të. Çfarë kishte ndodhur? Ishin rezultatet e dobëta të doganave që provokuan zemërimin e Edi Ramës, apo kishte dhe diçka tjetër? Përse emërimi i bujshëm që kryeministri i bëri Spiropalit u pasua nga largimi i heshtur i saj?
Pa dyshim që për kryeministrin që kishte premtuar Rilindjen ky emërim qe një dështim. Dhe kjo jo thjesht prej numrave dhe rezultateve. Një informacion i rezervuar, të cilin Rama e kishte tashmë në duar, bënte fjalë për një abuzim të tmerrshëm në dogana që arrinte në miliona euro. Disa struktura të informacionit i kanë raportuar numrit një të qeverisë se një grup doganierësh, që njihej si “grupi i drejtoreshës” i kishin hapur rrugë kontrabandës duke përfituar shuma të mëdha në mënyrë korruptive. Kështu, pas shumë vitesh ndërprerje, i ishte hapur rruga zhdoganimeve fiktive të mallrave që vinin nga Kina, ku mendohet se për një maune abuzimi shkonte rreth 30- 40 mijë euro. Deklarimi i ndryshëm nga ai i mallit që hyn në Shqipëri, i hapte rrugë një korrupsioni të pastër, ku ishin të ëprfshirë një zinxhir funksionarësh publikë, nga doganierët e thjeshtë, tek drejtorët e turnit, shefat e degëve e deri në zyrat qëndrore në Tiranë. Bashkë me mallrat kinezë, nuk mungonte edhe futja e cigareve kontrabandë dhe mjaft shkelje të tjera. Grupi i përfshirë në këto afera ishte aq i mbrojtur sa në një moment të caktuar, kjo masakër në dogana bëhej thuajse hapur fare dhe me arrogancë. Deri ditën kur kupa jo vetëm u mbush, por filloi të derdhej.
Përballë kësaj gjendje, Edi Rama u detyrua të ndërhynte menjëherë. Ai i dha kompetenca të plota dhe hapësirë të pakufishme veprimi, numrit dy të doganave, hetuesit të vjetër Zamir Shtylla (në foto me Spiropalin). Kërkoi menjëherë largimin e Elisa Spiropalit dhe komandoi përkohësisht në vend të saj, zëvendësministren e Financave. Caktimi i Irena Beqirajt u bë thjesht për të shuar zhurmën që mund të krijonte largimi i spiropalit, pasi në fakt kryeministri ia kaloi gjithë pushtetin në dogana Zamir Shtyllës. Ky i fundit, hetues gjatë komunizmit dhe drejtor i hetimit në Prokurinë e Përgjithshme gjatë kohës së Ina Ramës, zbuloi nga afër masakrën që ishte bërë në dogana. Duke patur dorë të lirë ai nisi menjëherë spastrimet duke goditur të gjithë të emëruarit nga Spiropali si dhe njerëzit që kishin qenë të afërt me të. Largimet dhe transferimet ishin të shumta. Një pjesë e stafit të Spiropalit, të frikësuar nga ndonjë hetim i mundshëm, paraqitën vetë dorëheqjen tek Zamir Shtylla. Këto goditje, ndonëse u bë ç’ishte e mundur të mbaheshin larg vëmendjes së publikut, nuk kaluan pa u vënë re. Vetë zv/ministrja Beqiraj, në një konferencë për shtyp të 28 prillit, një muaj më parë, do të deklaronte se “akoma ka elementë të korruptuar brenda administratës doganore dhe tatimore” dhe se 8 doganierë ndodheshin në proces hetimi në bazë të “informacioneve të përpunuara brenda zyrave të institucionit dhe të tjerë janë në proces hetimi”.
Pra një spastrim total, ku disa anëtarë të “grupit” të Elisës u vunë nën hetim, disa dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar hetimit dhe disa u transferuan në pika periferike doganore. Në të gjithë këtë aksion, dora e Zamir Shtyllës nuk ka kursyer asnjë nga njerëzit e ish drejtoreshës. E cila tha se u largua për shkak se u bë nënë, por në fakt po rezulton se ka qënë nëna e një shpartallimi të vërtetë në doganat shqiptare.
Pikërisht kjo gjendje e ka detyruar kryeministrin të heshtë dhe të ulë kokën për të mos pranuar publikisht dështimin me emërimin e vajzave punëtore në krye të institucioneve publike. Ai nuk mund të këndojë për Elisën në konferenca shtypi. Doganat e Rilindjes u bënë doganat e Rikthimit, duke risjellë edhe njëherë kohën e Fatos Nanos. Një shëmbull i pastër i asaj se qeverisja dhe administrata Rama tjetër gjë thonë e të tjera bëjnë.
Takimi i sotëm ndërmjet udhëheqësve politik në Maqedoni ka p...
Në media është shpërndarë një komunikatë e një grupi që e qu...
Trupat e Mirsad Ndrecajt dhe Xhafer Zymberit, dy gjakovarëve...
Koço Kokëdhima është përfshirë në debatin e shkaktuar pas do...
Prortali Ekspres shkruan për një histori rozë që po trondit...
Deputeti socialist Erjon Braçe, ka publikuar një foto të vit...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të nisë nesër nj...
Aktori britanik Hugh Grant ishte mjaft i afërt me producent...
Përfundon punimet në Tiranë Samiti i Krerëve të Shteteve dhe...
Nga Sali BerishaTe dashur miq, dekriminalizimi eshte sot pro...
-Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi listën e plotë të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka rrëfyer his...
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj në ceremoninë e 90-vjetorit të...
I pari vizitor që na priti sot në aeroportin e Rinasit ishte...
Ish drejtori i Policisë së Korçës, Arben Hyseni, ka marrë d...
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, e cilëson v...
Në emisionin investigativ “Ça thu” zbulohet mënyra e falsifi...
Nje nga restorantet me te frekuentuar ne Tirane “Vila Logore...
Fotot janë shkrepur tek zyrat elektorale të kandidatit socia...
Dite pas dite, ne cdo shesh dhe prezantim, ne cdo miting, ku...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...