web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë basisti i “Toto”, vuante nga skleroza

16 Mars 2015, 10:07, Kulturë CNA

Basisti i grupit amerikan rrok Toto, Mike Porcaro, ndërroi jetë të dielë. Lajmi është publikuar nga vëllai i tij dhe anëtari i të njejtit grup përmes një deklarate të shkurtër, raporton Reuters.
Porcaro ishte 59 vjeçar.

Grupi, në muajin shkurt të vitit 2010 ka thënë se Porcaro është diagnostifikuar me ALS, apo Skleroza amiotrofike laterale.
Grupi i muzikës rrok që është fituese i disa çmimeve Grammy, ka thënë se do të realizojë një turne për të gjeneruar fonde për trajtimin e basistit dhe për të ngritur vetëdijën rreth kësaj sëmundjeje.





Lajmet e fundit nga