web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samsung Galaxy Note 5 lançohet së shpejti

19 Maj 2015, 19:15, Tech CNA

Samsungu duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Galaxy Note i ri pritet të ?bombardojë? tregjet botërore shumë shpejt. Tradicionalisht, firma koreane ka shfrytëzuar muajin shtator për të lëshuar pajisjet e reja Note, por sipas burimeve të ?WhoWired? Galaxy Note 5 mund të vijë në fillim të korrikut. Besohet se suksesi i Galaxy S6 ka bërë që Samsungu ta lëshojë edhe më herët Galaxy Note 5 për të fituar betejën e drejtpërdrejtë që ka me Apple-in. Nuk dihen shumë detaje për telefonin e ri, por besohet se do të vijë me procesor Exynos, ekran 5.89 inç dhe bateri 4100mAh. Sipas raportimeve të mëparshme, Samsungu planifikon edhe modelin me ekran të lakuar.





14:15 Tech

Lamborghini pickup

Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...

Lajmet e fundit nga