web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtëpia e Bardhë njofton heqjen e Kubës nga lista e terrorizmit

15 Prill 2015, 08:39, Kosova & Bota CNA

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama do të heqë Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin.

Në një mesazh për Kongresin, Obama ka thënë se qeveria komuniste e Kubës ?nuk ka siguruar ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar? gjatë gjashtë muajve të fundit.
Ai po ashtu ka thënë se Havana ka ofruar siguri se nuk do të mbështesë aktet e terrorizmit në të ardhmen.

Ministria e Jashtme e Kubës ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara është i drejtë.
Njoftimi vjen pak ditë pasi Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, janë takuar në Panama.
Ka qenë ky takimi i nivelit më të lartë midis dy vendeve në më shumë se 50 vjet.





Lajmet e fundit nga