Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Në publikimin që i kam bërë raportit sekret të shërbimit inteligjent të një vendi të NATO-s, fqinj të Serbisë, i cili ka monitoruar ndeshjen Serbi-Shqipëri, mungojnë endnotat (shënimet shpjeguese) e tekstit origjinal, për shkak se ato nuk qenë përkthyer ditën e që e publikova raportin. Teksti origjinal është në një gjuhë të cilën unë nuk e njoh kështu që përkthimi nuk varej nga unë. Për disa terma që kanë të bëjnë me teknologjinë ka pasur vështirësi në përkthim në shqip, por endnotat mund t? u shërbejnë shumë ekspertëve për të kuptuar se përse bëhet fjalë. Më poshtë do të sjell tekstin e endnotave së bashku me fjalinë pas së cilës gjendet secila prej tyre në tekstin integral. Por më lehtë mund të lexohet teksti integral bashkë me endnontat në editimin që do t? i bëj tekstit të raportit që e kam publikuar tashmë, duke shtuar endnontat.
Endnote (shënime në fund të tekstit):
(Shënimet sqaruese në fund të tekstit të raportit janë të analistit të shërbimit inteligjent të ngarkuar me verifikimin dhe saktësimin e detajeve)
?Në lindje të kishës, vetëm pesë metra larg saj, gjendet një ndërtesë pesëkatëshe??
1) Në të vërtetë ndërtesa në lindje të kishës është gjashtëkatëshe, çka bën që prej tarracës së saj, madje dhe kateve të larta, të shihet më mirë pamja e fushës. Përshtypja se ndërtesa është pesëkatëshe iu krijua operatorit tonë për shkak se ditë e ndeshjes në pjesën më të madhe ballore të ndërtesës, pjesa e dy kateve të para, nga dritaret e katit të dytë në ato të katit të parë, ishte mbuluar pothuajse krejt me bannera të mëdhenj, me rastin e ndeshjes.
?Lartësia e murit rrethues të stadiumit nga ana e kishës dhe e ndërtesës në lindje të saj është më pak se tetë metra.?
2)Në këtë anë të stadiumit lartësia e murit rrethues, së bashku me lartësinë e gardhit metalik sipër tij është shtatë metra. Por bashkë me këtë lartësi duhet llogaritur edhe lartësia prej rreth pesë metra e pjesës së tribunës që është mbi lartësinë e murit rrethues të stadiumit. Në këtë lartësi prej pesë metra përfshihet edhe lartësia e murit anësor të sipërm të tribunës. Gjithsesi nga tarraca e ndërtesës gjashtëkatëshe dhe lartësia e epërme e kishës dominohet pamja e brendshme e stadiumit.
?Në kupolën e kishës dhe në muret e saj kishte jo pak vende ku litarët mund të kishin ngecur, çka do të kishte sjellë rrëzimin e dronit.?
3)Pikërisht përballë kishës, përpara stadiumit gjendet Parkingu VIP i stadiumit, ku u parkuan automjetet e shtetarëve të lartë serbë, të pranishëm në stadium. Prandaj në këtë zonë ishte shumë i lartë përqëndrimi i forcave të Policisë, Xhandarmërisë si dhe të shërbimeve të fshehta serbe, duke përfshirë edhe zonën e afërt, atë përreth kishës.
?Operatori A pati përshtypjen se kishte një marrëveshje mes klerikëve dhe Policisë Serbe që kjo të vendoste njerëz të saj në kullat e kishës për shkak se prej tyre shihet drejtpërdrejt në tribunën perëndimore të stadiumit, atë kryesore, ku janë dhe seksionet e tifozëve VIP.?
4)Për stadiumin ?Partizani? nuk mund të thuhet se ka në të vërtetë një Tribune VIP. Stadiumi ka dy llozha në pjesën më të lartë të secilës nga dy tribunave, asaj perëndimore dhe asaj lindore, ku akomodohen personat VIP, autoritetet shtetërore, delegacionet sportive të skuadrave, si dhe gazetarët. Është e çuditshme se në ndeshjen Serbi-Shqipëri shtetarët e lartë serbë, të pranishëm në stadium, ndër ta edhe Presidenti Nikoliç, nuk qenë në llozhën VIP të tribunës perëndimore përballë së cilës u rreshtuan lojtarët në ceremoninë e ekzekutimit të hymneve përkatëse, por në llozhën VIP të tribunës lindore, pra ceremonia u mbajt duke qenë lojtarët me shpinë nga shtetarët e lartë serbë të pranishëm në stadium. Droni hyri në stadium në skajin e majtë të tribunës perëndimore.
?Përveç kësaj Morinaj do ta kishte pasur të pamundur ta drejtonte dronin për shkak se Policia Serbe, me rastin e ndeshjes, kishte bërë në zonë bllokim selektiv të valëve, kështu që pulti i drejtimit të dronit nuk duhet të funksiononte kur objekti fluturues i afrohej stadiumit.?
