Nga Armand Shkullaku
Tashmë është kthyer në një barsoletë shprehja alla nardndoka e kryeministrit Rama: ?Shqiptarët kanë nevojë për Europën njësoj siç Europa ka nevojë për shqiptarët?. Kryeministri po e përdor aq shpesh, sa edhe vetë ka harruar për çfarë ka dashur ta përdorë në fillim të herës. Së fundmi, e tha këtë perlë të mendimit të tij politik në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, si një lloj paralajmërimi për Europën, e cila duhet të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë, sepse përndryshe? Sepse përndryshe, thotë Edi Rama, ajo, Europa, ?mund të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë?.
Më pas, kryeministri shqiptar e shtjellon idenë e tij duke nënkuptuar hapur se, nëse Bashkimi Europian nuk do t?i pranojë sa më parë shqiptarët brenda tij, atëherë këta do të jenë të detyruar të bashkohen ?jo në funksion të Bashkimit Europian, si një proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë, por si një reagim ndaj një verbërie apo një përtacie europiane? që të triumfonte me patjetër dhe pa asnjë mundësi të dytë linja e një bashkimi? ku shqiptarët nuk do ta pranonin për një kohë të gjatë këtë historinë ?tërhiq e mos e këput? të Europës dhe këtë qasjen tërhiq e mos e këput me njëri-tjetrin?.
Kjo tezë e Edi Ramës do të përkthehej ndryshe si një mesazh ndaj Brukselit, i cili ose duhet t?i pranojë brenda vetes shtete problematike si Shqipëria dhe Kosova ashtu siç janë, ose këto do të provokojnë trazira, do të kërkojnë bashkim, ndryshim kufijsh, shkurt do t?i sjellin andralla gjithë Europës.
?Sot Europa ka nevojë për shqiptarët njësoj siç kanë nevojë shqiptarët për Europën dhe, në qoftë se Europa e shikon Ballkanin dhe e shikon zhvillimin në Ballkan si gjëra pa lidhje me fatet e saj dhe, në qoftë se Europa nuk arrin të kuptojë se proceseve që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon, duhet t?u bashkëngjisë vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mundet vërtet që të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë?. Ky kërcënim, ndonëse me gjuhën e vizionarit që arrin të kuptojë atë që vetë Europa nuk e kuptuakërka dot vetë, nuk është i panjohur në këto anë.
E kanë stërpërdorur shumë liderë ballkanikë, sa herë kanë dështuar të kryejnë ?të famshmet detyra të shtëpisë?. Sa herë u është dashur të mbulojnë paaftësinë, korrupsionin, sundimin e një pakice, lidhjet me krimin, mungesën e shtypit të lirë, kompromentimin e shoqërisë civile, krizën ekonomike, varfërinë, papunësinë, me një fjalë dështimin për të bërë një shtet normal brenda rregullave të demokracisë europiane.
Kemi shembullin e liderëve në Maqedoni, atyre në Serbi apo edhe të paraardhësit të Edi Ramës në Shqipëri. Ish- kryeministri Berisha i shtoi dozat provokuese të ?albanofobisë?, të bashkimit të shqiptarëve, të mesazheve të forta patriotike, pikërisht kur qeverisja e tij mbeti në vendnumëro. Nënteksti ishte i qartë: na pranoni siç jemi, ose përndryshe do t?u krijojmë probleme.
Kryeministri Rama i ka hyrë shumë shpejt një politike të tillë. Nëse në një vit e gjysmë qeverisje, ai nuk ka mundur t?u afrohet objektivave të veta dhe kritereve të anëtarësimit në BE, për këtë nuk ka pse fajëson Europën. Ai nuk mund të kërkojë një integrim me pahir ose në të kundërt, do të thyejë xhamat me gurë.
Nuk është përgjegjësi e Europës pse Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, me nivele të lirive në zonat e kuqe, me kriminelë në Parlament dhe të korruptuar në qeveri, me mungesë të investimeve të huaja, me kriminalitet shqetësues dhe krim të organizuar. Sado që Europa të ketë nevojë për shqiptarët, ajo nuk mund të pranojë një shtet ku kryeministri i jep mend Brukselit dhe nuk ka mend të rregullojë vendin e tij.
Sofizmat e Ramës në thelb nuk janë të panjohura për shqiptarët. Është teksti i ri i një kënge të vjetër që fajin kërkon t?ua lërë të tjerëve, Europës, botës, armiqve të brendshëm e të jashtëm, ekstremistëve dhe qarqeve antishqiptare, që e kanë halë në sy vendin e shqiponjave. Është kënga e hallit sa herë që udhëheqësit tanë përballen me dështimin e tyre. Përdorimi i patriotizmave apo më keq akoma, i presioneve nacionaliste si ushqim për të mbushur barkun bosh nga paaftësia qeverisëse, është një taktikë që nuk funksionon.
Nëse shqiptarët sot janë ende larg Bashkimit Europian, kjo nuk është për shkak të përtacisë, ekstremizmave apo verbërisë europiane, por të gjendjes në të cilën ndodhen. Këtë gjendje kryeministri Rama nuk mund ta kapërcejë me kërcënimet për bashkim të shqiptarëve në një shtet, por duke bërë detyrën për të cilën është votuar. Kërcënimet e tij nuk trembin as laraskat, sepse mjaftoi një fjali e Konçijançiçit nga Brukseli dhe kryeministri e ndryshoi gjuhën me të cilën foli në Ulqin. Por përpara gjuhës duhet të ndryshojë mendjen, sepse sado që Europa të ketë nevojë për shqiptarët, përsëri rrezikojmë të mbetemi larg saj.
Pasi njoftoi planet e saj për të filluar prodhimin e filmave...
Zbulimi i jetës jashtëtokësore, ndoshta ngjarja më emocionue...
Nga Artan FugaA di njeri o njerëz, statistika të tilla të do...
Në 22 prill hyn në fuqi patenta me pikë. Lejet e drejtimit a...
Më datë 22 prill hyn në fuqi sistemi i ri pikëve për lejet e...
Jezusi ishte i martuar, kishte një djalë dhe pas vdekjes ësh...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të regjistroi sot tet...
Rrjeti televiziv francez TV5Monde është sulmuar nga hakerat ...
Filmi klasik Pinocchio do kthehet në një film me njerëz nga ...
Njerëzit e shkurtër mund të kenë një rrezik në rritje të sëm...
Antropologia biologe Helen Fisher ka një shpjegim perfekt pë...
Nga Kastriot MYFTARAJShërbimi inteligjent i një vendi anëtar...
Deputeti Nard Ndoka ka deklaruar se në Parlament ka gra depu...
“Arturo Ui” shfaqja me regji nga Armand Bora, është shfaqja ...
Vizion Plus ka arritur të sigurojë marrëveshjen sekrete që q...
Greqia i përmendi me shifra kërkesat për dëmshpërblim, që ka...
Dy ushtarë ukrainas dhe një luftëtar rebel janë vrarë gjatë ...
Banorët e Marinzës në Fier shprehen të indinjuar nga ndotja ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...