Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Menjëherë pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Parlamentit, ka reaguar Ministria e Jashte e Greqise, duke kërcënuar deri në prishje të marrëdhënieve midis dy vendeve. Pas këtyre deklaratave, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave. Në reagimin e saj PDIU thuhet se deklarata e grekwve do tw refuzohet plotësisht dhe se është e çuditshme që një vend si Greqia gjen kohë dhe merret me procedura rutinë të Parlamentit.
Deklarata e Plotë e PDIU
Në lidhje me një prononcim të fundit të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kostandinos Kutras për zgjedhjen e kryetarit të PDIU si zëvendëskryetar i Kuvendit, PDIU bën me dije se: Votimi i kryetarit tonë, deputet prej disa legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Rregulloren e Kuvendit, dhe një marrëveshje politike qeverisëse, është një akt i brendshëm sovran i institucioneve tona më të larta. Na duket e çuditshme sesi një zyrtar i lartë i një shteti fqinj që ka probleme të mëdha, me pasoja të rënda për gjithë Europën, gjen kohën të komentojë aktet tona të brendshme, rutinë e veprimtarisë së parlamentit. Është fakt se shumica e re, me një shkallë shumë të lartë pavarësie në vendimmarrjen e vet, e ka bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit, të sanksionuara mes të tjerave dhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona. Edhe votimi i zotit Idrizi është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi, me Greqinë, me fqinjët tanë, me gjithë aleatët tanë strategjikë. Në prononcimin e zyrtarit të lartë grek ka dy lloj pohimesh. Disa që i referohen pa i përmendur emrin, vijës politike, programore të partisë sonë, që zoti Idrizi e përfaqson. Një pjesë tjetër janë pohime që sipas zyrtarit grek mund të jenë pasojat e zgjedhjes së zotit Idrizi në rrafshin rajonal dhe të integrimit europian. Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë «perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës». Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar. Po e ndihmojmë pak zyrtarin grek ta kuptojë këtë falsifikim. Koha e kaluar të cilit Kutras i referohet, na sjell ndërmend një fashist të madh e të vetdeklaruar, ish kryeministrin grek Metaksai, i cili e miratoi pushtimin e Shqipërisë, por që e pësoi vetë për shkak të dritëshkurtësisë politike të tij. Këto përkufizime të zyrtarit grek, na kujtojnë sigurisht bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, në të dy vendet dhe kombet tona, të cilët historia i ka dënuar megjithëse jo njëlloj. Këtë diferencim na e përkujton përshembull ish numri dy i ambasadës amerikane në Athinë, John Bradley Kiesling, i cili thotë se ndryshe nga bashkëpunëtorët grekë të fashizmit që u rehabilituan, shqiptarët e Çamërisë u fajësuan kolektivisht. Greqia është i vetmi vend europian që ka pasur në fund të viteve `80 për kryeministër, nipin e kryeministrit kuisling të kohës së luftës. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë viktimë e një bashkëpunëtori të gjermanëve si Napoleon Zerva. E vërteta është se një numër shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë kanë luftuar dhe derdhur gjakun e tyre krah më krah me grekët, kombet bashkëluftuese kundër nazizmit dhe fashizmit, duke formuar plot dy batalione kundër okupatorit, një numër i madh për popullsinë e tyre. Figurat emblematike të partisë greke në pushtet si Manolis Glezos, etj., kanë luftuar krah më krah me luftëtarët e batalionit ?Çamëria? dhe për më tepër të batalionit ?Ali Demi?, pjesë e EAM. Ndaj pjesa e parë e reagimit zyrtar grek është e njëjtë si të thuash se drejtuesit shpirtëror të së majtës greke kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit. Ka një pjesë të dytë të deklaratës zyrtare greke të lidhur me pasojat e një votimi sovran të parlamentit shqiptar për miqësinë, bashkëpunimin, dhe integrimin europian të Shqipërisë. Kjo pjesë që ndërtohet mbi një falsifikim të të vërtetës së madhe që përfaqson sot PDIU dhe kryetari i saj, mban era kërcënim, çka është e papranueshme, Nuk ka asnjë pjesë të programit, të aksionit politik të PDIU që është kundër këtyre vlerave të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian. Ne jemi për respektim të plotë nga të dy palët, të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok midis dy vendeve. Edhe Rezoluta për Çështjen Çame si cështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, është shkruar në këtë frymë europianiste, të Traktatit të Miqësisë. Miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin, integrimin europian të Shqipërisë e kërcënon Agimi i Artë, pinjollët e të cilit i bëjnë homazh fashizmit dhe nazizmit dhe jo PDIU. Agimi i Artë dhe qarqe të caktuara të shoqërisë, të politikës dhe institucioneve greke të lidhur me të kaluarën fashiste dhe naziste kanë aspirata të qarta irredentiste përkundrejt territorit shqiptar, nëpërmjet mbajtjes në këmbë të Ligjit të Luftës, të shumë ligjeve të tjera që kanë bllokuar pasuritë e shqiptarëve dhe të minoriteteve të tjera në Greqi, nëpërmjet platformave për çlirimin e gjoja ?Vorio Epirit?, etj. Ne jemi për sinkronizimin e axhendës tonë kombëtare me atë perëndimore dhe e shohim Bashkimin kombëtar të lidhur me integrimin europian. Ideja e Komunuelthit Ekonomik që ne e kemi në program është themeluar pikërisht mbi formulën e Bashkimit Europian apo modele të tjera integrimi si ai i vendeve nordike. Zotëria në fjalë, institucionet greke janë të keqinformuara, ndaj ne jemi të gatshëm të përkthejmë në greqisht çdo fjalim, gjithë programin e PDIU-së, duke besuar se ata do të kuptojnë gabimin themelor që ata bëjnë me kokëfortësi duke dëmtuar kështu imazhin e Greqisë në vendin tonë. Është gabim themelor të vazhdosh ta shohësh Shqipërinë e partitë e saj, sipas vizionit arkaik të qarqeve të caktuara apo të figurave të kompromentuara si Vangjel Dule, që sot e ka humbur tërësisht mbështetjen e minoritetit grek. Nga goja jonë kurrë s?kanë dalë thirrje të ngjashme me ato të Agimit të Artë kundër minoritarëve grekë, apo kujtdo që nuk ndihet shqiptar. Ndaj ne e refuzojmë plotësisht si të padenjë deklaratën e fundit të autoriteteve greke.
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit e PD-se, Grida Duma, bash...
Kryebashkiaku i Durresit dhe kandidati i se majtes per zgjed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një b...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit, Enkel...
Kandidati I koalicionit të majtë për Bashkinë e Fierit, Arm...
Fushata rekruton edhe përfaqësuesit e fesë.Kështu raporton P...
Partia Fryma e Re Demokratike ka prezantuar mesditën e sotme...
Kandidatët e mazhorancës dhe opozitës për Bashkinë e Beratit...
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen ...
– See more at: http://www.sot.com.al/politike/gara-p%C3%ABr-...
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Social...
Kandidati për kryetar Bashkie i Aleancës për Punë dhe Dinjit...
Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkin...
Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Gr...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, dhe njëkohësisht kandidat i...
Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë e Korçës, Gjergj...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se ngjarjet e fundit...
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, aktual...
Partia Demokratike e akuzon kandidatin e majtë për Tiranën E...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...