web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfuqizimi i Byrosë së Hetimit/ Eduard Halimi: Vendim drejtësie

17 Prill 2015, 15:56, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka reaguar ne rrjetin e tij social Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Halimi e ka cilësuar këtë vendim drejtësie, sipas të cilit frenon një kryeministër  autoritar dhe delirant që vepron ne mënyrë arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën.

?Sot Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që de facto caktonte Kryeministrin si kryehetues dhe Kryeprokuror në vend. Përshëndes vendimin e kësaj Gjykate, e cila pavarësisht presioneve te kryeministrit, qëndroi në anën e parimeve e standardeve ndërkombëtare. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese frenon një Kryeministër autoritar dhe delirant që vepron ne mënyrë arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën. Krijimi i Byros Kombëtare të Hetimit si një strukturë hetimore nën drejtimin direkt të kryeministrit ishte një përpjekje për shkatërrimin e shtetit ligjor, të drejtave dhe lirive të qytetarëve, njëlloj si burgosja masive e tyre dhe shkatërrimi arbitrar i pronave te ligjshme pa asnjë letër, me dorën kryeministrore.

Kjo qeverisje po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil në vendet e BE, sepse kanë humbur te drejtat e tyre për te gëzuar liritë dhe pronat e tyre, po humbin gjakun dhe djersen e tyre ne vite, dhe po humbin shpresën. Përshëndes ekipin që ka ndjekur këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe vetë Gjykatën për vendimin e sotëm, që padyshim i jep shpresë qytetarëve shqiptare se kryeministri autoritarist mund te ndalet dhe se institucionet e pavarura mund te funksionojnë në Shqipëri.  Shqipëria është e shqiptarëve dhe ato duhet të qëndrojnë këtu për t?i thënë ndal të keqes dhe te ligës që përhapet dita ditës. Gjykata Kushtetuese foli sot. Më 21 Qershor është rradha e shqiptarëve që të flasin dhe që njëzëri ti thonë ndal autoritarizimit dhe arbitratitetit te Kryeministrit?, shkruan Halimi.





Lajmet e fundit nga