web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon Menduh Thaçin, diskutohet situata politike në Maqedoni

9 Prill 2015, 12:00, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, në një takim, ku u diskutua për situatën politike në Maqedoni.

Kryetari Basha, rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kauzën e drejtë të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe shoqëror.

Lideri i opozites ka shprehur mbështetjen e PD-së për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nxit pa asnjë rezervë bashkëpunimin mes dy partive shqiptare në Maqedoni.





Lajmet e fundit nga