web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi në Qeverinë e Maqedonisë/ UÇK" sërish merr përsipër përgjegjësinë

13 Prill 2015, 12:31, Kosova & Bota CNA

Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nxjerrë në sipërfaqe autorët e ngjajshëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e fundit.

Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjetë disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”, raporton agjencia e lajmeve INA.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”. Komunikata e fundit e njohur me të njëjtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte përbërë një skandal që pushtoi mediat.





Lajmet e fundit nga