web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haradinaj: Beteja e Kosharës kulm i shtëpisë sonë

19 Prill 2015, 10:26, Kosova & Bota CNA

Nën antonimin e Himnit Kombëtarë, filloj sot edhe Akademia Përkujtimore për heroin Sali Çekaj. Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është organizuar edhe kjo akademi.

E gjitha kjo në kuadër të manifestimit ?Ditët e Shqipes?.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi lartë luftën e heroit Sali Çekaj, duke thënë se edhe Pavarësia e Kosovës do të ishte më ndryshe nëse nuk do të kishte ndodhur kjo betejë.

?Është vështirë me fjalë me e shpreh dhe me e sjell sot figurën e Sali Çekajt. Mendoj se Sali Çekaj bëri atë që pak kishin mujt me bo. I ruajti gjithë ato që i kishte akumulu gjatë gjithë jetës së vetë dhe i dha në ato ditë. Epopeja e Kosharës është kulmi i shtëpisë sonë. Pa këtë luftë edhe shtëpia jonë do të ishte ndryshe?, tha Haradinaj gjatë kësaj akademie.





Lajmet e fundit nga