Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Deklarata e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe biznesmenëve, me të cilët ajo mbajti një tryezë për ligjin e arsimit të lartë dy ditë më parë, nuk është pritur aspak mirë nga pedagogët dhe studentët. Ministrja tha se gjatë diskutimit disa pedagogë janë shprehur se ata profesorë që kundërshtojnë draftin nuk përfaqësojnë të gjitha universitetet në vend. Një ndër ata persona që dhanë një deklaratë të tillë ishte dhe akademiku Fatos Tarifa.
Por deklarata e tij është cilësuar si një gënjeshtër nga pedagogët e universiteteve publike, të cilët janë shprehur se janë të shumtë ata akademikë që e kundërshtojnë projektligjin për arsimin e lartë. Por edhe pse vetë Universiteti i Tiranës ka dalë shpesh herë kundër këtij projektligji të hartuar nga Ministria e Arsimit, si dhe disa drejtues të universitete të rretheve kanë shfaqur objeksione, Nikolla dhe pranishmit në tryezë sërish janë shprehur se ata nuk përfaqësojnë gjithë profesoratin.
Në një prononcim për gazetën ?Sot?, pedagogu Jani Marka, si dhe një ndër ata aktivistë që ka protestuar ashpër kundër draftit, ka deklaruar se janë të gjitha fakultetet e Tiranës që e kundërshtojnë ligjin, i cili sipas tij, është hartuar vetëm për interesa të privatëve. ?Për z. Tarifa mund të them se nuk është aspak e vërtetë që reformën e kundërshtojnë vetëm 4-5 profesorë, i kujtoj z. Tarifa se të gjitha këshillat e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, dhe vetë Senati i UT-së, kanë shprehur kritika të forta për projektligjin, veçanërisht për kapitullin e 12-të, i cili është lobim i pastër i privatëve, ku edhe z. Tarifa merr pagën e tij të majme – si në qershorin e kaluar ashtu edhe në vjeshtën e kaluar, si edhe në javët e fundit?, deklaroi ai.
Studentët
Një tjetër deklaratë që ka lëshuar Tarifa gjatë tryezës për arsimin është dhe se studentët që protestojnë janë duke u manipuluar nga pedagogët. Por për pedagogun Marka një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, duke thënë se universiteti nuk duhet ngatërruar me llogaritë bankare. ?I them z. Tarifa se studentët që protestojnë nuk janë dele, dele mund të jenë ata studentë që marrëdhëniet me universitetin i kanë vetëm përmes llogarisë bankare?, ka vijuar ai. Deklarata gjatë konferencës nuk janë pritur mirë as nga studentët, pasi disa prej tyre kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Ligji për arsimin
Por pavarësisht të tilla deklaratave, pedagogë dhe persona të tjerë të fushës akademike vijojnë të shprehin rezerva kundër ligjit për arsimin e lartë në vend. Një ndër zërat kritikë është dhe pedagogu Aleksandër Koçani, i cili është shprehur se pedagogët do vijojnë ta ngrenë fort zërin kundër këtij ligji, duke paralajmëruar edhe bojkote. ?Qeveria duke mos reaguar po na detyron të shkojmë drejt bojkotit masiv. Nëse nuk dëgjohet fjala jonë jemi të detyruar që të shkojmë në bojkot?, ka thënë ai. Gjatë pjesëmarrjes në protestën e studentëve, ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve që të dëgjojnë zërin e tyre gjatë diskutimit të ligjit në komisionet parlamentare.
Rezerva kundër draftit ka shfaqur edhe sociologu Renato Bregu, i cili dje ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve. Ai ka thënë përmes rrjeteve sociale se duhet të ulen tarifat shkollore dhe të shkohet drejt arsimit falas, të rritet buxheti për universitetet publike dhe të rritet pjesëmarrja e studentëve në strukturat vendimmarrëse.
Parlamenti Europian i bëri thirrje, ditët e fundit, qeveris...
Rreth një mijë hektarë në zonën e Vlorës janë infektuar nga ...
Raporti i Save the Children mbi “Situatën e Nënave në Botë, ...
Koncepti i Maturës Shtetërore për vitin e ri shkollor 2015-2...
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së...
Dy motra binjake nga Patosi i Fierit, që u larguan nga Shqip...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë...
NEW DELHI/LONDËR – punonjësja për zhvillim, gjermania Caroli...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ftoi ditën e sotme, të gjith...
Sadete Kurti sapo ka nisur endjen në tezgjah të një qilimi t...
Dynamo Dresden, skuadra e tretë gjermane ka ftuar 300 refugj...
Që pas prezantimit që u bë para pedagogëve, projektligji për...
Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet e ligjit “Për pension...
Kreu i njësisë administrative Nr.2 të Bashkisë Fier ka dekla...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...