Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Ekonomi dhe politikë: Për herë të parë një delegacioni i Serbisë merr pjesë në një konferencë zyrtare në Kosovë. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq dhe ministrja e Komunikacionit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlloviq. “Unë kam kaluar shpesh nëpër Prishtinë, por për herë të parë jam në qendër të Prishtinës. Mendoj se duhet të punojmë më shumë në drejtim të relaksimit të raporteve dhe kjo vizitë këtu është një gjë shumë pozitive, për shkak të relaksimit të raporteve. Duhet mundësuar një qarkullim më i mirë i njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Ne kaluam sot rrugën prej Nishit për në Prishtinë dhe kjo rrugë duhet të ndërtohet. Këtë e kanë mbështetur të gjithë edhe në Evropë, por financimi i ndërtimit ende mbetet problem”, theksoi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në Prishtinë.
“Duhet të shikojmë përpara dhe duhet t’u ikim deklaratave që na kthejnë mbrapa”, tha ai pas konferencës rajonale “Western Balkan 6”, e cila mbahet si rrjedhojë e “procesit të Berlinit”, respektivisht konferencës së organizuar në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore. Daçiq u shpreh në Prishtinë se bashkëpunimi ekonomik “është një prej parakushteve kryesore për realizimin e projekteve rajonale me mbështetjen e Bashkimit Evropian”. Vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas Daçiq, duhet të realizojnë synimet e tyre “jo mbi bazët e dashurisë dhe urrejtjes, por mbi bazën e interesave.”
“Ky takim në Prishtinë dëshmon për relaksimin e raporteve në Ballkan dhe përcaktimin e përbashkët të vendeve të këtij rajoni për paqe dhe stabilitet, si bazë për realizimin e interesave ekonomike dhe projekteve të paraqitura para BE-së”, theksoi Daçiq. Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se qëllimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është që deri në vitin 2030 i gjithë rajoni të ndërlidhet me rrjetin e rrugëve evropiane. “Shpresoj se deri atëherë do të futemi në BE, por pavarësisht nga kjo, me rëndësi është të gjejmë mjete financiare për financimin e projekteve të përbashkëta”, theksoi Daçiq.
Politika si problem
Daçiq nuk deshi të flas për raportet politike mes Kosovës dhe Serbisë, me shpjegimin se këto konferenca janë vetëm pjesë e konferencës së inicuar në Berlin nga kancelarja Merkel dhe kanë për synim forcimin e paqes dhe stablitetit në rajon si bazë për bashkëpunim ekonomik. Megjithatë pas insistimit të gazetarëve, Daçiq komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për “bashkimin e shqiptarëve pas futjes në Bashkimin Evropian”. Ai tha se “kjo tezë më shumë i dedikohet elektoratit në Shqipëri. Kushdo popull që futet në BE mund të thotë këtë. Këtë mund ta themi edhe ne serbët, sepse në BE do të jenë edhe serbët nga Bosnje-Hercegovina dhe vendet e tjera. Por kjo nuk na çon askund. Nuk duhet të lejojmë që sindroma e dronit të influencojë zhvillimet e një rëndësie të veçantë historike, siç ishte vizita e kryeminisrit Rama në Beograd, mundësinë e bashkimit të projekteve tona dhe paraqitjen e tyre para BE-së”, tha ai. Në këtë konferencë ai tha se pas “turbulencave të shumta, në rajon është arritur përparim i dukshëm drejt vendosjes së paqes, bashkëpunimit, demokracisë dhe integrimeve evrpiane.”
Komunat serbe dhe problemi i politikës
Ministri i Jashtëm serb tha se duhet punuar drejt bashkimit të realizimit të interesave serbe në Kosovë. Asociacioni i komunave serbe, me siguri që nuk do të jetë “një organizatë si kryqi i kuq, por do të ketë edhe kompetencat e veta”. Por kjo, sipas tij, do të jetë pjesë e marrëveshjeve në procesin e dialogut në Bruksel, në nivelin e kryeministrave. Në pyetjen e Deutsche Welles, sa influencojnë tendosjet politike mes Prishtinës dhe Begoradit zbatimin e projekteve ekonomike, ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrasrukturës, Zorana Mihaloviq tha se kjo konferencë ishte një shans i mirë që të gjitha korridoret rrugore që kalojnë nëpër Serbi të vendosen në rend dite.
Disa prej këtyre projekteve kalojnë prej Nishit nëpër Prishtinë, e deri në Tiranë dhe Vlorë. “Për Serbinë këto konferenca janë të mira, sepse theksohet se jemi faktor stabiliteti. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi kaluar shumë gjëra në vitet dhe dekadat e fundit. Qëllimi kryesor është që njerëzit të jetojnë më mirë dhe për këtë është e domosdoshme të vendosim lidhjet rajonale, të ndërtojmë rrugët dhe hekurudhat”, theksoi Mihajloviq. Sipas saj, ka ardhur koha kur po flitet më shumë për financimin e projekteve, se sa për ngarkesat politike nga e kaluara.
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, përmes një po...
Një hetim i nisur në nëntor të vitit të kaluar në Prizren ka...
Tifozët janë ndeshur me vështirësi për gjetjen e biletave pë...
Të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë është pothuaj m...
Këshilli i Ministrave miratoi dje një vendim që garanton shp...
Njërit nga pilotët e aeroplanit gjerman të Germanëings, i ci...
Kuvendi pritet që në seancën e sotme plenare të votojë për ...
Partia Demokratike do të bojkotojë votimin në Kuvend për heq...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se personat me m...
Zyrtarët e institucioneve të Brukselit vijojnë të përplasen ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se personat me m...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me pretendi...
Nga Artan FugaJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Zyrtarët e institucioneve të Brukselit vijojnë të përplasen ...
Tre automjete janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme ...
Një masiv dheu ka rënë mbrëmjen e të mërkurës në Kukës, në ...
ARRSH ka njoftuar se është duke u punuar për pastrimin e rru...
I’u desh mbi dy orë të nxirrte në breg të detit një peshk gj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...