Koalicioni opozitar: Në zgjedhjet lokale, me kandidatë të përbashkët
Koalicioni opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët p...
Gjashtë vjet më parë, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26 Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht, nëpërmjet të cilit Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të fillonin bisedimet për anëtarësimin. Ky vendim erdhi pas mbylljes të ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP) të Shqipërisë me NATO-n dhe pas kryerjes të një sërë reformave që synonin plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësimin në Aleancë.
Më 25 prill 2008 Shqiperia dhe Kroacia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO. Agjenda e këtyrë bisedimeve përfshinte çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore që të dy vendet trajtuan me ekspertët e Aleancës, me qëllim rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të përmbushur në të ardhmen të gjitha detyrimet që lidheshin me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë.
Nëpërmjet një serie takimesh dypalëshe midis ekipeve të ekspertëve të NATO-s dhe ekipeve të institucioneve shqiptare u trajtua dhe u konfirmua zyrtarisht interesi, vullneti dhe mundësitë e Shqipërisë për të plotësuar detyrimet dhe angazhimet politike, ligjore dhe ushtarake të anëtarësimit në NATO. Produkt final i këtyre diskutimeve ishte një kalendar me afate kohore për përmbushjen e kritereve dhe reformave të domosdoshme.
Periudha e përgatitjes për anëtarësim shërbeu për intensifikimin e përpjekjeve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të thelluar në të gjitha drejtimet reformën e mbrojtjes, duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve sipas standardeve të NATO-s.
Kështu, u punua me përparësi për plotësimin e kuadrit të dokumenteve bazë strategjike të rishikuara, si Strategjia Ushtarake, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FARSH 2007-2020, Udhëzimi për Planifikimin Strategjik 2008, etj.
Më 9 korrik 2008, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Schaefer, dhe në praninë e Ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve të ftuara, të 26 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan gjatë një ceremonie në selinë e NATO-s në Bruksel Protokollet e Anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë, akte këto juridike që i bashkëngjiten Traktatit të Uashingtonit duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm institucional për anëtarësimin e të dy vendeve në Aleancën Atlantike.
Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, në të cilën morën pjësë Kryeministrat e të dy vendeve, ndërsa një ditë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë së cilës zhvilloi takime më Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të vendit. Gjithashtu, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ju akordua gjatë kësaj vizite titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.
Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare. Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar.
Objektivi kryesor i Aleancës mbetet përballimi i sfidave të sigurisë të shekullit të 21. Ashtu si edhe më parë siguria e vendeve anëtare të NATO-s bazohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit që është edhe parimi themelor i ?mbrojtjes kolektive? të Aleancës. Ky nen, i cili përcakton se sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjitha vendeve, duke parashikuar mbrojtën kolektive, mori një rëndësi të veçantë si pasojë e rreziqeve të sigurisë që u materializuan gjatë vitit të kaluar dhe që u trajtuan gjerësisht në Samitin e NATO-s në Uells.
Nëpërmjet adoptimit në Uells të Planit (RAP), vendet aleate ndërmorën hapat e nevojshme për të përforcuar sigurinë euroatlantike ndaj kërcënimeve që vijnë nga lindja dhe nga jugu i territorit të vendeve aleate.
Krahas mbështetjes për Ukrainën përmes krijimit të pesë fondeve të mirëbesimit, vendet aleate ritheksuan angazhimin e tyre në mbështetje të Afganistanit. Po ashtu, ata u angazhuan për ndaljen e rënies së shpenzimeve të mbrojtjes dhe rritjes së tyre gjatë një dekade deri në nivelin 2/% të GDP-së, si dhe vunë theksin mbi rëndësinë e forcimit të lidhjes Transatlantike.
Duke ritheksuar rëndësinë e Politikës së NATO-s së Dyerve të Hapura, vendet anëtare vendosën hapjen e bisedimeve intensive me Malin e Zi, me qëllim që Brenda këtij viti të merret një vendim nëse Mali i Zi do të ftohet për tu anëtarësuar në NATO. Gjithashtu, Aleatët i afruan Gjeorgjisë një paketë të zgjeruar masash në ndihmë të përgatitjeve të këtij vendi për anëtarësim në NATO.
Pas anëtarësimit në NATO, përpjekjet e Shqipërisë u fokusuan në transformimin e forcave të armatosura në një forcë me përmasa më të vogla, tërësisht profesioniste, e aftë për t?u dislokuar dhe e ndërveprueshme me NATO-n. Objektivi kryesor i politikave të mbrojtjes është integrimi i plotë i Forcave të Armatosura në strukturat e NATO-s deri në vitin 2019. Ky integrim dhe modernizimi i Forcave të Armatosura është shoqëruar me angazhimin për reduktimin e depove të municioneve, si dhe shkatërrimin e një sasie të madhe municionesh.
Gjithashtu, Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support, pas vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it. Po ashtu, në përputhje të plotë me kërkesat e NATO-s, kontributet tona kanë ardhur duke u rritur në drejtim të asistencës për trajnimin profesional të Forcave Kombëtare Afgane të Sigurisë.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ajo i ka kushtuar dhe kushton vëmendje të veçantë mbështetjes së bashkëpunimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe procesit politiko-ushtarak të ridimensionimit të rolit të KFOR-it në Kosovë.
Koalicioni opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët p...
Ish-Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali është shprehur l...
Qeveria ka firmosur sot edhe strategjinë ndërsektoriale “Axh...
Ka përfunduar takimi i Partisë Demokratike me aleatet e saj ...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 01 Prill 2015 janë...
Kreu i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Va...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur takimin...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar gjatë ditës së s...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se gjatë seancës parlamenta...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur mesdi...
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu gjatë mbledh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur mesditë...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot dhe ka rrëzuar dy de...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nëpërmjet ...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Kr...
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot Ambasa...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë D...
Deputeti Pjerin Ndreu, i cili ka qenë ish-drejtues i lartë p...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda është shprehur ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua të martën me Ombudsma...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...