Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.
Vendimi ishte shumë i diskutuar jo për faktin se u shpall Frroku i pafajshëm, por mënyrën e dobët të Prokurorisë për të ndërtuar provat dhe vërtetuar akuzën e ngritur.
Por ky është i veçse i fundit në radhën e gjatë të proceseve gjyqësore të dështuara, raporton Vizion Plus.
Procese gjyqësore, te cilat ligjërisht kanë mbetur pa autore, ndërkohë që në më të shumtën e rasteve procedura ka diktuar dhe përfundimin e tyre.
Për dosje të tilla prokuroria ka kërkuar gjithnjë dënime të ashpra për të akuzuarit por në fund ato janë mbyllur me shpallje pafajësie dhe mungesë provash.
Zamira Durda që humbi djalin 7 vjeçar, shpërtheu në lot dhe zuri për disa minuta derën e sallës kur gjyqtari lexoi vendimet për 28 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Në mars të vitit 2012 trupa gjyqësore dha vendime disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej prokurorisë dhe rrëzoi akuzën për vrasje në bazë të të cilës kërkohej burg përjetë për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë që u mori jetën 26 personave.
Pas apelit dhe kryerjes së një pjese të mirë të dënimit në paraburgim drejtori i kompanisë Albademil Mihal Delijorgji u lirua,drejtori i Fabrikës së demontimit Dritan Minxholli e ish drejtori i kompanisë Meico Ylli Pinari përfituan liri me kusht ndërkohë që Sokol Ngjecit, mbikëqyrësit të kompanisë i kanë mbetur vetëm pak muaj vuajtje dënimi. I njëjti skenar do të ishte dhe për vrasjet e protestës së 21 janarit 2011.
Edhe në këtë dosje dy vite më parë prokuroria kërkoi dënime të ashpra por sërish pafajësi. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupo. Por në vendimin prej afro 40 faqesh treshja gjykuese arsyetoi se akuza e ?vrasjes në rrethana cilësuese? nuk qëndron, pasi nuk provohet fakti se viktimat dhe të pandehurit njiheshin më parë mes tyre, e për këtë arsye të ketë ekzistuar vrasja me dashje.
Edhe në këtë rast prokuroria kishte gabuar sipas gjykatës e cila duke ndjekur këtë logjikë pranoi vrasjet, por rrëzoi prokurorinë rreth natyrës së veprës penale, e cila pretendonte që nga fillimi i hetimeve për vrasje me dashje. Për shkak të procedurave përfundoi dhe odiseja katërvjeçare e procesit gjyqësor për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.
Në nëntor të vitit 2012 Gjykata për Krimet e Rënda shpalli fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e shqiptaro-maqedonasit, të pandehurin Ilir Kumbaro, duke e dënuar atë me 15 vjet burg por në mungesë pasi ish shefi i SHIK iu arratis dhe drejtësisë Britanike nga ku pritej të ekstradohej.
Po ashtu fajtorë u shpallën edhe dy të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi por përfituan nga amnistia e 100 vjetorit të pavarësisë duke shmangur kështu dënimin me burg. Ka edhe raste te tjera më pak të njohura, kur akuza nuk arrin të provojë pretendimet e saj ne gjykatë, por ne asnjë rast, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimet.
Rasti i Frrokut, që rrezikonte dënimin përjetë, sot është i lirë, është më i fundit që e çon peshën e përgjegjësisë ne organin e drejtuar nga Adriatik Llalla.
Rreth 150 emigrantë, mes të cilëve libianë, somalezë, nga Er...
Qëndrimi i Prokurorisë është diametralisht i kundërt me atë ...
Festën e Pashkëve besimtarëve katolikë dhe gjithë shqiptarëv...
Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëven...
Katër ushtarë të Ukrainës janë vrarë sot në pjesën lindore t...
Kisha Katolike e Kosovës të shtunën në mbrëmje organizoi kon...
Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka shfrytëzuar ...
Dhjetëra banorë në qytetin e Kukësit protestuan sot para zyr...
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolik për Pashk...
Elvi FUNDO Grida Duma, Sekretarja e Mardhënieve me Publikun ...
Kryeministri Edi Rama uron besimtarët katolik për Pashkët. N...
Autoritet franceze thanë se përfunduan kërkimin për trupat e...
Duket se janë shfaqur edhe problemet e para shëndetësore për...
Me rastin e festës së Pashkëve, kreu i Kuvendit të Shqipëris...
Në stadiumin e Palestinës është vënë re edhe prania e një ti...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një...
Dhjetra antena të kompanive celulare, vendosen në tarrcat e ...
Gazi i shpërthyer nga fontana në Marinëz, vec dëmeve në ambi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...