Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Është spekuluar se arrestimi dhe dënimi me burg i ish-kryeministrit kroat Sanader për korrupsion u bë bileta përfundimtare e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Në fakt, modeli ?Sanader? i ndëshkimit të korrupsionit në nivelet e larta të politikës është modeli më i keq i mundshëm, sepse është modeli i ndëshkimit përzgjedhës, vetëm nga njëri kah i politikës. Sanader i përkiste partisë nacionaliste kroate HDZ, partia e Tugjman, e cila shpalli pavarësinë e Kroacisë, dhe rifitoi me luftë territoret kroate të okupuara nga serbët. Rivalët e majtë ish-komunistë të HDZ, ndonëse nuk qenë kundër shkëputjes së Kroacisë nga federata jugosllave, i quanin të nxituara hapat e nacionalistëve kroatë. Kroatët janë në shumicën e tyre nacionalistë nga bindjet. Perëndimit nuk i pëlqente pesha e madhe e së djathtës në politikën kroate, se tashmë kërkonte që në Ballkan peshorja politike të anonte nga të moderuarit. Prandaj të djathtët kroatë u stigmatizuan si të korruptuar dhe lideri më i rëndësishëm i së djathtës kroate pas Tugjmanit, u arrestua dhe u dënua për korrupsion, nën presionin e Perëndimit. Arrestimi dhe dënimi i Sanaderit nuk ka kuptim tjetër veç atij se meqënse nuk kanë mundësi të arrestojnë Tugjmanin e vdekur, po arrestojnë pasardhësin e tij. Për korrupsion dhe shpërdorim detyre janë përgjegjës dhe kryeministra të majtë kroatë por asnjë prej tyre nuk u arrestua apo u dënua për këtë gjë. A thua ish-komunistët kroatë mbajnë licencën e puritanizmit?
Modeli ?Sanader? i luftës kundër korrupsionit nuk është gjë tjetër veçse përdorimi i institucioneve të Drejtësisë, Prokuorisë Publike dhe Gjykatave si instrumente të subversionit politik. Tashmë ka shenja se modeli ?Sanader? kërkohet të zbatohet edhe në Shqipëri. Në prag të takimit Shqipëri-Bashkim Europian që u mbajt sot në Tiranë, shefja e Misionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, kroatja Romana Vlahutin tha në një intervistë se arrestimi i Sanaderit i shërbeu Kroacisë për t? u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Pikërisht ditën që mbahej takimi Shqipëri-BE, Tiranën e vizitoi Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla. Prokurori i Përgjithshëm kroat kishte ardhur që t? u mbante prokurorëve shqiptarë një leksion pikërisht për rastin ?Sanader?. Përkimi i agjendës të Kryeministrit Rama me atë të Prokurorit të Përgjithshëm Llalla nuk ishte një gjë e rastit. Agjendat e tyre të sotme janë kordinuar në zyrën e Ramës, ku Llalla tashmë nuk nguron të shkojë publikisht madje për të folur për çështje shumë të ndjeshme hetimore, si çështja ?Doshi?, për të cilën Llalla e ka vizituar tre herë zyrën e Ramës, qëkurse ka nisur hetimi i saj në fillim të muajit.
Unë nuk kam asnjë kundërshtim që të arrestohet Sali Berisha, madje nëse do të varej nga unë do të doja që të arrestohej edhe Lulzim Basha. Por realiteti i gjërave në Shqipëri është i tillë që nuk mund të arrestohet Sali Berisha, pa u arrestuar Kryeministri i sotëm Edi Rama, ose më saktë, ose duhet të arrestohen katër vetë, që janë Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, ose nuk duhet të arrestohet asnjë prej tyre. Nëse Sali Berisha dhe Lulzim Basha do të arrestohen për 21 janarin, për të duhet të arrestohet edhe Edi Rama, i cili është i regjistruar me zë dhe me figurë kur i dha ultimatum Berishës në 20 janar nga emisioni i Sokol Ballës, që ose të jepte dorëheqjen të nesërmen ose do të rrethohej dhe sulmohej për t? u vrarë dhe vetëm nëse vriste mund të shkonte në shtëpi atë ditë. Nëse do të arrestohen Sali Berisha dhe Lulzim Basha, për korrupsion për atë që kanë bërë në tetë vitet e qeverisjes së tyre, nuk duhet harruar se Edi Rama, në vetëm një vit e gjysmë në krye të qeverisë, përveç veprimeve të tjera të dënueshme penalisht, ka dhënë koncesione të tilla, që do t? u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit sa katër-pesë fishi i shumës së parave që sipas Prokurorisë ishte shpërdoruar për ndërtimin e Rrugës Rrëshen-Kalimash. Nuk duhet harruar se nëse Rama është ulur në karrigen e Kryeministrit para një viti e gjysmë, qeveria e tij realisht nis në 2009 për shkak të aleancës me LSI. Në krah të Kryeministrit Rama ulen tre ministra të LSI të cilët kanë qenë edhe në Qeverinë ?Berisha? dhe një ish-ministër i katërt i LSI Dritan Prifti denoncoi aleatin e madh të Ramës, sot, Ilir Metën, me videoregjistrimin e famshëm, që shkaktoi atë që ndodhi në 21 janar 2011. Aleanca më e fundit e Edi Ramës me partinë e Shpëtim Idrizit, e cila ka qenë aleate e PD-së gjatë qeverisjes së djathtë, e shton ngarkesën që shumica e majtë merr nga qeverisja e Berishës.
