web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

USAID, ndihmë në punësimin e të rinjve në Laç dhe Bulqizë

18 Mars 2015, 08:48, Sociale CNA

USAID ka ndihmuar në punësimin e të rinjve në Laç dhe Bulqizë. Sipas burimeve nga USAID, 44 të rinj nga Laçi dhe 20 të rinj nga Bulqiza u pajisën me çertifikata në përfundim të kurseve të trajnimit për elektriçist, hidraulik dhe rrobaqepësi, të zhvilluara me mbështetjen e USAID-it.

Çertifikatat u dorëzuan nga z. Pashk Prenga, Drejtor i Zyrës së Punës në Laç, i cili premtoi se do të përkrahë punësimin e të rinjve. Në shenjë motivimi për vetëpunësim, USAID dhuroi edhe komplete veglash hidraulike dhe elektrike për të rinjtë në Laç, dhe kamera dixhitale për ata në Bulqizë.





Lajmet e fundit nga