Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka kallëzuar penalisht ILDKP-në. Bëhet me dije se akuza e ngritur është për shpifje.
Kallezimi i plote i deputetit Ridvan Bode
?Në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 ?Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë?, brenda datës 31 Mars 2014 kam depozituar pranë Autoritetit Përgjegjës Deklaratën Periodike të pasurisë sime. Në deklaratë kam plotësuar të gjitha të dhënat e kërkuara, duke përfshirë edhe adresën e banesës sime, ku duhet në cdo rast të më komunikohen njoftime të mundshme nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Deri më datë 07.04.2015 nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar nga ILDKPKI-ja për të dhënë shpjegime apo për të paraqitur dokumentacion që provon të dhënat e deklaruara në Deklaratën Periodike për vitin 2013. Në mënyrë të papritur për mua, nëpërmjet medias jam njohur me faktin se ndaj meje është depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme. Në faqen zyrtare të ILDKPKI-së deklarohet se:
Më datë 7 Prill 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 ?Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë?, i ndryshuar, paraqiti pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Ridvan Bode, me funksion Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për veprat penale të ?Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga nenet 257/a/1/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Subjekti Ridvan Bode dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to.Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla, deputetësh që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen.?1. Sic vërehet nga ky njoftim zyrtar i ILKPKI-së, bazë e këtij kallëzimi penal është fakti që unë qenkam ftuar për të dhënë shpjegime disa herë dhe në mënyrë të përsëritur paskam refuzuar të deklaroj! Kjo është një e dhënë tërësisht e pavërtetë. Në asnjë rast dhe për asnjë rrethanë nuk kam marrë njoftim zyrtar nga ILDKPKI-ja për të dhënë shpjegime mbi të dhënat e paraqitura në Deklaratën time të pasurisë. Në adresën e shënuar në Deklaratë (adresa e vetme e vendbanimit tim) nuk është paraqitur asnjë njoftim nga ILDKPKI.
Në këto kushte, vlerësoj se paraqitja në kallëzim i fakteve të pavërteta është bërë me qëllim që Inspektori i Përgjithshëm të paraqesë kallëzim të rremë penal ndaj meje, me synimin e denigrimit të figurës sime publike, si dhe cenimit të nderit dhe dinjitetit tim. Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët. Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm?.. Nga ana tjeter Kodi Penal parashikon se: Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Neni 305 Kallëzimi i rremë Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE/ Ligji nr. 9049, datë 10.4.2003 ?Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë?2, parashikon se kur nga rezultatet e verifikimit të deklarimit rezulton se burimet nuk mbulojnë apo justifikojnë pasuritë ose kur për një deklaratë, pavarësisht nëse ka kaluar apo jo në kontroll të plotë, ka të dhëna, nga burime të ligjshme, për fshehje të interesave dhe të çdo të dhëne tjetër private, që është e detyrueshme të deklarohet, ose deklarime të rreme, Inspektori i Përgjithshëm nis hetimin administrativ. Mbledhja e të dhënave, kryerja e kontrollit të plotë dhe hetimi administrativ bëhen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.Ky hetim i domosdoshëm administrative është i detyrueshëm që t?i paraprijë cdo kallëzimi penal të paraqitur nga ILDKPKI. Nëse nuk kryhet hetimi administrative është e qartë se kallëzimi përmban të dhëna të rrema dhe të pa verifikuara. Më tej neni 27 i ligjit parashikon se kur gjatë kontrollit zbulohet se deklarimet nuk janë të sakta ose burimet e deklaruara nuk identifikohen dhe nuk mbulojnë pasuritë e deklaruara, Inspektorati i Lartë thërret subjektin për të dhënë shpjegime të hollësishme dhe argumentet përkatëse, të cilat paraqiten kurdoherë me shkrim brenda 15 ditëve nga data e njoftimit.
Në njoftimin zyrtar të ILDKPKI-së thuhet se unë Ridvan Bode jam thirrur disa herë për të dhënë shpjegime, por kam refuzuar të paraqitem. Fillimisht, dëshirojmë të sqarojmë se marrëdhënia midis organit procedures dhe subjektit nën procedim, si dhe rregullat për njoftimin e subjekteve gjatë një procedimi administrative, parashikohen në Kodin e Procedurave Administrative. Neni 47 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se:?Neni 47 Komunikimi me palët e interesuara, 1. Fillimi i procedimit me nismën e administratës duhet t?i bëhet i ditur atyre personave të drejtat dhe interesat e ligjshme të të cilëve mund të preken si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë procedimit, kur këta persona mund të identifikohen. Neni 25/2 i ligjit 4/ 3. Në njoftimin e drejtuar palëve të interesuara duhet të tregohet se cili organ administrativ e ka filluar procedimin, data e fillimit të procedimit, si dhe qëllimi i procedimit.Nga ana tjetër, neni 60 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se: ?Neni 60 Mënyrat e njoftimit/ 1. Njoftimet bëhen: a) me postë, me kusht që të këtë shërbim postar derë më derë në vendin e banimit apo qendrën e punës së palës që duhet të njoftohet; b) personalisht, në rast se kjo formë e njoftimit nuk kompromenton shpejtësinë e zhvillimit të procedimit ose njoftimi me postë nuk është i mundur; c) me telegram, telefon, teleks ose faks në rastete urgjencës; ç) me lajmërim publik i cili afishohet në vende publike, ose nëpërmjet një lajmërimi që botohet në Fletoren Zyrtare, në gazetën e pushtetit vendor ose në dy gazetat më të lexuara në vendin e banimit apo të punës së palëve që duhen njoftuar, në rastet kur palët e interesuara janë të panjohura ose në numër aq të madh saqë çdo formë tjetër njoftimi vlerësohet si e papërshtatshme.