Nëse Prokuroria e Përgjithshme ka mbështetje ndërkombëtare për të bërë arrestime të nivelit të lartë në Shqipëri, atëherë le të arrestojë katërshen e madhe të politikës shqiptare. Nëse do të ketë arrestime selektive, domethënë do të arrestohet vetëm Sali Berisha, i shpallur si ?Sanaderi? shqiptar, atëherë ky nuk do të jetë një veprim në shërbim të Drejtësisë, port ë agjendës politike të Edi Ramës. Por mund të thotë dikush, megjithatë një operacion ?Sanader? në Shqipëri kërkohet nga ndërkombëtarët, nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Nëse është kështu, atëherë në pyetje janë motivet e ndërkombëtarëve kur e kërkojnë një gjë të tillë. Në Ballkan qartësisht janë duke u dhënë nga Perëndimi licenca për diktatorë që e fshehin grushtin e hekurt në dorezën e mëndafshtë të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Arsyeja është se Perëndimi është i shqetësuar se mos në Ballkan gjërat precipitojnë për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes globale të ekstremizmit. Prandaj thirren në skenë diktatorët e kamufluar për t? i mbajtur nën kontroll vendet përkatëse dhe për të ruajtur kështu stabilitetin në regjion.
Diktatori i përzgjedhur në Shqipëri është Edi Rama. Prokuroria e Përgjithshme është krejtësisht e kyçur në agjendën diktatoriale të Edi Ramës dhe këtë e tregoi kërkesa për arrestimin e Tom Doshit, deputetit të fortë të Veriut, arrestimi i të cilit do të jetë një pohim i fuqisë së Edi Ramës. Hapi tjetër në agjendën diktatoriale të Edi Ramës është arrestimi i Sali Berishës. Pastaj, pas zgjedhjeve vendore, veprimi i rradhës në agjendën diktatoriale të Ramës do të jetë arrestimi i Ilir Metës, me ç? rast Rama do të sigurojë kontrollin mbi të majtën duke bërë të mundur shkrirjen e LSI me PS dhe duke u bërë në fakt i pari njeri në historinë e së majtës shqiptare që ka kontroll të plotë mbi partinë pas Enver Hoxhës, atë lloj kontrolli personal që Ramiz Alia nuk e pati kurrë.
Prandaj unë them se gjëja më e keqe se mosndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta në Shqipëri është ndëshkimi i përzgjedhur, sipas modelit ?Sanader? dhe më mirë që Shqipëria të ketë njëzet prokurorë të vrarë se një ?Sanader? të vetmuar në burg, pa kolegët e tij politikanë të lartë, të cilët do të duhej t? i bënin shoqëri në qeli. Prokurorët, aq më tepër këta prokurororë që kemi sot, zëvendësohen lehtë, por diktatorët nuk rrëzohen lehtë. Aq më tepër kur sic tregoi (mos) hetimi i çështjes ?Doshi? në Shqipëri janë kriminalizuar edhe vetë prokurorët, për shkak të zellit të tyre për t? i shërbyer pushtetit politik.
Nga Sokol Balla “Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli I...
Ndarja e zonave elektorale mes PS-së dhe LSI-së ka ngjallur ...
Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktivite...
Gjatë kësaj fundjave fillon llogaritja verore e kohës. Akrep...
Poeti Herberto Helder, i përshëndetur nga kritika si një nga...
Pas përfundimit të dialogut të nivelit të lartë midis Shqipë...
Një avion Airbus A320 i kompanisë me kosto të ulët “Germanëi...
Ish-ministri grek I Financave, George Papaconstantinou u gje...
Rihapja e muzeumit Bardo në Tunizi, pas sulmit mbi turistët ...
Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se është gjetur një ...
Sot, ka nisur mbjellja e fidanëve dhe pishave të reja në kod...
Policia e Kamzës ka arrestua shtetasin Fatjon Goga pasi iu ...
Kërcënime për shpronësime, paralajmërime për dërgimin e refu...
Një aplikacion shtesë në Chrome, i quajtur Ugly Mail, ju tre...
Tanja Fajon, nënkryetare e Klubit të Deputetëve të Aleancës ...
Një operacion i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj ...
Policia e Pogradecit ka ndaluar shtetasin Dhimitër Gjyli, pa...
Një tregtar holandez mishi ka dalë përpara Gjykatës për dysh...
Pasi hanë shalqirin shumë njerëz i hedhin farat e tij. Ata q...
Perfeksionistët mund të ndihen krenarë nga zakonet e tyre të...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...