Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Rrjetet sociale në burg nuk janë një mollë e ndaluar. Mjafton të klikosh në Facebook për emra të njohur të botës së krimit, e për të dënuar të përjetshëm dhe disa i gjen fare lehtë.
Ju kujtohet Zani Caushi, një i dënuar i përjetshëm? Ai ka një llogari të vetën në Facebook, ku flet e pyetet nga të afërm dhe miq, si dhe urohet që të dalë në liri sa më shprejt. Po i pandehuri Dritan Dajti, nën akuzë për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë në vitin 2009? Edhe ai ka shkrepur një foto nga ambientet e burgut e ka hapur një faqe në Facebook. Ashtu si dhe një i dënuar tjetër i përjetshëm, për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi.
Por a është kjo gjë e lejuar? Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve shprehet se, ka raste kur këto llogari hapen nga mbështetës të të dënuarve apo familjarë, por edhe vetë të dënuarit përdorin telefona, të futur në mënyra nga më të ndryshmet në burg, për të komunikuar me njerëzit jashtë.
TCH: A është shqetësues për drejtorin e Burgjeve përdorimi i rrjeteve sociale nga qelia?
Artur Zoto: Përdormi i rrjeteve sociale nga persona, të cilët trajtohen në sistem kryhet nëpërmjet telefonave celularë, përmes të cilëve ofrohet edhe shërbimi i internetit. Ka shumë raste, që ne kemi identifikuar përdorimin e këtyre rrjeteve sociale, por mund të ndodhë që edhe familjarët apo të afërmit e tyre mund t?i mbajnë të hapura këto llogari, duke vendosur emrin e një të dënuari apo të paraburgosuri. Megjithatë, duke vlerësuar infrastrukturën aktuale që kemi, mund të them se lufta apo parandalimi për përdorimin e këtyre sendeve të ndaluara përbën një sfidë, sepse kemi nevojë dhe duhet të fokusohemi më shumë tek investimet teknologjike. Ndërthurja e investimeve teknologjike me burimet njerëzore është perfeksioni që duhet arritur.
Ka edhe shembuj paradoksalë, siç është edhe adresa e Nazime Vishës, vajzës që ka hapur një llogari së bashku me foton e njeriut që ajo vrau, ngjarje që bëri bujë asokohe dhe nxiti diksutimin nëse viktima ishte i dashuri i saj apo dhunuesi?
Vitet e fundit është konstatuar se, nga burgjet urdhërohen me telefon ose nëpërmjet internetit, trafiqe droge, sikurse në rastin e Indrit Dokles; gjobëvënie dhe vrasje, si në rastin e Admir Tafilit; apo edhe ngjarja më e fundit, ku policia tha se i dënuari Genc Ferhati kishte kontaktuar nëpërmjet Facebook-ut me një biznesmen, duke kërkuar përqindje nga fitimet e tij.
TCH: Kohët e fundit janë raportuar disa ngjarje të komanduara nga të dënuar që mbahen në burgje. A keni marrë masa ju për t?i parandaluar këto episode kriminale?
Artur Zoto: Mund të them se Drejtoria e Përgjithshme ka qenë shumë bashkëpunuese për sa i përket zbulimit dhe dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre personave. Gjithsesi mund të them se kemi qenë shumë të ashpër jo vetëm për masat e kontrollit të sigurisë, por edhe kontrollit për posedimin e telefonëve celularë nga personat që kemi në institucion. Paraprakisht deklaroj se me parandalimin që kemi bërë të futjes së telefonëve celularë, kemi mbi 80 raste kur familjarë apo të afërm të tyre kanë tentuar të jo vetëm telefona, por edhe karta SIM për përdorimin e tyre. Kemi edhe 60 raste të tjera që kemi kapur telefona brenda sistemit. Veç kësaj jemi fokusuar edhe tek analizimi i rasteve në lidhje me kryerjen e detyrës nga ana e stafit. Kemi marrë mbi 15 masa disiplinore, jo vetëm për punonjës të rolit të parë, por edhe ata të rolit të mesëm, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për garantimin e sigurisë në institucione.
Sipas burimeve nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonom...
Banorët e fshatit Mali në Shkup kanë raportuar sot se forca ...
Efektivat e Komisariatit të Policisë së Pogradecit bëjnë me ...
Në qytetin e Korcës, brenda 24 orëve janë vënë në pranga 3 s...
Këtë javë ‘Grupi i lexuesve’ në Britaninë e Madhe ka pasur ...
Nepali është tronditur nga dy tërmete të fuqishme në harkun ...
Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Daniel...
Deputeti i PDIU-së për qarkun e Vlorës Dashamir Tahiri, ka ...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, nuk do të kand...
Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal ndaj drejtorit të...
Nga Eduard HALIMIKontrata me krimin qe beri Rama ne 23 qersh...
PBDNJ ka shpallur ditën e djeshme disa nga kandidatët që do ...
Policia e Shtetit ka dhënë detajet e aksionit për energjinë ...
Një tjetër aktor i njohur do rikthehet për sezonin e pestë t...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Zyber dhe Eltan Zen...
Adelina Tahirit në bashkëpunim me grupin Etnon kanë publikua...
Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotën në dalje të q...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...