Pjesëtarë të grupeve kriminale/ Gjashtë shqiptarë ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Nga Artan Hoxha
Nuk me ngelet gje tjeter te them, pasi kam lexuar kete analize te holle qe ka bere nje kolegu yne, dy dite me pare. Mire qe me njoftuan sot se do kisha mbetur i painformuar per tere jeten. Me ne fund, na ndricoi fati. Tani kemi shtetin qe enderruam prej 25 vitesh. Kemi drejtesi(s’kemi me asnje gjyqtar te korruptuar per be, madje edhe Gjin Gjonit duhet ti kerkojne falje, edhe Tom Ndreces, etj. Po si kerkuan, ti cojne ne burg per shpifje).
Kemi prokurori te pavarur krejtesisht, po krejtesisht fare te pavarur(prokurori qe ka cuar ne burgim te perjetshem ata qe vrane ne Gerdec, ne 21 janar, Kosta Trebicken, Fatmir Xhindin, Remzi Hoxhen, ata qe pergjaken dhe rrafshuan kullat ne Tropoje, qe vrane Artan Santon. Prokurori qe denoi politikanet e implikuar ne vidio-skandalin Meta-Prifti, etj).
Kemi shtet per marshallah, jo shaka. Lum si ne qe nuk e dime cfare fati na ka ndritur ne dere!!!!
Lexoje, shperndaje, mos ia dorezo prokurorise se krimeve te renda, se mund te te rrasin ne burg per konsumim te vepres penale, “Kanosje per deklarime te rreme….”, e parashikuar nga neni 312/a i Kodit Penal.
Triumfi i shtetit ligjor
Më në fund mund të themi se edhe ne kemi shtet. Ishin parë fillesat e tij më janar 2011, kur Prokuroria nxori mandat-arrestet për gjashtë gardistët që tejkaluan kompetencat dhe vranë e plagosën për arësye shtetërore. Pastaj kaluan tre vite të tjerë të errët, ku forca e shtetit barazohej me inatet personale apo dëshirat e individit. Tani shohim sërisht ngrehinen e Shtetit të dalë në sipërfaqe me kurajo.
Dhe bashi i kësaj anijeje që e pandehnim të mbytur njëherë e përgjithmonë për Shqipërinë tonë, e që quhet shtet ligjor, është pikërisht institucioni i Prokurorisë. Më saktë, Prokurori i Përgjithshëm, pse për fat të keq, për mungesë të kulturës në qeverisjen demokratike, një institucion publik tek ne barazohet gjithnjë me dinjitetin dhe integritetin e njëshit të tij. Kundërveprimi i Prokurorisë ndaj skandalit që ka tronditur paqen dhe qetësinë e çdo vatre shqiptare, njëlloj si gjakderdhja e 21 shtatorit 2011, ishte kurajoz dhe profesional.
Grupi i prokurorëve ndër më të mirët që ne kemi, pasi dëgjoi akuzat dhe kundërakuzat e protagonistëve të denoncimit për vrasjen e mbetur në tentativë të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, vendosi t?i kërkojë Parlamentit të arrestojë denoncuesin-deputet dhe një tjetër deputet të përfshirë nga denoncuesi si kallzuesi i parë i vrasjes. Me akuzën e kallzimit të rremë dhe deklaratave jo të vërteta përpara Prokurorit. Pavarësisht se sa ka të drejtë apo jo Prokuroria e Shtetit Shqiptar, një gjë është e sigurtë. Ky institucion veproi tërësisht i pavarur nga humoret e politikës dhe interesat afatshkurtra të saj.
Veproi i bazuar në ligj dhe në mendimin e tij profesional, e për këtë duhet përshëndetur nga të gjithë ne qytetarët e këtij vendi. Kush shprehej se Prokurori i Përgjithshëm ishte peng i njeriut që e caktoi në atë pozicion (ish-Kryeministri i vendit), tani i duhet të gëlltisë opinionin e tij të pasaktë, pse ky veprim i Prokurorisë shkon ndesh me pretekstin e opozitës kryesore të sotme, për betejën e saj tërësisht të drejtë të dekriminalizimit të politikës.
