Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Thellohet akoma dhe më tepër konflikti mes universiteteve në Shqipëri dhe klanit Nikolla-Çili. Në qoftë se Ministria e Arsimit vijon të mos dëgjojë zërin e pedagogëve dhe studentëve për ligjin e arsimit të lartë, këta të fundit pritet që shumë shpejt të nisin një grevë urie. Pas protestave të vazhdueshme të zhvilluara prej tyre, tani duket se do të ketë një përshkallëzim, duke filluar me greva urie apo dhe bojkote. Por nëse deputetët në komisionet parlamentare tregohen të pavëmendshëm ndaj kauzës së tyre dhe do të bëjnë miratimin e draftit, universitetet do t?i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar këtë ligj.
Kjo gjë është konfirmuar për gazetën ?Sot? si nga studentë ashtu edhe nga pedagogë, të cilët kanë thënë se në ditët në vijim do të ashpërsohen reagimet e tyre. ?Protestat do të vijojnë të përshkallëzohen gjatë kohës që drafti do të shqyrtohet në komisione. Do vijojmë të kemi reagime dhe protesta dhe nëse vijohet kështu do të shkojmë drejt grevës së urisë. Normalisht do të ndjekim më pas edhe të gjitha procedurat ligjore nëse miratohet, duke ju drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë që të frenojmë miratimin e ligjit, ose të paktën të ndryshojmë ato pika që janë të tmerrshme?, deklaroi për gazetën pedagogu i Historisë, Andi Pinari.
Financohet privati
Më tej Pinari ka renditur edhe disa prej arsyeve se përse stafet akademike e kundërshtojnë këtë ligj, duke thënë se përmes tij do të financohen universitetet private dhe kjo do të rrënojë ato publike. Po ashtu ai u shpreh se përmes tij cenohet autonomia e universiteteve. ?Ajo çfarë bën ky ligj është transformimi i të gjithë universiteteve private në universitete publike të pavarura. Në këtë mënyrë do të përfitojnë nga ato fonde të pakta që aktualisht i merr vetëm universiteti publik. Ky është një problem. Më pas është çështja e trajtimit të studentëve, ku parashikohet shumë pak edhe për përmirësimin e kushteve apo strukturës së organizimit. Ajo që është Kali i Trojës është rritja e tarifave të studentëve. Edhe nëse nuk e bën qeveria, domosdoshmërisht do ta bëjë universiteti publik apo dhe ky publik i pavarur pasi kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të mbijetuar?, vijoi ai.
Cenohet autonomia
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe studiuesi dhe pedagogu Aleksandër Koçani, i cili është shprehur për gazetën se përmes këtij drafti qeveria do të rrisë kontrollin ndaj universiteteve. Ai ka bërë thirrje që ai të rrëzohet në komisionet parlamentare. ?Për mendimin tim ky draft nuk duhet të kalojë fare në Parlament, pasi e kam shumë të vështirë që të gjej pika pozitive në të.
Ky ligj u motivua nga ideja që deri më tani autonomia universitare ishte abuzuar. Dhe kjo është e vërtetë, si në zgjedhje apo aktivitete të tjera, partia arrinte të lobonte dhe të merrte kreun e fakulteteve, pra me pak fjalë kanë bërë siç ju ka dashur qejfi. Nga ana tjetër MAS në kundërshtim me ato të drejta dhe detyra që vë ligji që të vijë dhe të kontrollojë. Mirëpo ndryshimi tani kërkohet i tillë që bashkë me abuzimet të zhdukësh autonominë.
Duke zhdukur autonominë, zhduk vetë universitetin. Universiteti publik që nuk ka autonomi, nuk ka liri akademike, që nuk është më vatër e mendimit kritik, nuk është më universitet?, tha ai. Prej më shumë se një viti pedagogë dhe studentë e kanë kundërshtuar ashpër nismën e Ministrisë së Arsimit për të hartuar një ligj të ri për arsimin e lartë. Por edhe pse u morën për bazë disa sugjerime, ato më të rëndësishmet u lanë jashtë e për këtë arsye pritet që në vijim të ketë reagime më të forta nga stafet akademike.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars 2015, arriti 12...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacioni...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot aksio...
Këngëtarja Jonida Maliqi duket se do ti rikthehet muzikës. P...
Xhaxhai i Aleksandër Kurtit, personit të vrarë në mars të vi...
Nga Armand ShkullakuTashmë është kthyer në një barsoletë shp...
Pasi njoftoi planet e saj për të filluar prodhimin e filmave...
Zbulimi i jetës jashtëtokësore, ndoshta ngjarja më emocionue...
Nga Artan FugaA di njeri o njerëz, statistika të tilla të do...
Në 22 prill hyn në fuqi patenta me pikë. Lejet e drejtimit a...
Më datë 22 prill hyn në fuqi sistemi i ri pikëve për lejet e...
Jezusi ishte i martuar, kishte një djalë dhe pas vdekjes ësh...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të regjistroi sot tet...
Rrjeti televiziv francez TV5Monde është sulmuar nga hakerat ...
Filmi klasik Pinocchio do kthehet në një film me njerëz nga ...
Njerëzit e shkurtër mund të kenë një rrezik në rritje të sëm...
Antropologia biologe Helen Fisher ka një shpjegim perfekt pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...