‘Banda e tritolit’/ Lihen të lirë Muhedin dhe Pajtim Gjuta
Policia e Tiranës ka lënë të lirë shtetasit Muhedin Gjuta dh...
Nga Dr. Jamarber Malltezi
Tomi Misha u dhunua nga policet mes qytetit te urte, te bukur dhe te qyteteruar te Korces. U dhunua ne mes te dites, ndersa qytetaret kalonin aty afer pa ju bere pershtypje. Ngjarja do te kish kaluar pa gjurme nese skenat e turpit nuk do te ishin filmuar rastesisht dhe nese familjaret nuk do te kishin dhene alarmin e dhunes shtazarake qe vijoi brenda ne polici dhe qe detyroi shtrimin e menjehershem te viktimes ne spital.
Dhe megjithekete Tomi Misha u arrestua, prokurori i trembur nga bertitjet e kryeministrit ne telefon behet sherbyes i policise, dhe gjyqtari nen dhunen verbale te kryeministrit e denon me arrest ne burg pse gervishti makinen e zv. Drejtorit te policise. Nga ana tjeter kur filmimi i turpshem u shfaq ne media, autoritetet u mjaftuan me pezullimin e policeve, per te evituar hapjen e ceshtjes penale per ta, apo arrestimin per ushtrim dhune, prishje te qetesise publike, shkelje te te drejtave te njeriut, etj.? Si e beri gjumin prokurori dhe gjyqtari qe derguan ne burg viktimen e dhunes bazuar ne genjeshtren e dhunuesve?
Turp per policine. Turp per qeverine. Turp per prokurorine. Turp per gjyqsorin. Ne fakt ky eshte turp per shoqerine tone. Qytetare te Korces shihen te kalojne dhe nuk ndalojne. Kjo eshte ose nje frike e tejskajshme dhe e turpshme ose nje nivel rrenimi i moralit tone si shoqeri nese nuk na ben pershtypje nje ngjarje e tille.
Per fat te keq kjo nuk eshte as ngjarje e izoluar. Kjo vjen nje jave pasi qe dy police shajne dhe godasin nje grua mes Tiranes, dhe vec nje dite pasi qe u filmuan ne Kavaje 4 police duke rrahur ne menyre shtazarake nje qytetar qe nderkaq ishte i prangosur. Njesoj si dhe ne rastin e pare policia ia hedh fajin qytetarit ndersa kur kapen te filmuar policet pezullohen dhe synohet qe ceshtja te harrohet
Dhuna ndaj Tomi Mishes nuk u ndal me aq, por u rrah edhe brenda ne polici ku i nxorren shpatullen dhe u detyruan ta cojne ne spital. Shtaze me uniforme qe mbrohen nga sivellezerit me imunitet.
Do dalin menjehere papagajte bajate qe do thone qe policet ishin te njejtet qe ishin edhe ne qeverisjen e PD ndaj njelloj jemi. Padyshim qe mund te jene policet e njejte, por dallimi eshte shume i madh…… Se pari, keto 18 muajt e fundit shefa dhe drejtore te policise u bene pa asnje ligj apo rregull ish kreret e sigurimit qe nuk dine asnje gjuhe tjeter vec dhunes, qe nuk dine cfare jane te drejtat e njeriut; edhe me e rende behet ceshtja kur ata qe emeruan keta shefa deklaruan se ?Ligji eshte nje teknikalitet i parendesishem?!!! Se dyti, deri para 18 muajsh nuk kishim asnje rast te vertetuar qe nje drejtor policie, dhe ca me pak minister te telefononte prokurorin apo gjyqtarin per te kerkuar qe X person te arrestohej dhe te denohej me burg. Per fat te keq gjate vitit te fundit kemi dhjetera raste ku jo drejtori i policise, por vete kryeministri i telefonon prokuroret dhe gjyqtaret dhe i hakerrehet pse keni denuar aq pak me burg dike! Kjo eshte shume e rende pasi eshte nderhyrje direkte ne gjyqsor gje qe nuk kish ndodhur ne Shqiperi qysh ne kohen e komunizmit. Kjo rrenon dhe e kthen ne farse konceptin e shtetit te se drejtes, ndarjes se pushteteve dhe balances midis pushteteve te pavarura. Natyrisht situata kthen ne lolo edhe prokuroret dhe gjyqtaret dhe rrenon nga themelet gjithe sistemin e drejtesise. Nuk ia vlen ketu te ndalem edhe tek manipulimi i mediave nga kreu i qeverise qofte permes reklamave, kercenimit te tatimeve, kasetave te gatshme, dhe telefonatat.