Me këtë veprim të Prokurorisë vihet disi në vend ai imazh tërësisht i grisur i vendit tonë si një vend normal. Pse, si mund të quhemi normalë dhe me shtet demokratik, nëse Kryetari i Parlamentit porosit eliminimin fizik të një apo dy anëtarëve të Parlamentit?! Kjo damkë, për sa kohë mbante hijen e dyshimit për denoncimin e kryer në Prokurori, ishte një turp i madh për gjithë ne shqiptarët dhe për vendin tonë. Veprimi i Prokurorisë shqiptare, i institucionit që i pari i takon të shprehet nëse një kallzim është profesional, bazohet në të vërteta, apo jo, na largoi nga ky turp i paparë, edhe pse jo tërësisht.
Nëse Kuvendi zbaton apo jo kërkesën e Prokurorisë, kjo ka mirëfilli pak rëndësi. Shteti e dha opinionin e tij dhe ky opinion, në gojën e institucionit të akuzës, ishte, më në fund, tërësisht i zhveshur nga interesat e politikës së ditës. Ja përse na takon që si qytetarë, nëse do të dalim ndonjëherë më nëpër sheshe apo rrugë kryesore të vendit, të mos dalim për interesat dritëshkurtra të partive në garën për pushtet, por krahas kërkesave për më shumë punësim e përgjegjësi publike, të dalim për të mbrojtur institucionet që na përfaqësojnë aq mirë kur sillen demokratike dhe me kurajo.
Të mbrojmë institucione si Prokuroria, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive(që po bën një punë të lavdërueshme sot me hetimet e tij për pasuritë e nëpunësve të rëndësishëm të Shtetit) apo Kontrolli i Lartë i Shtetit (që ka rritur me herë numrin e kallzimeve penale ndaj abuzuesve publikë në vitet e fundit).
Me këto institucione mbrohen interesat e të gjithë neve, kur ato i dalin ndesh partive apo segmenteve të caktuara qeveritare, të dëshiruara për arësye të ndryshme, që të shkelin ligjin. Këto gardiane dhe garante të shtetit tonë ligjor duhen njohur mirë dhe përkrahur. Këtë nuk do ta bëjë as qeveria, as partitë politike, por duhet ta bëjmë ne qytetarët dhe media e përgjegjshme e vendit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Mars 2015
Në mendjen e xhihadistëve, të gjitha shenjat aktualisht janë...
Misioni për të dërguar njeriun në Mars mund të transformohet...
Ngërçet e muskujve të këmbëve janë një shqetësim tepër i mad...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mos pirja e duha...
Është arrestuar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim ...
Vin Diesel konfirmoi emrin e fëmijës së tij të katërt: Pauli...
Të gjitha të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfun...
Fluksi i pasagjerëve që përdorën Aeroportin ndërkombëtar të ...
Doktorët e përshkruajnë si një mrekulli kthimin në jetë të n...
Qeveria ka vendosur rritjen e moshës për daljen në pension t...
Ai është në ndjekje të çdo veprimi tuaj. Duke regjistruar ko...
Nxënësit e shkollës në Mamzë te Kuksit kanë vendosur të bojk...
Kanali i ri i Panamasë, që do të mundësojë kalimin tranzit t...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme shtetasit Dhimit...
Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi ka b...
Në Lazarat ka ndodhur në tjetër shpërthim me tritol. Këtë he...
Pas videos së publikuar në media për kopshtin Zoologjik, ku ...
Në Lazarat ka ndodhur në tjetër shpërthim me tritol. Këtë he...
Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe përfaqësues të delegacionit ...
Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur sot masën me ‘detyrim...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...