web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ristani: Rama bojaxhi i paaftë e trukues burgjesh për kryebashkiakët e vet

26 Shkurt 2015, 17:15, Aktualitet CNA

Nga Arben Ristani*
Këto që do t?ju them tani, jam i sigurt që i dini përmendësh, por po jua përsëris për t?ju kujtuar, jo vetëm juve por të gjithë shqiptarëve, se sa shumë erë të keqe vjen qeverisja juaj, se sa i paaftë është Kryeministri juaj, sa i kompleksuar dhe i pasigurtë është ai në detyrën që ka marrë përsipër dhe se sa të pamundur e keni ju, për të bërë punë të mira e të dobishme për këtë vend.

Gjatë takimeve të mija në Vlorë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, jam takuar me shumë qytetarë me dhe pa bindje partiake, të cilët janë shprehur shumë të pakënaqur ndaj politikave të Edi Ramës. Kam takuar gjithashtu dhe shumë të majtë që ndanin të njëjtat pakënaqësi.

Pyeta një plak vlonjat, të majtë për hir të së vërtetës, pasi më shprehu pakënaqësitë e tij e pyeta, si mendonte, kush ka për ta marë në qafë qeverisjen e Edi Ramës?

Në fakt prisja një përgjigje tip batute, ashtu siç dinë të përgjigjen vlonjatët, por mora një përgjigje tejet prozaike, tejet të thatë, por krejtësisht të vërtetë: paaftësia, mu përgjigj plaku, duke mos dashur të komunikojë më gjatë me një të djathtë.

E dini që në fakt që ne të djathtët, duke ditur lidhjet e Edi Ramës me krimin, duke ditur ndoshta më mirë se qytatarët e thjeshtë, aferat korruptive të tij dhe ministrave të tij, si dhe shumë e shumë zullume të tjera, kemi harruar thelbin e qenies së tij: pikërisht paaftësinë e tij.

Paaftësinë për të krijuar një ekip të vërtetë qeveritar, paaftësinë për të qeverisur.

Në këtë kontekst, dua të falenderoj kolegët tanë të majtë që nuk harrojnë ndonjëherë të na e kujtojnë paaftësinë e tij, jo vetëm neve por të gjithë shqiptarëve.

Dëgjojini kto fjali:

– disa ministra po vjedhin popullin.

– ka fakte që edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve dhe familjarët e saj janë kthyer në sekserë për përfitime personale.

– Pas një viti e gjysëm qeverisje situata nuk është e mirë.

– Eshtë koha për ndryshime në qeveri dhe administratë.

Këto fjali nuk janë të thëna nga Arben Ristani apo ndonjë demokrat tjetër nga ne këtu. Këtë e thotë një kolelgu ynë i majtë, deputeti Tom Doshi, që duke qarë në fakt hallin e të vetëve, qan indirekt dhe hallin e gjithë Shqipërisë.

Nuk besoj se është ulur papunësia. Nuk besoj se të varfrit sot paguajnë më pak taksa, përkundrazi janë të varfrit ata që po kontribuojnë më shumë duke marë në kthim më pak në formë shpenzimesh publike. Kemi marrë shumë borxhe për shkak të panikut, amatorizmit dhe mungesës së parashikimit. Sot ka më shumë shqiptarë që duan të ikin nga Shqipëria, etj etj.

Këto fjali përsëri nuk janë të thëna nga Arben Ristani, as nga ndonjë prej kolegëve të mi opozitar, por nga deputeti Ben Blushi.

Vazhdoj të citoj:

Është një qeveri që nuk di të shpjegoj vetveten. Në perceptimin e njerëzve ka mbetur…drita, drita, drita… burg, burg, burg.

Këto që dëgjuat tani, që kanë dhe një pjesë dashamirësie brenda, nuk i thot Arben Ristani, po një ish kryeminsitër socialsit si Pandeli Majko.

Nuk po kaloj tek ato gjëra që bisedojmë me kolegët tanë të majtë, pasi nuk duan të vuajnë persekutimin direkt të Kryeministrit të tyre, ashtu siç mund ta vuajnë këta deputetë të cilët kanë guxuar që tja vënë në dukje Kryeministrit, publikisht, paaftësinë e tij për të qeverisur.

