PD: Veliaj mashtroi romët, Qendra Tranzicionale si kamp-burg
Partia Demokratike thotë se kandidati socialist për Tiranën,...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se Isa Boletini duhet të rivarroset në vendlindjen e tij në Boletin. Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka pasur Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me Shefin e Shtetit shqiptar.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri është pritur në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin ka biseduar për zhvillimet lidhur me ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini.
Kryetari Bahtiri i ka thënë Presidentit Nishani se familjarët, institucionet dhe qytetarët e Mitrovicës, por edhe ata të Kosovës e më gjerë, me vite kanë pritur që eshtrat e heroit të Kombit Isa Boletini, të rivarrosen në mënyrë dinjitoze dhe ashtu si i ka hije, me nderime më të larat shtetërore, në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës, për çka edhe ishte shtyrë deri tash rivarrimi.
?Kur Qeveria e Kosovës më në fund mori vendim që rivarrimi I eshtrave të këtij personaliteti të shquar të Kombit të bëhet në Boletin, më 10 qershor të këtij viti, të gjithë u gëzuan pa masë. Mirëpo, fatkeqësisht ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse pa pritur, Këshilli për rivarrim, i formuar nga Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të më vonshme, pasi që kishin filluar përgatitjet sipas agjendës së përcaktuar, doli me një propozim absurd, që rivarrimi i eshtrave të heroit Boletini, të bëhet në Vlorë, e jo në Boletin, propozim ky që u shndërrua në marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë?, tha kryetari Bahtiri.
Ai në vazhdim i tha Presidentit Nishani, se ky vendim dhe kjo marrëveshje, shkaktuan pakënaqësi të jashtëzakonshme, indinjatë të thellë dhe reagime të papara deri tash në Mitrovicë dhe në Kosovë. Kundër këtij vendimi, që u tha se është jonjerëzor dhe jo i drejtë, shtoi kryetari Bahtiri, u ngritën në këmbë institucionet komunale, pastaj shumë sosh nga qendra, institucionet shkencore, si dhe qytetarët, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, intelektualët, shoqëria civile në tërë Republikën e Kosovës, e madje edhe në Shqipëri.
?Në vend që të merremi me përgatitjet serioze për organizmin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave, ashtu sikur e meriton heroi Isa Boletini, ne në Mitrovicë po shpenzojmë shumë energji për menaxhimin e pakënaqësisë së madhe që ka shpërthye, si dhe duke u marrë me kërkesa ndaj Këshillit për Rivarrim dhe Qeverisë së Kosovës, që të anulohet ky vendim, në mënyrë që përgatitjet për rivarrimin dinjitoz të kësaj figure emblematike të kombit, të bëhen bashkërisht dhe ashtu si duhet. Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndodhë, pasi që për këtë ekziston vullneti i familjes Boletini dhe qytetarëve të Mitrovicës, Kosovës e më gjerë. Për këtë na duhet edhe mbështetja dhe këshillat tuaja?, i tha Presdinetit Nishani, kryetari Bahtiri.
Presidenti Nishani, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri për informacionet që i ofroi lidhur me këtë çështje dhe për qëndrimin e tij të drejtë e dinjitoz, shprehu edhe mirënjohjen më të thellë për reagimet e qytetarëve të Mitrovicës e të Kosovës, për respektin e treguar për heroin Isa Boletini, duke kërkuar me vendosmëri që rivarrimi i eshtrave të tij të bëhet në vendlindje, në Boletin, e jo në Vlorë, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.
?Jam i surprizuar pozitivisht me reagimin e mitrovicasve, përkatësisht dashurinë e tyre të treguar për heroin Isa Boletini dhe me vullnetin e shprehur që ai të rivarroset në Boletin. Edhe Vlora, edhe Boletini, i përkasin historisë gjithëshqiptare, ashtu sikur që i përkasin edhe figurat e mëdha të kombit, Ismail Qemali e Isa Boletini. Por, historia nuk guxon të zhvendoset nga aty ku është bërë dhe ku është edhe sot. Këtë nuk mund ta bëjnë as presidencat e as qeveritë. Mitrovica përmes Boletinit është simbol i ruajtjes së territoreve shqiptare, prandaj eshtrat e heroit Isa Boletini, duhet të vendosen në vendlindjen e tij, në Boletin. Unë do dëshiroja që edhe ceremonia të jetë sa më dinjitoze dhe të ndodhë aty?, tha ai.
Presidenti Nishani në vazhdim tha, se me figura të çmuara historike nuk duhet të luaj askush dhe se është e papranueshme dhe e pafalshme që figurat e mëdha historike të kombit të shfrytëzohen për interesa të politikës ditore. ?Si duket, në këtë rast pati një përpjekje të tillë, por që qytetarët e Mitrovicës, të Kosovës e më gjerë e kuptuan se ky ishte një kurth politik, për të cilin përgjegjësinë e mbajnë ata që e përgatitën?, tha Presidenti Nishani.
Ai na vazhdim tha se figura e Isa Boletinit, fatkeqësisht, një kohë të gjatë është lënë nënë hije për shkaqe ideologjike, andaj, një gjë e tillë në kohën e sotme, nuk guxon të përsëritet.
Sa i përket përgatitjeve për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, më 10 qershor të këtij viti, Presidenti Nishani tha se ai dhe presidenca do t?i kryejnë me përgjegjësi të lartë të gjitha obligimet e tyre dhe se këtë do ta bëjnë me kënaqësi të veçantë, sepse edhe figura e Isa Boletinit është e veçantë dhe meriton respektin më të madh.
?Pa marrë parasysh se nga kush do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, unë dhe presidenca jemi të gatshëm në çdo kohë që të ndihmojmë dhe të kryejmë obligimet tona që kërkohen. Unë besoj se edhe të tjetër duhet të sillen kështu. Nuk besoj se ndokush do të guxoj të ndërmerr veprime që do të ndikonin negativisht në organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të figurës emblematike, heroit Isa Boletini. Presidenti do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do t?i kryej të gjitha aktivitetet e veta?, tha ndër të tjera, Presidenti Nishani.
Partia Demokratike thotë se kandidati socialist për Tiranën,...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit Ard...
PDIU çeli sot pasdite në Pallatin e Kongreseve fushatën për ...
“Të imponojmë taksën e sheshtë dhe të punojmë së bashku për ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Genci...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bas...
Kandidati i PD per Bashkine Korce dje ka zhvilluar nje takim...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar ka...
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë...
Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, po zhvi...
Kandidati i ASHE për Tiranën, Erion Veliaj, së bashku me kre...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi homologun e tij, Kadri Ve...
Kandidati demokrat për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Koso...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, merr pjesë sot në cerem...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Pal...
Menjëherë pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si nënkryetar i P...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit e PD-se, Grida Duma, bash...
Kryebashkiaku i Durresit dhe kandidati i se majtes per zgjed...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...