web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apple i rikthehet ekranit të vogël

18 Maj 2015, 15:15, Tech CNA

Apple raportohet se është duke menduar prodhimin e një iPhone me ekran 4-inç dhe mund të cilësohet si gjenerata e re e telefonave të gjigantit amerikan. Së fundmi është publikuar një video në të cilën mund të shihet se si mund të duket telefoni i ri i cili pritet të quhet iPhone Air. Raportohet se iPhone i ri do të jetë i hollë vetëm 4.3 milimetra, 1.8mm më i hollë se iPad Air. Ekrani do të ketë rezolucion 1920×1080 Full HD ndërsa kamera do të jetë 13-megapixel. Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Apple, por telefoni me ekran 4-inç vështirë se do të prodhohet kur dihet se gjiganti amerikan është fokusuar në prodhimin e telefonave me ekran më të madh.

 





14:15 Tech

Lamborghini pickup

Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...

Lajmet e fundit nga