Po i them këto, për të qenë i sinqertë, jo se, thënë troç, më ha meraku për të majtën, por për t?i thënë shqiptarëve që kryeministri Rama dhe ato aftësi prej bojaxhiu që ka, nuk mund t?i fusë dot në punë.

Sepse të gjitha energjitë dhe gjithë mekanzimat e pushtetit do t?i harxhojë për të mikluar Tomën, sepse e di në subkoshiencë që Toma mund ta rrëzojë nga pushteti më shpejt se sa mund ta mendojë edhe vetë bashkëshortja e tij.

Sepse të gjitha energjitë do t?i harxhojë për të mikluar Blushin, për të mos dalë më me teza që ia prekin zemrën të majtëve.

Sepse të gjitha energjitë do t?i harxhojë përshembull edhe me Arta Daden e cila i bën thirrje të pushojë gjuetinë e shtrigave ndaj kryetarëve të majtë të Bashkive.

Dhe meqë jemi tek kjo pikë dhe kjo luftë ndaj kryetarëve të Bashkive të majta, do t?i marë më shumë energji seç e mendojmë ne.

Të gjithë i dimë prapaskenat e kësaj të ashtequjture lufte parimore ndaj disa kryebashkiakëve të majtë, por ka edhe një mënyrë të thjeshtë për t?i lexuar mesazhet e kësaj lufte që lidhet sërish me paaftësinë.

Ç?bëri Rama përshembull në Vlorë? Prishi me INUK atë që pushteti i tij lokal ndërtoi për më shumë se 8 vite nën bekimin e tij si lider! Pra çfarë bënë këta kryebashkiakë sëbashku me liderin e tyre, thjesht xhiruan gomat bosh, shkuan nga një paaftësi në paaftësinë tjetër? Fundja fundit a janë pothuajse të gjithë Bashkitë që ka godiutur për afera korruptive të majta? Atëherë korrupsioni qenka një fenomen vetëm i së majtës, apo jo? Kjo është llogjika. Më falni, për të qenë korrekt, ashtu si mafia ndërkombëtare e basteve e gjeti dhe një të djathtë dje, mund të gjejë edhe te tjere. Deri tani rezultatin e ka 5 me 1, vështirë e ka barazimin… Nuk e di gjithashtu, si do ua mbushë mendjen qytatarëve të Durrësit se ç?ka bërë Gjushi përshembull më pak se sa Gjika i Vlorës apo Batjari i Fierit? Dhe ky është një problem tjetër që Edi Ramës do t?i hajë shumë kohë.

Në këtë kohë krize globale, shqiptarëve i duhej një Kryeminsiter vizionar, dhe jo një bojaxhi i paaftë e trukues burgjesh për kryebashkiakët e vet.

Po jua përsëris, nuk më ha meraku për fatin e së majtës, por për shqiptarët, eksodi i heshtur i të cilëve vitin që kaloi, me shifrat e INSTAT, ishte gati dyfish më i madh se ai i kososvarëve që rrënqethi botën mbarë. Këtë sollën të ashtuqujturat reforma të Edi Ramës deri tani. Por prisni, s?keni parë gjë akoma, siç thotë edhe vetë ai. Do e shikoni shumë shpejt që jo vetëm nuk di të bëjë asnjë punë, siç ka bërë në fakt deri tani, por nuk do lyejë me asnjë godinë e nuk do mbjellë më asnjë pemë. Thjesht do e gjeni Ramën tek këmbët e Tomës duke i qarë me lot, duke iu lutur që ta lërë edhe pak në pushtet apo tek shtëpia e Dashit në Pezë, duke kënduar këngë partizane me Blushin, e duke ia lavdëruar orë e minutë Blushit Ciprasin, që të duken të tre njësoj.

Ky kryeminsitër ka marë fund.

Ky nuk bën më për asnjë punë.

*fjala sot ne Kuvend





Lajmet e fundit nga