web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siri-Irak, avionët luftarakë 23 sulme ajrore

16 Prill 2015, 07:20, Kosova & Bota CNA

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë kryer 23 sulme ajrore me shënjestër militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë militantët e Shtetit Islamik sipas Reuters janë larguar nga kampi Yarmouk, afër Damaskut ku jetojnë mijëra refugjatë palestinezë.
Kjo ka ndodhur pas luftimeve të ashpra, ndërsa aty tani po qëndrojnë vetëm militantët e një grupi tjetër ekstremist, Al Nusra.

Dyshohet se 14 mijë civilë kanë mbetur brenda kampit i cili në vitin 2011, para se të niste lufta civile në Siri, kishte rreth 150 mijë banorë.





Lajmet e fundit nga