web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosovë, sulmohet policia në veri

14 Prill 2015, 08:48, Kosova & Bota CNA

Në veriun e Kosovës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndodhi një incident, kur rreth orës 23, një person i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes në parkingun e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës për veri.

Hoti ka theksuar se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme në katër vetura të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rasti është regjistruar si dëmtim i pronës së luajtshme dhe se Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ndonëse deri më tash, aktorët e veprës janë të panjohur.





Lajmet e fundit nga