Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kryeministri Rama nga Gjermania e cilëson kërcënim për Europën presidentin rus, Vladimir Putin, duke u rreshtuar në një linjë me krerët e politikës europiane. Në një intervistë për ?Stuttgarter-Zeitung?, gjatë vizitës së tij në Shtutgart, Rama shprehet se Shqipëria dhe Serbia po punojnë për partneritet të ri.
Zoti Kryeministër, cila është arsyeja e vizitës tuaj dyditore në Baden-Württemberg? Në Tiranë, shohim supermarkete franceze dhe një ndërtesë të lartë të Bankës austriake, ndërsa ekonomia gjermane nuk është shumë e pranishme. Si do t?i tërhiqni ju investitorët?
Në axjendë kemi një bashkëpunim më të ngushtë me Gjermaninë. Ne do të ndjekim politika favorizuese për biznesin. Ne kemi disa investitorë të rëndësishëm gjermanë në Shqipëri, për shembull, Deutsche Telekomi, i cili na ka ofruar një projekt në modernizimin e furnizimit të energjisë dhe përvojën e saj në futjen e të ashtuquajturve matës inteligjentë që masin konsumin e energjisë të familjeve private. Ne jemi të bindur se Shqipëria, investitorëve të huaj u ofron mundësi të mrekullueshme: në biznesin e naftës dhe gazit, turizëm, industrinë e prodhimit dhe me portet tona detare.
Në kontekstin e krizës së Ukrainës, duket se presidenti rus Vladimir Putin po punon që të bëjë në anën e tij vende të tilla si Mali i Zi, Greqia, Hungaria dhe Serbia. Çdo të ndodhë nëse kemi një përçarje në Europë?
Sipas mendimit tim, Putin ndoqi një strategji që është një kërcënim absolut në Europë. Kjo është një strategji e shfrenuar që u konkretizua me aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainë lindore nuk ka fund. Europa do të duhet të përgjigjet. Dhe Europa ka ende çështje të tjera: terrorizmin ndërkombëtar dhe radikalizmin islamik. Prandaj, Bashkimi Europian ka nevojë për një qasje për Ballkanin. Ajo ka nevojë për një strategji të guximshme dhe agresive për zgjerim. Më shumë, jo më pak, kjo është përgjigje e drejtë në këtë kohë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë të qeta nga tensionet, pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës.
A është një mundësi që në Konferencën e ardhshme të Ballkanit në Vjenë, në muajin gusht të kemi një shans për pajtimin me Beogradin?
Ne patëm një konferencë shumë të suksesshme në Ballkanin Perëndimor 2014 në Berlin. Kjo ishte hera e parë që tetë udhëheqësit e rajonit u takuan dhe nuk merren me të kaluarën, por diskutuam të ardhmen. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, na ka treguar rrugën e drejtë që duhet të ndjekim. Ne kemi nevojë që në Vjenë të bëhet një zgjatim i procesit të Berlinit. Ne kemi nevojë më shumë sesa për fotot e bukura familjare. Doja të theksoja se vendet tona duhet të punojnë ngushtë së bashku. Ne duhet të krijojmë një partneritet të ri pas viteve të konfliktit dhe urrejtjes.
Kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE?
A mos pritni që të na marrë në krahë? Ky është një proces. Së pari, BE-ja ka përjetuar probleme dhe tani nuk është koha e saj më e mirë. Së dyti, duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne do të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesat për anëtarësimin në BE. Por nuk do të ketë favore apo privilegje për vendet kandidate. Europa ka nevojë për Ballkanin aq sa Ballkani ka nevojë për Europën. Kushti afatgjatë është bashkëpunimi në aspektet ndërkombëtare të sigurisë, prosperitetit dhe paqes sociale, të cilat duhet të sjellin Ballkanin në BE, në qoftë se vendet janë gati për anëtarësim.
Panorama
Partia Demokratike reagoi menjëherë pas deklaratës së depute...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idr...
“Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për thellimin ...
Roland BEQIRAJKëtë fundjavë Kreu i Bashkisë së Korçës, Sotir...
Erion Braçe i është përgjigjur në mënyrë indirekte Ben Blush...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën ...
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh në një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se vendi ynë po...
Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka reaguar pas k...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën...
Familjarë që janë hequr nga ndihma ekonomike deklaruan sot s...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandadaturën e saj për Bas...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin e bërë ndaj m...
Shefi i kabinetit te Kreut te Kuvendit, Sokol Dervishaj, ka ...
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka bërë publike emr...
Në një deklaratë për mediat pas takimit me të sportisët e kl...
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhacka ka reaguar pas d...
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...