web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza në Jemen/OKB apel për 273.7 mln dollarë ndihma

17 Prill 2015, 12:42, Kosova & Bota CNA

Kombet e Bashkuara kanë apeluar për mbledhjen e 273.7 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat humanitare në Jemen, gjatë tre muajve të ardhshëm.
Apeli vjen në kohën kur në Jemen janë intensifikuar luftimet midis rebelëve shiitë Huthi dhe forcave qeveritare.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka thënë përmes një deklarate se të paktën 150,000 njerëz janë zhvendosur.
Sipas autoriteteve shëndetësore, 767 persona kanë humbur jetën në periudhën 19 mars ? 13 prill, si pasojë e konfliktit.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi.
Rebelët, që kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, besohet se kanë mbështetjen e Iranit.





Lajmet e fundit nga