Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Plas në Kuvend skandali i përvetësimit të donacioneve të huaja nga Avokati i Popullit dhe bashkëshortja e tij, Marta Onorato. Gazeta ?SOT? ka shkruar për muaj me radhë rreth historisë së përvetësimit dhe abuzimit me fondet e BE nga Avokati i Popullit, nëpërmjet krijimit të një trekëndëshi nepotik me bashkëshorten dhe ish-ambasadorit Sequi. Ndërkaq, mazhoranca e qeverisëse është kujtuar dje për këtë histori, ku janë shpërdorur dhe vjedhur miliona USD.
Deputeti Bashkim Fino i ka kërkuar Totozanit të bëjë transparencë mbi donacionet e marra nga Bashkimi Europian në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve midis institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, ndihmesë ka dhënë edhe projekti ?Danez?, donacion i financuar nga programi ?DANIDA?, i Mbretërisë së Danimarkës.
Po ashtu, deputetët Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kanë kritikuar Totozanin, se nuk ka marrë në konsideratë ankesat e qytetarëve në drejtim të sistemit gjyqësor. Fino u shpreh se për sistemin gjyqësor ka më shumë ankesa që vijnë nga qytetarët, sesa për institucione të tjera, pasi sistemi gjyqësor është më problematik dhe më i korruptuari në vend. Por, Avokatit i Popullit sipas Finos, nuk i ka marrë në konsideratë këto ankesa dhe nuk i ka trajtuar në raportin vjetor për 2014.
Deputeti Fino i kërkoi Totozanit, që të bëjë një bilanc për ankesat që vijnë në drejtim të gjyqësorit dhe të merren masa. Gjithashtu, deputeti Fino i kërkoi Avokatit të Popullit që të bëjë një bilanc sesa janë zbatuar rekomandimet e këtij institucioni nga ministritë. Ai u shpreh se nuk duhet të lavdërojmë ministrat, por t?i kritikojmë kur ato nuk zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit në lidhje me ankesat që vijnë nga qytetarët. ?Ky është një raport shumë i detajuar me problematika të cilat duhet të merren në konsideratë. Kjo vjen edhe nga eksperienca juaj nga viti në vit. Por, unë nuk shoh ankesa që të vijnë në drejtim të sistemit gjyqësor; gjyqësori është sistemi më i korruptuar dhe duhet të ketë më shumë ankesa se sa për institucione të tjera.
Pra, sa ankesa ka pasur për gjyqësorin? Ne ju ndihmojmë ju dhe ju na ndihmoni në bërjen e ligjeve. Ne nuk jemi këtu për të lavdëruar ministrat, por për të kritikuar punën e ministrave. Sa i kanë zbatuar rekomandimet ministritë??, iu drejtua Fino, Totozanit. Bashkëpunimi me institucionet Igli Totozani u përgjigj se bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me institucionet e tjera lë shumë për të dëshiruar. Ndërsa sa i takon ankesave për sistemin e gjyqësorit, Totozani u shpreh se janë 304 të tilla. Por, deputetët u shprehën se kjo është një shifër shumë e vogël, duke pasur parasysh korrupsionin në gjykata. Avokati i Popullit fajësoi institucionet shtetërore për mosbashkëpunim kryesisht në çështjet që prekin një numër të madh qytetarësh. Ai akuzoi Erjon Veliajn, si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, se ka abuzuar me ndihmën ekonomike. ?I gjithë problemi ngel kur trajtojnë me rekomandime fenomene që preken një numër i madh qytetarësh, siç është ndihma ekonomike. Shumë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe shpesh herë jo vetëm për shkak të paqartësisë së sistemit të pikëzimit për të cilin kemi bërë edhe rekomandim, na është pranuar si rekomandim por nuk dimë të jetë bërë ky ndryshim?, u shpreh Totozani.
Xhafaj sulmon Nishanin
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, gjatë seancës dëgjimore për raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2014, përfitoi nga rasti për të sulmuar Bujar Nishanin, duke e akuzuar se KLD e ka shndërruar në korporatë korrupsioni. ?Kam lexuar një intervistë të Presidentit të Republikës dhe jam skandalizuar. Në ditën e drejtësisë Presidenti flet sikur flitet për Gjykatat në Danimarkë, Suedi, Itali apo ku e di unë se çfarë. Vetëm për Gjykatat e Shqipërisë nuk foli, që janë të mbushura me korrupsion, që KLD është kthyer në një korporatë. Nuk po i hy më asaj logjikës së Presidentit, një logjikë antikushtetuese që sekretari i Përgjithshëm na zëvendësoka zv/kryetarin e KLD, një funksion kushtetues.