5) Më e pakta, në zonat e stadiumit përreth seksioneve VIP, në tribunën perëndimore dhe atë lindore, kishte ndalim të valëve deri në momentin e shfaqjes së dronit. Bllokimi i valëve u çaktivizua në momentin që droni iu afrua stadiumit dhe u riaktivizua në momentin e uljes së dronit në fushë. Droni hyri në stadium pikërisht në skaj të llozhës VIP të tribunës perëndimore, ku duhet të funksiononte ndalimi i valëve.
?Në pikëtakimin me murin virtual bllokues droni duhet të binte në tokë pa arritur të hynte në stadium?
6)Droni duhet të kishte rënë në tokë për arsye se drejtuesi i tij e kishte komanduar që të zbriste. Kështu që në momentin kur drejtuesi do të humbte kontrollin e dronit, objekti fluturues duhet të vazhdonte të ndiqte trajektoren duke u ulur jashtë stadiumit, çka do të sillte përplasjen e tij në pemët përreth dhe rënien e tij në tokë.
?Pulti me të cilin u drejtua droni ka funksionuar se ka qenë i koduar që të lejohej nga filtrat bllokues të Policisë Serbe.?
7)Kjo është një hipotezë e njërit prej ekspertëve që kemi konsultuar, i cili është i mendimit se me këtë rast është eksperimentuar një pajisje high tech ruse për bllokim selektiv të valëve, varësisht natyrës së tyre. Me rastin e vizitës së Putin në Beograd dy ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, në kryeqytetin serb gjendeshin tashmë ekspertë rusë të sistemeve të sigurisë high tech, të cilët me këtë rast do të eksperimentonin edhe disa pajisje të fundit për bllokimin valor selektiv. Nëse nuk ka ndodhur kështu, e vetmja mundësi që droni të hynte ne stadium është që thjesht të jetë çaktivizuar bllokimi i valëve për një periudhë kohe të shkurtër.
?Operatori C, i cili është ekspert në fushën përkatëse dhe që gjendej brenda në stadium në momentin që u shfaq droni, verifikoi praninë e murit virtual pengues të valëve përreth stadiumit me mjetet e tij.?
8) Kjo ndodhi në momentin kur Operatori C pa dronin që i ishte afruar stadiumit. Operatori C nuk mund të vazhdonte të verifikonte se çfarë ndodhte me sistemin e bllokimit të valëve, se rrezikonte që të zbulohej nga operatorët serbë.
9) Analistët tanë kanë arritur në përfundimin se një tjetër arsye për të cilën serbët e bënë këtë false flag operation ishte që ta përdornin incidentin për të ulur përshtypjen e keqe që bëri në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian ftesa që Serbia i bëri Putinit për të vizituar Beogradin në kohën që Rusia është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Me rastin e incidentit të dronit shtetarët serbë kaluan në kundërsulm ndaj Perëndimit, duke iu kërkuar Kryeministri Vuçiç liderëve të vendeve kryesore të NATO-s duke përfshirë SHBA, nëse ata e mbështesin idenë e Shqipërisë së Madhe ose jo.
Publikoi:
Kastriot Myftaraj
Mbërritja e Bernard Law Montgomery në 13 gusht 1941 në qendr...
Me anë të nëntë vëzhgimeve të ndryshme kërkuesit arritën të ...
Në fillim Nick Hess nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Sapo ha...
1.Juda Iskarioti e tradhtoi Jezu Krishtin për 30 monedha arg...
Komuniteti i biznesit që operon në vendin tonë ka paraqitur ...
Këshilli Bashkiak në Durrës ka miratuar gjatë mbledhjes së s...
Kisha Ortodokse në kryeqytet ka nisur përgatitjet për festën...
Një hekurudhë midis Kinës dhe Nepalit mund të konsistojnë në...
Sipas një drafti të publikuar në ministrinë e Brendshme të G...
Me afërsisht 6 mijë libra të dhuruar me porosinë e edukuesit...
Hillary Clinton do të shpallë fushatën e saj presidenciale d...
Sipas studimeve më të fundit të shkencës, kërkues të Univers...
Sipas një studimi amerikan lëngu i qershisë mund të ulë dhim...
Larg duart nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, profesor...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Ambasadori i Republ...
Zbulohen faqet e regjistrit te sallës komando te Gardës së R...
Frymëmarrja me bark konsiderohet si një mënyrë e shëndetshme...
Policia rrugore e kryeqytetit ka informuar sot se është bllo...
Festa ortodokse e Pashkëve që kremtohet masivisht nga qyteta...
Së shpejti, Lisa Marie dhe Hound Dog II, dy avionët që ishin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...