Rama i vetmuar në Shkodër/ Socialistët: Keti Bazhdari nuk na përfaqëson
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Sh...
Prokuroria është në gjurmët e parave të disa politikanëve dhe biznesmenëve që kanë dërguar jashtë vendit miliona euro. Hetimet për kompaninë ?Adriatic?? me administrator Kastriot Ismailajn, kanë ngritur dyshime të forta se dhjetëra miliona euro kanë përfunduar në disa vende, të ashtuquajtura ?parajsa fiskale?, në Europë ose në SHBA. Gjatë viteve të fundit, akuza ka konstatuar se kjo kompani ka xhiruar shumë para, megjithëse aktivitetin në Shqipëri e ka ?0?. Për këtë arsye, prokuroria ka hapur hetime për pastrim parash për Ismailajn, ndërsa disa ditë më parë kërkoi që 3.2 milionë euro dhe 450 mijë euro të konfiskohen. Megjithëse janë faktuar këto xhirime, sërish prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove. Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër.
Pastrimi i parave
Hetimet për kompaninë që administrohet nga Kastriot Ismailaj kanë filluar vite më parë, por disa herë janë pushuar, ndërsa Drejtoria kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka referuar disa herë informacione në prokurori. ?Në informacionin e referimit parashtrohet fakti se shtetasi Kastriot Ismailaj ka investuar shuma të mëdha parash në pasuri të paluajtshme, për të cilat ka dyshime se vijnë nga aktivitete të paligjshme kriminale. Ismailaj dhe shoqëria ?Adriatic Development Corporation LTD?, në periudhën 2006 ? mars 2008 në një bankë kishte përfituar transferta në mbërritje në shumën totale 4.598.501 USD dhe 800.000 euro. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve ishte dërguar nga një shoqëri në SHBA. Transfertat ishin dërguar edhe nga Zvicra?, thuhet në një vendim gjykate, ndërsa vijon se ?një pjesë të fondeve të përfituara në emër të shoqërisë ?Adriatic??, në një total prej 2.994.376 USD, Kastriot Ismailaj i kishte transferuar të strukturuara në shuma të ndryshme, ku si përfitues ishin kompani dhe persona të ndryshëm në shtete të ndryshme të njohura si parajsa fiskale?.
Akuza thotë se nga informacionet rezulton se përshkrimet në këto transferta ishin të ndryshme si pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, për konsulentë, për shpenzime udhëtimi, pagesa për numra telefonash etj. Megjithatë, informacionet ishin se të ardhurat e kësaj kompanie kanë qenë zero. ?Në informacionin e referimit, gjithashtu theksohet se nga llogaritë e sipërcituara janë kryer transferta dalëse në favor të disa shoqërive dhe individëve me adresa në vende të njohura si parajsa fiskale. Pra llogaritë në emër të një shoqërie tregtare e cila nuk ka përdorime fondesh brenda Shqipërisë megjithëse është subjekt i regjistruar në bazë të legjislacionit shqiptar, janë përdorur si koperture për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t?u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë?, thotë akuza.
Biznesmenët dhe politikanët
Pas zbulimeve të xhirimit të miliona eurove ndër vite të kësaj shoqërie, me administrator Ismailajn, akuza ka rënë në gjurmët se këto para kanë qenë të disa politikanëve dhe të disa biznesmenëve që kanë transferuar jashtë vendit para. Akuza ende nuk ka emra të ?pronarëve? të këtyre parave, por dyshon se shumë politikanë ose biznesmenë, kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë. Dyshohet se Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë, ndërsa i justifikonte për kryerjen e disa punimeve. Por, duke qenë se aktivitetet në Shqipëri kanë qenë ?0?, akuza dyshon se kjo kompani vetëm sa ka xhiruar miliona euro, për t?i transferuar nga Shqipëria drejt vendeve që njihen si ?parajsa fiskale?.
Shoqëria ?Adriatic??
Sipas ekstraktit të QKR-së, kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. Është regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt ?veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike?. Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë ?0?.
DOKUMENTET
Vendimi i gjykatës
Gjyqtari Altin Shkurti në muajin shtator të vitit 2014 vendosi sekuestrimin e rreth 3.2 milionë eurove
?Parajsa fiskale?
Janë përdorur si koperturë për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t?u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë
Ekstrakti i QKR
Kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. Është regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt ?veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike?
Pasqyra financiare 2013
Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë ?0?.
“Shqip”
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Sh...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sot në 3 maj në “...
Gjate ditës së djeshme një lajm me burim një nga kompanitë e...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka shprehur publikisht refuzim...
Zbardhen dokumentat ku vertetojnë se Ajola Xoxe, gruaja e Er...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikol...
Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe mi...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSSHE kanë inspektuar gj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në pranë Institutit Bujqësor...
Mediat gjermane njoftojnë se kryeministri i landit gjerman t...
Presidenti Barack Obama ka njoftuar se botuesit e librave do...
Arkeologët që punojnë në Guatemala kanë gjetur një qytet të ...
Elhaida Dani ka publikuar ditën e sotme këngën “I’m Live” në...
Linja hekurudhore Leshak-Hani i Elezit që lidh tri vendet, K...
Filmi i Disney dhe i Marvel Avengers: Age of Ultron grumbull...
Televizioni ABC News nuk ka paguar rrogat e punonjësve që p...
Nëse Biblioteka Borges e Babelit është një dyqan masiv i dok...
Policia e Durrësit ka shoqëruar dy persona si autorë të dysh...
Elon Musk: Biznesmen, shpikës, inxhinier dhe investitor. CEO...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...