Sipas kësaj logjike, kur ik presidenti jashtë vendit e zëvendësoka sekretari i Përgjithshëm i Presidencës?, u shpreh Xhafaj. Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura për raportin e Avokatit të Popullit
1. Në zbatim të rezolutës së Kuvendit për vitin 2014, analizat lidhur me të drejtat e njeriut në vend janë më shteruese dhe më të thella.
2. Gjatë vitit 2014 janë depozituar pranë zyrës së Avokatit të Popullit 3969 ankesa. 2572 ankesa janë konsideruar brenda juridiksionit dhe kompetencës të Avokatit të Popullit.
3. Janë 88 ankesa jashtë juridiksionit, 152 ankesa jashtë kompetencës, në një numër total prej vetëm 240 ankesash. ?Ankesat jashtë juridiksionit dhe kompetencës, na japin një perceptim lidhur me misionin e Avokatit të Popullit?.
4. Numri total i rekomandimeve është 368, prej të cilave 17 janë refuzuar dhe 90 janë pranuar plotësisht. Pjesa tjetër e rekomandimeve janë në proces shqyrtimi nga ana e organeve të Administratës Publike.
5. Gjatë 2014 numri i çështjeve me iniciativë, ka arritur në 192 raste, ashtu siç është kërkuar nga Kuvendi. Është rritur numri i çështjeve të nisura me iniciativë nga Avokati i Popullit nga 173 në vitin 2013, në 192 në vitin 2014.
6. Gjatë 2014, Avokati i Popullit ka trajtuar 304 ankesa të adresuara nga qytetarët për veprime të padrejta ose mosveprime të kryera nga organi i akuzës dhe veprime të kryera nga gjykata.
7. Në progres-raportin e KE për 2014 thuhet: Është e nevojshme që Avokati të informohet dhe këshillohet për projektligjet për reformat, sidomos ato që ndikojnë direkt fushat e tij të kompetencës.
8. Gjatë 2014, Avokati i Popullit në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, ka kryer 115 inspektime, ri-inspektime, kontrolle me tematikë të veçantë dhe vizita monitoruese në të gjitha institucionet ku privohet liria e individit.
9. Nga raporti konstatohet se ka një dualitet kompetencash të pazgjidhura akoma mes Avokatit të Popullit dhe ?Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale?.
10. Gjatë 2014, janë shqyrtuar 4 raporte të veçanta të depozituara nga institucioni i Avokatit të Popullit gjatë vitit 2012 dhe 2013, si raporti për gjakmarrjen, për monitorimin e spitaleve, raporti për LGBT dhe për dhunën ndaj gruas. 11. Sa i takon gjeografisë së shpërndarjes së ankesave, ka një diferencë tepër të madhe midis qendrave të mëdha urbane si Tirana, Vlora, Fieri, Shkodra, Durrësi, Korça, etj.., edhe pse janë hapur 7 zyra rajonale. 12. Gjatë 2014, Avokati i Popullit ka zhvilluar një aktivitet më të gjerë krahasuar me vitet e mëparshme, lidhur me prezencën e tij në mediat kombëtare dhe lokale, duke u përpjekur të sensibilizojë komunitetin për rolin dhe kompetencat e tij.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, tashmë kanë një al...
Një kalimtare është përplasur nga një automjet mëngjesin ...
Emërimi i mësuesve në shkollat e vendit do të jetë në dorë t...
Kongresmeni i njohur Amerikan Z. Rohrabacher në shoqërimin e...
Policia e Fierit ka sekuestruae një bot me 25 mijë litra naf...
Kryetari i komunës Gjinaj në Has është bërë pjesë e një përp...
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, neser ne oren ...
Besnik ALIAJPamjet bashkangjitur deshmojne per dhunen shtaza...
Djali i Spartak Brahos, kreu të Komisionit të Sigurisë, ësht...
Nga Ben BLUSHI*Maqedonija ka qenë gjithmonë një shtet për të...
Victoria Beckham si një 41 vjecare e denjë dukej mjaft buku...
Një person I identifikuar si Artan Tole ka tentuar të grabis...
Expo Milano 2015 vazhdon me sukses dhe arkitektura ishte një...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje ...
Ndërpreja e procesit të legalizimit të shtëpive ka nxjerrë n...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandid...
Sipas BIRN, qytetarët e evakuuar nga Lagja e trimave kanë fo...
Këto janë disa foto gjatë konfliktit në Kumanovë. Në njërën ...
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë Ka...
Është çelur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër Festivali Folkl...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...