web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mat/ Vetvaret gjimnazistja 17 vjecare

8 Maj 2015, 12:36, Kronika CNA

Një 17 vjecare në Mat është gjetur e vetvarur në një magazinë afër banesës së saj.

Nga dëshmitë që grupi hetimor ka grumbulluar rezulton se vajza pasi ka mbaruar mësimin ka mbërritur në shtëpi.

Në kohën kur pjesëtarët e tjerë të familjes po drekonin, adoleshentja ka hyrë në një magazinë që familja e përdorte për të ruajtur mallra të ndryshëm.

Nga hetimet e para rezulton se 17-vjeçarja është vetëvarur, ndërkohë që nuk janë sqaruar ende motivet e këtij vetëflijimi.





Lajmet e fundit nga