web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thaçi takon ambasadorin e Izraelit në Beograd

1 Prill 2015, 08:58, Kosova & Bota CNA

Shumë gjëra i bashkojnë popujt e Kosovës dhe Izraelit ka thënë zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi, gjatë takimit me ambasadorin e Izraelit në Beograd.

Ambasadori izraelit, Yossef Levy po qëndron në kryeqytetin e Kosovës për takime me zyrtarë të shtetit të Kosovës.

Lajmin për takimin e ka bërë publik Thaçi në faqen e tij në ?Facebook?.

?U takova sot me Ambasadorin izraelit Yossef Levy me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes shteteve tona dhe pupujve tonë. Shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalon shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi?, ka shkruar numri dy i qeverisë së Kosovës.





Lajmet e fundit nga