Në ato raste kur njoftimi bëhet me telegram, telefon, teleks apo faks, ai duhet të konfirmohet nga organi që bën njoftimin në mënyrën e parashikuar nga nënparagrafët a) dhe b) të paragrafit 1 të këtij neni, në ditën pasardhëse të punës, pavarësisht se si rregull njoftimi quhet se është bërë në datën e komunikimit të parë.?. Pra, ILDKPKI kishte detyrimin që të më njoftonte. Njoftimi duhet në cdo rast të bëhet në adresën e vendbanimit tim të shënuar në Deklaratën Periodike për vitin 2013. Deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se nuk kam marrë asnjë njoftim nga ILDKPKI-ja sipas formave dhe mënyrave t parashikuara në nenin 60 të Kodit të Procedurave Administrative. Duke qenë se kallëzimi penal ndaj personit tim bazohet në një fakt të pavërtetë (pretendimin e gënjeshtër se unë jam njoftuar disa herë dhe kam refuzuar të deklaroj), vlerësojmë se jemi në kushtet ku Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së z. Shkëlqim Ganaj ka konsumuar veprat penale të parashikuara në nenet 248 dhe 305 të Kodit Penal.Konkretisht, duke mos respektuar detyrimet e parashikuara në nenet 25/2 e vijues të ligjit nr. 9049/2003, si dhe neneve 47 dhe 60 të Kodit të Procedurës Penale, shtetasi Shkëlqim Ganaj, me detyrë Inspektor i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, ka konsumuar veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?. Në këtë rast, shpërdorimi i detyrës është bërë nëpërmjet mosveprimit që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, që ka dëmtuar rëndë interesat e mija të ligjshme, duke cenuar nderit dhe dinjitetin tim.Nga ana tjetër, nëpërmjet depozitimit në prokurori të një kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer, nëpërmjet krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, shtetasi Shkëlqim Ganaj ka konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 305 të Kodit Penal.
Konkretisht, kryerja e kësaj vepre penale është bërë duke paraqitur të dhëna të rreme për njoftimin e personit tim dhe refuzimin tim për të deklaruar. Ripohoj me përgjegjësi të plotë se nuk kam marrë asnjë njoftim nga IDKPKI-ja, sipas rregullave të parashikuara në nenin 60 të Kodit të Procedurave Administrative, në adrsën e shënuar në Deklaratën Periodike. Në këto kushte, pretendimi se ?subjekti Ridvan Bode u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, dhe refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to? është i pavërtetë dhe përbën krijim të provave të rreme me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale. Unë shpreh besimin e plotë se institucioni Juaj, do te veproje ne menyre te shpejte, efikase dhe pa ngurim, dhe e pres me vemendje maksimale dhenien rruge te ketij kallzimi sipas procedures perkatese. Cdo veprim i juaj në respekt të ligjit është përgjigje ndaj abuzuesve me detyrën dhe personave që përhapin të dhëna të rreme për qëllime politike. Shpreh gadishmërinë time te plote, per t?Ju mbeshtetur ne gjithe veprimtarine tuaj gjate ketij hetimi dhe për të dhënë cdo shpjegim që do të vlerësohet i nevojshëm nga ana juaj, i bindur se ju do te angazhoni seriozisht institucionin tuaj.Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe efikas nga ana Juaj?, përfundon kallëzimin e tij Bode.
Drejtori i kontrollit të barnave, Zh.Levan në Tiranë u qëll...
Para brigjeve të Libisë natën duke gdhirë e diela (19.04) u ...
SHÇBA i Ministrisë së Brendshme ka goditur një grup falsifik...
Atletët, të cilët pregatiten dhe trajnohen për të marrë pjes...
Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e Bulqizë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqedoni, ku person...
Asaj i pëlqen të eksperimentojë jo vetëm me veshjen e saj po...
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologun e tij se...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është shprehur sot se do të bëjë ...
Gjatë muajve të fundit një numër të madh largimesh drejt ven...
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të garojë e vetm...
Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Partisë Socialiste dhe as...
Tony Toutouni është një miliarder i vetëshpallur. Llogaria e...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se në 10 ditët ...
Rubla ka rënë në nivelin më të ulët në dy javë kundër dollar...
Kjo foto është marr sot në një nga lagjet e kryeqytetit. Sic...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda është shprehur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orave të para të mëngje...
Pas deklarateve të kryetarti të Komisionit të Sigurisë, Spar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...