Ishte në të njëjtën qeli me të birin/ Ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
AMC dhe Deutsche Telekom shpallin fituesin e ?Konkursit të Inovacionit?, përzgjedhur ndër 45 aplikimet e bëra në kuadër Javës së Inovacionit.
Një juri ekspertësh e përbërë nga përfaqësues të AMC, Deutsche Telekom, Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, si dhe kompanive Cisco dhe Intel vlerësuan si më të mirën idenë ?BDF Health?.
Ky projekt është krijuar nga katër inovatorë të rinj, me qëllim pakësimin e stresit dhe lodhjes pas orëve të gjata të punës apo studimit. Juria zgjodhi dhe 10 projektet më të mira të cilat do të vazhdojnë më tej në konkurrimin në Challenge Up, që zhvillohet çdo vit nga Deutsche Telekom dhe Hub:raum. Aplikuesit e pranishëm paraqitën idetë e tyre, që synojnë ofrimin e aplikimeve inovative në shërbim të shoqërisë.
?Aftësia jonë për t?iu përshtatur vazhdimisht nevojave të tregut dhe kërkesave të reja të abonentëve është siguri për progresin tonë dhe njëkohësisht angazhim për të sjellë inovacion në treg. Zhvillimet e reja mund të vijnë nga SHBA apo nga Gjermania, por mund të lindin edhe në Shqipëri.? u shpreh zoti Dimitris Blatsios, Drejtori Ekzekutiv i AMC.
?Sot sjellim para jush një konkurs, ku kemi ftuar të bashkëpunojnë me ne gjithë mendjet kreative të vendit. Si rezultat do të kemi një produkt të ri, i cili do të çojë përpara teknologjinë dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. AMC dhe Deutsche Telekom besojnë tek idetë dhe talentet e reja në Shqipëri? theksoi Blatsios.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito gjatë përshëndetjes për aplikuesit vlerësoi bashkëpunimin me AMC dhe Deutsche Telekom.
?Është veçanërisht kënaqësi të jemi këtu sot, sepse aktivitetet që kanë të bëjnë me kompetitivitetin e të rinjve në fushën e inovacionit janë ato që janë njëkohësisht më interesantet, më të vështirat, por edhe më të rëndësishmet. Ju jeni prova më e mirë, kompeticionet si ky janë prova më e mirë që ky zhvillim i shoqërisë është duke ndodhur?,tha ministrja Harito.
Fituesi i sotëm i ?Konkursit të Inovacionit? do të bashkëpunojë me specialistët e AMC dhe Deutsche Telekom dhe ideja do të konkretizohet me produktin përfundimtar, të cilin AMC do ta hedhë në tregun shqiptar. ?Inovacionet krijojnë vlerë të shtuar; ato na diferencojnë. Inovacionet sjellin përmirësim. Ndaj në Grupin Deutsche Telekom ne jemi angazhuar dhe kujdesemi në maksimum për inovacionet. Dhe këtë e vërtetoi qartë konkursi i sotëm në Shqipëri, i cili na lidhi me njerëz të përkushtuar dhe me idetë e tyre inspiruese.?tha Henri Vandre, Drejtori i Divizionit të Marketingut në AMC.
Por vazhdimi i këtij konkurrimi në shkallë ndërkombëtare është edhe më interesant: inovacionet më të mira shqiptare do të ballafaqohen me projektet më të mira të dërguara nga gjithë vendet europiane ku operon Grupi Deutsche Telekom. Prezantimet e projekteve pjesëmarrëse janë ndjekur me vëmendje nga ekspertët e Deutsche Telekom dhe Hub:raum, dhe janë vlerësuar për risitë që sjellin.
?Kemi parë ide që janë tërësisht inovative dhe të vlefshme për shoqërinë. Nëse arrini të kuptoni kërkesat e tregut dhe t`i potësoni nëpërmjet aplikacioneve tuaja, ju garantoj që do të keni sukses. Ne nxisim dhe përqafojmë çdo nismë që i shërben shoqërisë, grupeve të veçanta të saj apo dhe biznesit?, tha Luka Sucic, Manaxher i Investimeve në Hub:raum Krakov.
?BDF Health?, i zgjedhur si projekti më i mirë, u paraqit nga Alesia Kuqo, Egi Beqollari, Luena Golemi dhe Ledion Dyrmishi. Këtij grupi iu akordua mbështetje me burime që kapin vlerën 5.000 USD. Këto burime do të shërbejnë për të zhvilluar idenë deri në hedhjen e saj në treg, dhe përfshijnë pajisje, programe, akses në insfrastrukturën e AMC dhe ekspertizë profesionale.
Gjiganti i motorit të kërkimit Google po planifikon tu ofroj...
Pas suksesit që korri me Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, Samsu...
Kompjuterët mund tu duken pajisje që shkaktojnë konfuzion, t...
Në konferencën F8 të Facebook, në momentin kur Marc Zuckerbe...
Ka kaluar më shumë se një muaj që kur është lancuar ora e Ap...
Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...
BlackBerry Classic ofron ekranin me 3.5 inç me rezolucion pr...
Apple tradicionalisht ka shpalosur pamjet dhe detajet e para...
Kompania Samsung sigurisht që ka bërë shumë përpjekje për sm...
Një kompani e quajtur Nikola Labs ka prodhuar një mbajtëse p...
Arkitekti hungarez Matyas Gutai mendon se uji është materia...
Kërkuesit e Audit janë duke prodhuar një lloj karburanti sin...
Tatuazhi tashmë është një mënyrë e mirë që meshkujt tullacë ...
Industria e teknologjisë na befason me arritje, duke u përpj...
Weltevree, firma gjermane e projektimit, ka bërë të njohur n...
Honda ju sjell në mendje makinat apo motoçikletat. Po në kët...
Ndërkohë që po përmirësohen kompjuterët, sensorët dhe ekrane...
Mesa duket njerzit në rrjetin social INSTAGRAM nuk do të për...
Lë të hedhim një sy dhe të shohim se të gjithë jemi të stre...
Telefoni LG vjen në treg me një teknologji të re. Paketa G4 ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...