Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Është çelur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër Festivali Folklorik, ?Argjiro-fest-on?.
I pranishëm në hapjen e tij ishte edhe kryeministri, Edi Rama, i cili vlerësoi trashgiminë në këngë të shqiptarëve.
Kjo skenë, ky festival, me emrin e bukur ?Argjiro Fest-on? është sot për ne një ?trashëgimi? që shpaloset po mbi një ?Trashëgimi?. Është festa jonë e bukur dhe e madhe e së bukurës mbarëshqiptare, me grupe që vijnë nga çdo trevë e hapësirë ku këndohet shqip, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, por edhe arvanitas e arbëreshë, edhe shqiptarë të Turqisë e shqiptarë të Zvicrës, sepse e tillë është harta e madhe e shpirtit të këtij kombit të vogël që diti të jetojë me këngën dhe gjuhën e vet, përtej çdo hartografie historike e politike. ?Kangë e gjeta e kangë e kndova? thotë vargu brilant i Kangëve të Kreshnikëve. Dhe kështu do të ndodhë vërtetë në këtë skenë e në këtë qytet, teksa artistët tanë më të mirë popullorë do të përcjellin përmes shpirtrave e trupave të tyre pikërisht atë çka kanë trashëguar më të mirë dhe më të qenësishme nga vija e dritës që i lidh me etërit e me etërit e etërve të etërve me radhë, lart në histori për t?ia përcjellë bijve e bijve të bijve më tutje në rrugën drejt të ardhmes. Dhe do të na befasojnë sot, siç i kanë befasuar dikur të parët e tyre udhëtarë, diplomatë e studiues të huaj që nuk reshtën së dëshmuari admirimin e thellë që ndjenjë për larminë dhe veçantinë mahnitëse të veshjeve popullore të shqiptarëve, që nga xhubleta ilirike te fustanella e bardhë (dikur) mbarëarbërore, që nga kostumi i qëndisur i Lunxhërisë te tirqet burrërore të Malësisë; për plastikën marramendëse e impulsive të valleve tona epike dhe elegancën, përkorjen e fisnikërinë e atyre lirike; për mjeshtërinë e lartë të lojës e dijes muzikore dhe harmoninë e rrallë mes zërave e timbrave.
Rama më tej tha se ?Larmia cilësisht e dallueshme e këtij folklori përbën një tipar të rrallë që vërteton jo vetëm rrethanat që e krijuan, por edhe një prirje të natyrshme në zemër të kolektives, për një respekt dhe kërkim të përhershëm e të brendashkruar vlerave tona më të mira, për të njohur e çmuar ndryshimin dhe të ndryshmen. Përvoja dhe cilësitë etike më të mira të shqiptarëve na kanë mësuar e garantuar në shekuj, kuptimin dhe pranimin e tjetrit si pjesë e domosdoshme e jetës. Ndaj vjen natyrshëm dhe harmonishëm në këtë festival folklorik, edhe ajo pjesë e jona që na është pasuruar prej vlerave të tjetrit, vijnë elemente të folklorit dropullit, maqedonas, arumun, goran, egjiptian dhe rom, me këngët, vallet, meloditë e kostumet e tyre, në Festivalin e tyre, me pasurinë e çmuar pa të cilën ne nuk jemi dhe nuk mund të ndjehemi të plotë. Teksa bartim me vete këtë trajtë të hijshme e të trashëguar diversiteti, ndjehemi po aq modernë sa çdo europian sot.
Kryeministri vlerësoi traditën shqiptare të trashëguar ndër shekuj dhe tha se shqiptarët janë një popull i bukur, si të gjithë popujve që iu këndon zemra.
Ky shkëmbim mes popujsh e bashkësish, kulturash e traditash është fytyra e vërtetë e Ballkanit. Askund më tepër se këtu, historia e përbashkët dhe bashkëjetesa e gjatë nuk kanë gdhendur tipare antropomorfike, psikologjike e komunikuesve të ngjashme. Kemi shkëmbyer mes dashurisë dhe urrejtjes, ashtu siç dimë vetëm ne, lëndë gjuhësore e kulturore, legjenda e balada, përfytyrime e mite, të cilat kanë rrugëtuar së bashku me popujt e Ballkanit për të mbërritur sot, përmes vitalitetit të skajshëm që na karakterizon, po së bashku, në një nga shprehjet më interesante të identitetit tonë ballkanik. Nga thellësia e së shkuarës sonë të lashtë, aty ku zu fill vetë emri Europë, visari i çmuar i folklorit mbarëballkanik na jep krenarinë të pohojmë ?Po, unë jam ballkanas?, ashtu siç jam shqiptar, ashtu siç është një grek, një turk a malazez, ashtu siç jemi bashkërisht europianë e qytetarë të botës.
Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s përmes historisë dhe arkitekturës së tyre unike, ndërsa iso-polifonia jonë e mrekullueshme është përzgjedhur njëzëri si një ndër 50 trajtat më tërheqëse jomateriale në trashëgiminë shpirtërore të popujve të botës. E kush nuk u mrekullua nga një polifoni labe apo gjirokastrite, kush nuk u drithërua nga ?Janinës ç?i panë sytë? dhe nuk u magjeps nga harmonia tronditëse e këngës ?Te Rrapi në Mashkullorë??! Performanca e mistershme e grupeve tona polifonike është e denjë për çdo skenë botërore.
Sepse popujve që u këndon zemra janë popuj të bukur dhe ne shqiptarët jemi një popull i bukur, sepse na këndon zemra. Le të na këndojë pra zemra në ditët e netët e këtij Festivali dhe le t?u këndojë edhe më fort zemra, bijve e bijave të këtij populli që do të ngjiten në skenën e këtij Festivali, për t?i kënduar Shqipërisë që ishte, është dhe do të bëhet!
Nga skena e Festivalit Folklorik në Gjirokastër , Rama kërkoi një minutë heshtje për viktimat në Kumanovë.
?Ju kërkoj ndjesë por e kam të pamundur ta çel këtë festë të kombit tonë, pa ju kërkuar te gjithëve të mbajmë një minutë heshtje për jetët e pafajshme të humbura në tragjedinë e Kumanovës?, tha Rama
Qindra qytetarë të thjeshtë dhe simpatizantë të Aleancës Kuq...
Video amatore qe tregon Forcat Speciale te Policise, ne Male...
Dhjetra banorë të Orikumit kanë dalë sot në mbrëmje në prote...
Duket se grekët i kanë dëgjuar lajmet në Shqipëri për legali...
Kandidatja e Partisë Demokratike për qytetin e Durrësit, Gri...
Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Kumanovë kanë sjellë reagi...
Policia e Rinasit ka arrestuar shtetasin Blerim Ballabani pa...
Maqedonia thotë se pesë kosovarë drejtonin grupin e armatosu...
Vec automjeteve që lëviznin sot në Tiranë, në një rrugë krye...
Publicisti dhe opinionisti i njohur nga Maqedonia, Kim Mehme...
Shtatë deputetë të Parlamentit Shqiptar janë nën hetim, ndër...
Banorë të terrorizuar, fëmijë dhe të moshuar të cilët evakuo...
Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gj...
Era Istrefi ka tashmë 5 videoklipe stil dhe në të njëjtën ko...
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova dëgjoi...
Policia e Fierit ka arrestuar një efektiv policie i cili aku...
Mediat maqedonase shkruajnë se situata është e tensionuar d...
Ekspertët e Brukselit hedhin poshtë ligjin Nikolla-Çili për ...
Pas një paqeje të brishtë dhe të paqëndrueshme, rikthehet së...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...