Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Konflikti gjysmë i heshtur mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat detare dhe çarjet të tjera të mbajtura pezull, ka kaluar në një fazë tjetër. Ndërsa krerët e shërbimeve sekrete greke dhe ish-krerët e ushtrisë kanë zbarkuar në Jug të Shqipërisë dhe në Tiranë, duke u takuar me ekstremistë të minoritetit dhe studiuar pikat strategjike, qeveria shqiptare ka reaguar menjëherë, duke shtuar masat dhe blinduar kufijtë me Greqinë.
Pas ultimatumit, përcjellë në rrugë diplomatike Athinës, për të hequr dorë nga kërkimi për naftë në ujërat shqiptare, qeveria e Tiranës ka vendosur të rrisë prezencën ushtarake dhe policore në rrethin kufitar me Greqinë. Krahas kërkesës dërguar autoriteteve greke për t?i vënë në dispozicion një hartë të kufirit me vendin Tonë, qeveria , me sa duket e mbështetur edhe nga partnerët strategjikë, po vepron shpejt për të disiplinuar oreksin e Athinës, për të avancuar në hapësirat ujore shqiptare. Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama, ka marrë një vendim për rritjen e prezencës së ushtrisë dhe policisë në kufirin me Greqinë, duke ndryshuar vendimin nr. 954, datë 30.9.2009, për organizimin, strukturën, funksionimin e qendrës ndërinstitucionale operacionale detare.
Në vendimin e ri, theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, etj, do të kenë prani 24 orë në mbikqyrjen e zonave detare. ?Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (prani 24-orëshe të administratës detare); Ministria e Punëve të Brendshme (prani 24- orëshe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit); Ministria e Mbrojtjes (prani 24-orëshe të Rojës Bregdetare); Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (prani 24-orëshe të Drejtorisë së Shërbimeve Peshkore dhe Akuakulturës); Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (kapacitete bashkërenduese sipas nevojës); Ministria e Financave (kapacitete bashkë- renduese sipas nevojës); Ministria e Mjedisit (kapacitete bashkë- renduese sipas nevojës)?, thuhet në vendimin e qeverisë.
Konflikti
Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare në një kohë kur raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të acaruara. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar ambasadorit grek në Tiranës, Rokanas, një notë proteste për vendimin e Greqisë për të kërkuar naftë në zonën detare që ndan dy vende si dhe për dhënien e kësaj zone me koncesion. Shqipëria ka kërkuar hartat detare, ku kompanitë do të kërkojnë naftë, kërkesë kjo që ka zënë në befasi dhe ka acaruar Athinën. Konflikti ka marrë një tjetër dimension, pasi edhe Shqipëria, të njëjtën zonë detare, ka vendosur ta japë me koncesion. Pas këtij vendimi, ministri i Jashtëm grek ka anuluar vizitën në Tiranë. Ndërkaq, përfaqësuesi i minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Duke, ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Parlamentit Shqiptar.
Ja vendimi i qeverisë për forcimin e mbikëqyrjes në kufirin ujor me Greqinë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, ?Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë?, të neneve 3, pika 3, e 4/1, pika 3, të ligjit nr. 8875, datë 4.4.2002, ?Për Rojën Bregdetare Shqiptare?, të ndryshuar, dhe të neneve 6, 29 e 41, të ligjit nr. 9861, datë 24.1.2008, ?Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror?, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi: Në vendimin nr. 954, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen disa ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun III bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: ?2. QNOD-ja ka në përbërje strukturore personel nga të gjitha institucionet, që kanë kompetenca dhe kryejnë detyra në bregdet e në hapësirën detare sipas nenit 32, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, ?Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë?, siç janë: – Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (prani 24-orëshe të administratës detare); – Ministria e Punëve të Brendshme (prani 24-orëshe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit); – Ministria e Mbrojtjes (prani 24-orëshe të Rojës Bregdetare); – Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (prani 24-orëshe të Drejtorisë së Shërbimeve Peshkore dhe Akuakulturës); – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (kapacitete bashkërenduese sipas nevojës); – Ministria e Financave (kapacitete bashkë- renduese sipas nevojës); – Ministria e Mjedisit (kapacitete bashkë- renduese sipas nevojës).?.
B. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
?6. Përbërja e strukturës së QNOD-së është, si më poshtë vijon:
a) Drejtori administrativ i QNOD-së;
b) Administratorët e sallës operacionale;
c) Koordinatorët e ministrive të linjës;
ç) Personeli i mbështetjes administrative dhe teknike;
d) Oficerët e shërbimit/oficerët civilë të turnit të ministrive të linjës.?.
C. Në pikën 7 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
i) Pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: ?Koordinatorët institucionalë me aktivitet të përditshëm në QNOD janë koordinatorët e:
– Ministrisë së Mbrojtjes;
– Ministrisë së Punëve të Brendshme;
– Ministrisë së Financave;
– Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave;
– Ministrisë së Mjedisit;
– Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës?.
ii) Paragrafi i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon: ?Oficerët e shërbimit janë oficerët përgjegjës për personelin, që shërbejnë në sallën operacionale të QNOD-së. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të kenë oficerë shërbimi 24 orë në sallën operacionale të QNOD-së. Secili oficer shërbimi është përgjegjës për drejtimin e operacioneve, që janë kompetencë e ministrisë që përfaqëson. Për sigurimin e kontrollit civil mbi të gjitha operacionet policore, oficeri i shërbimit, i caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të marrë përsipër dhe do të ekzekutojë operacionet që lidhen me detyrat e policisë. Përgjegjësitë dhe bashkërendimi i oficerëve të shërbimit përshkruhen në procedurat operacionale të miratuara?.
2. Pika 2, e kreut IV, ndryshohet, si më poshtë vijon:
?2. QNOD-ja drejton dhe bashkërendon operacionet detare të institucioneve të mëposhtme: a) Ministrisë së Punëve të Brendshme:
i) Operacionet detare për kontrollin e kufirit dhe të luftës kundër trafikut të paligjshëm;
ii) Operacionet detare të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar; iii) Operacionet detare për detyra të tjera policore.
b) Ministrisë së Mbrojtjes:
i) Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe dhënies së ndihmës në det;
ii) Operacionet detare për kontrollin e legjislacionit për sigurinë hidrolundrimore;
iii) Me kërkesë të strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre doganore siguron mbështetje për misionet e zbatimit të ligjit;
iv) Kur për veprimet e ndërmarra sipas nënndarjes ?ii? më sipër, kërkohen atributet e policisë gjyqësore, vetëm personeli i Rojës Bregdetare apo i Forcës Detare, i cili gëzon këto atribute dhe ka trajnimin e përshtatshëm, mund t?i kryejë këto veprime. Trajnimi i nevojshëm përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrive të përfshira dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.
c) Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës:
i) Operacionet detare për kontrollin e legjislacionit për trafikun detar;
ii) Hetimin e incidenteve detare.
ç)Ministrisë së Financave, operacionet detare për kontrollin e legjislacionit fiskal dhe doganor.
d) Ministrisë së Mjedisit, operacionet për parandalimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja.
dh) Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes:
i) Operacionet në mbështetje të sporteve ujore dhe nënujore;
ii) Operacionet në mbështetje të turizmit detar dhe bregdetar.
e) Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, operacionet detare për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për peshkimin?.sot.com.al
Të nisemi e të mos ndalemi për një të nesërme të sigurt për ...
Kreu I demokratëve, Lulzim Basha në fjalimin e tubimit hapës...
Zgjedhja në postin e Nënkryetarit të Kuvendit të Kryetarit t...
“Në shkelje te Kodit Zgjedhor, ka disa jave që ka filluar fu...
Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka zh...
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
-Kandidatja për Bashkinë e Durrësit e PD-së, Grida Duma, bas...
Kreu I PBDNJ-së, Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti I nën...
Deputeti Shpëtim Idrizi është zgjedhur me vota në parlament ...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar deputetin socialist Blendi ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha gjatë fja...
Debati në parlament po vijon dhe në këto momente. Pas përfun...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka hedhur akuza të ...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar nëpërmj...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes deputet...
Deputetja e Partisë Demokratike, ka denoncuar sot në Kuvend ...
Në nisje të seancës së sotme plenare, Kuvendi po debaton di...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se Erion ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur deklaratat ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...