web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKM dhe Instituti Italian i Fizikës Bërthamore firmosin memorandum mirëkuptimi

9 Prill 2015, 13:15, Aktualitet CNA

Përfaqësuesit e palës shqiptare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi me Institutin Italian të Fizikës Bërthamore, i cili do te ofrojë asistencë teknike në monitorimin e ndotjes radioaktive në territorin shqiptar.

AKM ka vlerësuar këtë mundësi mjaft të mirë për identifikimin e zonave të prekura nga radiokativiteti dhe për marrjen e masave konkrete. Nga ana e tij përfaqësuesi i Institutit Italian të Fizikës Bërthamore, Fernando Ferrono, tha se kjo është një mundësi e mirë bashkëpunimi mes vendeve tona, në shërbim të mjedisit.





Lajmet e fundit nga