Deklarata e ministres serbe/ Balla telendis deputetin e Qorit: Nuk jemi karagjozë si puna jote
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i është kundërpërgjig...
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i është kundërpërgjig...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, tashmë kanë një alibi të fortë dhe justifikim ligjor për të mos ndryshuar kandidatët me rekorde kriminale për zgjedhjet e 21 qershorit. Kodi Zgjedhor nuk lejon zëvendësimin e kandidatëve për një njësi vendore të caktuar, nëse ai është i regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht është pika 4 nenit 73 të Kodit Zgjedhor që ndalon kandidatët të çregjistrohen në momentin që ata kanë bërë regjistrimin e KQZ. Neni 73, pika 4 parashikon që: ?Emrat në listat shumemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së ose, sipas rastit, KZAZ-së, sipas pikës 2 të këtij neni?. Në një kohë kur përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Shqipëri kanë shpeshtuar thirrjet për pastrimin e listave nga kandidatët e inkriminuar, duket se ky nen do të përdoret nga partitë për t?u justifikuar ligjërisht me pamundësinë për t?ia hequr të inkriminuarve për t?u bërë kryebashkiak.
Rasti i kandidatit të Kurbinit
Ky fakt u evidentua pas kërkesës për dorëheqje që ka depozituar kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Altin Biba, ditën e shtunë. Por, për nenin 73 të pikës 4 dy përfaqësuesit ligjor të dy partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kanë argumentuar në mënyra të ndryshime këtë pikë. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, duke iu referuar Kodit Zgjedhor shprehet se pas vendimit për regjistrim në KZAZ apo KQZ të kandidatëve nuk mund të tërhiqen nga gara. Sipas Gjonçajt, çdo vendim pas regjistrimit, nuk është i vlefshëm juridikisht. ?Pasi KZAZ ose KQZ ka vendosur me vendim pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin kandidatit, përtej këtij afati nuk mund të tërhiqet askush. Mbeten kandidatë të listës për zgjedhjet e 21 qershorit. Në rastin konkret, në dijeninë time kandidati është regjistruar pranë KZAZ përkatëse dhe çdo deklaratë apo vërtetim juridikisht dhe në kuptimin e Kodit Zgjedhor nuk mund të merret parasysh?, Genc Gjonçaj.
Por përfaqësuesi Ligjor i partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, nuk e shikon të mbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve. Ai shprehet se edhe nëse KZAZ ose KQZ ka marrë vendimin për regjistrimin në bazë të kërkesë së subjektit politik por nëse pas këtij moment ka një deklaratë individuale për tërheqje të kandidatit, atëherë subjekti politik mund të paraqesë kandidatin tjetër. ?Mbas momentit të marrjes së vendimit për miratimin e kandidaturës, subjekti vetë nuk mund të bëjë kërkesë për ta hequr atë kandidatë. Ai është miratuar me vendim. Por kandidati thotë ?unë nuk dua të jem kandidat?. Meqenëse afati, korrigjimet nuk janë mbyllur, meqenëse në kod nuk ka një nen që specifikon, subjekti është në kushtet kur mund të sjellë propozimin e ri?, arsyetoi Njazi Kosovrasti. Por ajo që duhet theksuar është se sot, më datë 12 maj, është afati i fundit kur partitë politike do të mund të bëjnë korrigjime në dokumente apo zëvendësime ndryshime të kandidatëve.
Një kalimtare është përplasur nga një automjet mëngjesin ...
Emërimi i mësuesve në shkollat e vendit do të jetë në dorë t...
Kongresmeni i njohur Amerikan Z. Rohrabacher në shoqërimin e...
Policia e Fierit ka sekuestruae një bot me 25 mijë litra naf...
Kryetari i komunës Gjinaj në Has është bërë pjesë e një përp...
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, neser ne oren ...
Besnik ALIAJPamjet bashkangjitur deshmojne per dhunen shtaza...
Djali i Spartak Brahos, kreu të Komisionit të Sigurisë, ësht...
Nga Ben BLUSHI*Maqedonija ka qenë gjithmonë një shtet për të...
Victoria Beckham si një 41 vjecare e denjë dukej mjaft buku...
Një person I identifikuar si Artan Tole ka tentuar të grabis...
Expo Milano 2015 vazhdon me sukses dhe arkitektura ishte një...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje ...
Ndërpreja e procesit të legalizimit të shtëpive ka nxjerrë n...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandid...
Sipas BIRN, qytetarët e evakuuar nga Lagja e trimave kanë fo...
Këto janë disa foto gjatë konfliktit në Kumanovë. Në njërën ...
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë Ka...
Është çelur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër Festivali Folkl...
Qindra qytetarë të thjeshtë dhe simpatizantë të Aleancës Kuq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...