web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senatori republikan Rubio hyn në garën presidenciale

14 Prill 2015, 06:56, Kosova & Bota CNA

Senatori i ri nga Florida Marco Rubio, i preferuar i lëvizjes konservatore Tea Party, shqiptoi sot fjalët e tij të para si kandidat për president, duke kritikuar kandidaten demokrate Hillary Rodham Clinton.

43-vjeçari Rubio, tha për donatorët se ai po kandidon për emërimin e Partisë Republikane sepse, siç u shpreh ai, gara për Shtëpinë e Bardhë duhet të jetë për të ardhmen, jo për të shkuarën.

Kubano-amerikani Rubio, i cili është në mandatin e tij të parë si senator, tha gjithashtu se ai ndihet veçanërisht i kualifikuar për të përfaqësuar Partinë e tij Republikane, si njeriu që do të mbrojë ëndrrën amerikane.

Hyrja në garë e zotit Rubio  vjen një ditë pasi zonja Clinton njoftoi se po garon për emërimin e Partisë Demokratike. Ish-sekretarja e shtetit filloi sot një turne për në shtetin Iowa, udhëtimi i saj i parë si kandidate.





Lajmet e fundit nga