Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Në përputhje me Rezolutën e datës 24.12.2014 të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike, Partia Demokratike parashtron këtë platformë për dekriminalizimin:
Qellim i platformës është dekriminalizimi i organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarurara si dhe i administratës publike.
Objektiv i platformës është hartimi dhe miratimi i instrumentave kushtetues dhe ligjore për verifikimin, idetifikimin dhe largimin nga funksioni, i deputetit, i të zgjedhurit vendor dhe çdo funksioni tjetër të emëruar nga parlamenti në institucione kushtetuese, të krijuara me ligj, nga shërbimi civil dhe administrata publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe pengimin e zgjedhjes apo emërimit në këto funksione në të ardhmen të personave që kanë kryer vepra penale të cilat kanë cënuar besimin publik tek ushtruesit e funksioneve të zgjedhura apo emëruara.
Instrumentat kushtetues dhe ligjore, do të synojnë vendosjen e rregullave më të ashpra për dekriminalizimin, bazuar në praktiken legjislative më të spikatur europiane dhe botërore (Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Australi) në përputhje me jurisprudencën e GjEDNj, me qëllim përballjen sa më efikase dhe trajtimin më të thellë të situates së paprecedent të kriminalizimit të organeve të zgjedhura, funksioneve të emëruara dhe administratës në Shqipëri.
Veprat penale që do të përbëjnë shtyllën e platformës janë veprat penale që përbëjnë krim të rëndë në përputhje me përcaktimet e Konventes së Palermos e OKB-së e vitit 2000, duke nisur me krimin e organizuar, si dhe veprat që cënojnë rëndë autoritetin e shtetit si dhe besimin publik, ku përfshihen veprat korruptive.
Për raste të krimeve me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, do vendosim norma që pengojnë zgjedhjen apo emërimin në organe të larta të shtetit të personave që kanë rekorde të rënda kriminale, dhe që jane në proces hetimi apo gjykimi, dhe ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie personale (arrest me burg, etj), ose janë në kërkim policor ndërkombëtar.
Do të përcaktohen rregulla të qarta e të forta për të penguar kandidimin, zgjedhshmërinë si dhe për të bërë të pamundur qëndrimin në detyrë të personave që kanë kryer vepra penale. Ndalimi për t?u zgjedhur apo emëruar do të aplikohet në mënyre të njëjtë si për dënimet e marra në Shqipëri edhe jashtë saj.
Për veprat e rënda si krimi i organizuar, propozohet që periudha e ndalimit të kandidimit apo marrjes së një funksioni publik të jetë përjetë. Një periudhë 20 vjeçare para marrjes së mandatit apo detyrës propozohet edhe në funksion të ndërprerjes së mandateve apo funksioneve aktuale.
Për krimet e rënda, masa e ndërprerjes së mandatit apo pengimi për t?u zgjedhur apo emëruar do të lidhet vetëm me faktin e ekzistencës së rekordit kriminal dhe dënimit.
Ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore do të jenë në dy plane. Së pari, do të trajtohet me prioritet paraqitja e amendamenteve kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar që mbajnë mandate aktualisht dhe që kanë rekorde kriminale të rënda. Së dyti, do të ndalohen në të ardhmen personat e dënuar, nga kandidimi, zgjedhja, emërimi dhe ushtrimi i detyrës publike.
Do të ndërhyhet në legjislacionin ekzistues për futjen e procedurave efikase për verifikimin e rekordeve kriminale të funksionarëve publikë të zgjedhur apo emëruar, në detyrë aktualisht apo në të ardhmen, si dhe për ndërprerjen e mandatit apo ushtrimit të funksionit. Këto procedura do të përfshijnë detyrimin për vetdeklarim me përgjegjësi penale të mospasjes së rekordeve kriminale.
Për realizimin e kësaj platforme, në zbatim të rezolutes, parashikohet ndërhyrje në Kushtetutë me amendamente të përhershme dhe dispozita tranzitore, Rregulloren e Kuvendit, Kodin Zgjedhor, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, dhe sipas nevojës, ligjet që rregullojnë emërimin në institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj, në sherbimin civil, etj. Në funksion të harmonizimit dhe efikasitetit të zbatimit të instrumentave të rinj, do të forcohet regjimi i mbajtjes dhe shkëmbimit të informacionit për rekordet kriminale.
Amerikani Alexander Graham Bell është ndoshta më i njohur si...
Konfirmohet prania e rrëqebullit ballkanik në Bjeshkët e Nem...
Epidemia e ebolës në Afrikën Perëndimore do të jetë e përfun...
Arkeologët po përpiqen të përcaktojnë nëse disa ndërtesa të ...
Të gjithë sytë tani janë përqëndruar në Berlin, ku kancelarj...
Disa ndikime të alkolit mbi shëndetin janë të ditura. Por di...
Policia spanjolle ka ndaluar një mjet të dyshuar se po trans...
Persona të panjohur, kanë tentuar të sulmojnë me kokteje mol...
Në votimet për Départements në Francë, Front National ka dal...
Nga Artan Hoxha Nuk me ngelet gje tjeter te them, pasi kam l...
Në mendjen e xhihadistëve, të gjitha shenjat aktualisht janë...
Misioni për të dërguar njeriun në Mars mund të transformohet...
Ngërçet e muskujve të këmbëve janë një shqetësim tepër i mad...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mos pirja e duha...
Është arrestuar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim ...
Vin Diesel konfirmoi emrin e fëmijës së tij të katërt: Pauli...
Të gjitha të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfun...
Fluksi i pasagjerëve që përdorën Aeroportin ndërkombëtar të ...
Doktorët e përshkruajnë si një mrekulli kthimin në jetë të n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...