web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ KURUM lider si shkaktari kryesor i nivelit të ndotjes

9 Prill 2015, 14:15, Aktualitet CNA

Ministria e Mjedisit nuk ka vënë në funksion dy stacionet e monitorimit të dhuruara nga BE që përcaktojnë periodikisht nivelin e ndotjes në Elbasan dhe kjo përcaktohet si mungesë transparence.

Kështu retë e tymit që shkaktohen nga industria e rëndë vijojnë të jenë vizitorë në qytetin e Elbasanit, sakaq KURUM vijon të mbetet lider si shkaktari kryesor i nivelit të ndotjes.

Kështu qytetarët Elbasanas nuk dinë se cili është niveli i ndotjes së ajrit që thithin çdo ditë. Të gjithë deklarojnë një zëri se nëse shteti do atëherë edhe kompanitë industriale mund të kontrollohen duke respektuar normat e shkarkimeve në ajër.





Lajmet e fundit nga