web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/ Mbahet nesër takimi i XIV i grupit të punës së SEECP

16 Prill 2015, 15:52, Politikë CNA

Në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), zhvillohet në Tiranë Takimi i XIV-të i Grupit të Punës.

Takimi do të mbahet në datat 17- 18 prill 2015 në orën 10:00, në selinë e Kuvendit, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.

Punimet do drejtohen nga Kryetari i Delegacionit te Kuvendit te Shqipërisë ne SEECP, Taulant Balla. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të ushtrojë mandatin si kryesues i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për organizatën.





Lajmet e fundit nga