Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Dokumentet e lashta të njohura si Dorëshkrimet e Detit të Vdekur u zbuluan në mesin e shekullit të 20, dhe ato vazhdojnë të japin të dhëna për jetën dhe besimet fetare në Izraelin e lashtë. Një ekspozitë në Los Anxheles tregon se si shkenca moderne është duke sjellë në jetë historinë e këtyre dokumenteve të lashta.
Ekspozita më e madhe e këtij lloji e shfaqur ndonjëherë jashtë Izraelit mund të shihet në Qendrën Shkencore të Kalifornisë.
Vizitorët mësojnë mbi historinë e dorëshkrimeve të lashta që janë fshehur në shpellat e qytetit të sotëm të Bregut Perëndimor gjatë shekullit të parë, për t?i mbrojtur ato nga ushtria romake.
Dorëshkrimet janë shkruar në një periudhë qindra vjeçare dhe ilustrojnë larminë e Izraelit të lashtë, i cili ishte shtëpi e sekteve të ndryshme hebraike, si dhe të krishterët e hershëm.
Dokumentet përfshijnë shkrime sektare, dhe gjithashtu tekste biblike që janë të rëndësishme për të tre besime, thotë Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Los Anxheles, David Siegel.
“Bariu, i cili në vitin 1947 hyri në atë shpellë dhe gjeti këto dorëshkrime, zbuloi dorëshkrimet më të hershme të njohura të Biblës. Pra, ato janë të rëndësishme për hebrenjtë, por edhe për të krishterët dhe për myslimanët”.
Shkencëtarët kanë studiuar dorëshkrimet duke përdorur teknika moderne, për të bashkuar mijëra fragmente të pergamenëve dhe papirusit në qindra tekste, thotë punonjësja e Qendrës Shkencore të Kalifornisë, Diane Perlov.
“Shkencëtarët kanë përdorur imazhe shumë-spektrale, karbonin-14 për përcaktimin e vjetërsisë, analizat e ADN-së dhe mjete të tjera për t?i bashkuar të gjitha këto pjesë individuale në të njëjtin dorëshkrim, në mënyrë që ato të jenë të lexueshme”.
Klima e rajonit ka ndihmuar në ruajtjen e dorëshkrimeve, thotë bashkë-kuratorja e ekspozitës Risa Levitt Kohn.
“Ishte një situatë klimatike vërtetë unike pranë Detit të Vdekur: lagështia, temperatura, dhe fakti që këto dokumente janë fshehur në shpella”.
Objekte mbretërore dhe rituale dhe artikuj nga jeta e përditshme që përfshirjnë një periudhë 1200 vjeçare janë gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite.
Ato përfshijnë monedha, qeramikë, dhe një gur tre-tonësh nga Muri Perëndimor, e vetmja mbetje e tempullit të dytë hebraik, të shkatërruara nga pushtuesit romakë në vitin 70.
Analizat e vazhdueshme janë rezultat i punës së shumë ekspertëve, thotë bashkë-kuratorja e ekspozitës Debora Ben-Ami e Autoritetit Izraelit të Antikitet.
“Ne jemi duke treguar një histori të plotë, duke u nisur nga e tashmja dhe duke shkuar prapa në të kaluarën, në një kohë të ndryshme, në një vend tjetër, duke e kuptuar gjithë kontekstin dhe rëndësinë e kësaj historie”.
Zonja Ben-Ami thotë se shumë çështja janë ende të pazgjidhura, përfshirë edhe identitetin e njerëzve të cilët i kanë fshehur dorëshkrimet. Por shkencëtarët dhe studiuesit janë ende duke punuar për të hedhur dritë mbi këto dorëshkrime të lashta.
Është një reagim krijues ndaj disavantazhit ekonomik i adopt...
Çdo vit, kompanitë e prodhimit të makinave nga mbarë bota mb...
Edhe pak ditë dhe Greqia do të njohë fatin e saj. Të enjten,...
“Merchants of Doubt”, “Tregtarët e dyshimit” është dokumenta...
Skenat finale të Paul Walker në filmin ‘Furious 7’ raportohe...
Do të regjistrojë atë që vjen në tru: kur gënjen, në fakt, n...
Pas më shumë se një viti dhe zërave të panumërt në lidhje me...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka shprehur n...
Këto tunele ndodhen në Kaliforni dhe janë krijuar në mënyrë ...
Pjesëtarët e patrullës së sigurisë në plazhin e Papamoas në ...
Shkëlqimi i aktores Shailene Woodley, që luan rolin e Tris P...
Lidhur me bukuritë mitologjike klasike, Qiproja është urë na...
Zakonisht dhëmbi i parë i foshnjes fillon të shtyjë drejt mi...
Apple pritet që të krijojë telefonin që është rezistent ndaj...
Agjencia e Bashkimit Europian për sigurinë ajrore i kishte s...
Një raport i ri nga Frank N. Magid Associates ka bërë të dit...
Pas tragjedisë së fundit ajrore shumë pasagjerë hipin në avi...
Kanë kaluar gati 4 muaj që kur Qeveria aktuale e Republikës ...
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një mak...
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje të pafajshëm të akuzu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...