Ku kemi mberritur si shoqeri? Keta qe jane ne pushtet vijne te gjithe nga fondacioni ?Shoqeria e Hapur per Shqiperine? Po rastet e renditura me lart, a jane shembuj te nje shoqerie te hapur?
Situate e rendit eshte perkeqesuar shume mesa duket nga varferia e tejskajshme. Vetem ne dy javet e fundit kemi dhjetera grabitje si Union Bank ne Tirane, supermarketi ne Kamez, pika e karburantit ne Pogradec, vjedhje me arme ne Lezhe, Vlore, Novosele, etj. na jane shtuar tritolet gjithkund, dhe prape degjojme nga ministry qe situate e rendit qenkesh permiresuar ndjeshem! A kemi mberritur ne kete pike si shoqeri qe qeveria mund te na genjeje kaq haptaz dhe te na marre per budallenj?
Pas aferes qindramilioneshe me CEZ, po kerkohet qe parate te mblidhen nga qytetaret me masa shpesh antiligjore dhe ndonjehere edhe cnjerezore. Kjo coi deri ne arrestimet e femijeve, ne vetevrasjet ne burg te Qamil Zeles, ne vetevrasjen e Llazi Nasit, por per fat te keq vec opozita dhe Altin Goxhaj protestoi, ndersa ato qindra OJQ qe marrin parate e donatoreve nuk u ndjene. Nuk u ndie as avokati i popullit qe paguhet me parate e taksave tona per te mbrojtur te drejtat tona.
Llazi Nasi la ne dhimbje gruan dhe 3 vajza dhe u vetevra se nuk kish te paguante 800 dollare per energjine elektrike qe doli se e kishin faturuar gabim, Qamil Zela u vetevra pasi prokuroret dhe gjyqtaret nen urdherat dhe britmat e cmendura te Rames e denuan me burg per me shume se 2 muaj per vetem 30 dollare detyrim energjie. Nderkaq, me dhjetera familje jetojne ne skamje dhe nen qiell te hapur ne lagjen kushtrim ne Vlore. Kaq keq kemi perfunduar saqe i heqim njerezit si kafshe nga shtepite dhe i leme ne mes te rruges me premtime te ulta per kompensime qesharake? Mos na ka humbur filli dhe vleresimi per jeten e njeriut?
Por edhe nese do perpiqemi te gjejme ndopak drejtesi apo respekt per njeriun ne tempullin e demokracise, aty do zhgenjehemi keq. Tri gra deputete u terhoqen nga lista e PS se Lezhes per ti lene vendin nje burri. PD deklaroi se grate ishin kercenuar me jete dhe njerez i ishte marre peng djali qe te dorehiqej nga mandati i deputetes. Burri qe hyri si deputet ishte person i denuar per trafiqe dhe rrembim personi ne Itali dhe dha prova se mund ta perseriste. Per fat te keq ne vend qe te denohej rasti, PS preferoi t?a fshihte dhe te mbante heshtje. Asnje shoqate grash (nga ato qe dalin si miza per te kerkuar fonde per cenimin e te drejtave te grave) nuk u ndie.
Farsa shkon me tej dhe deputetja ne gjyq terhoqi deshmine e dhene ne prokurori. Ndonese kish deklaruar se si Z. Noka edhe Pjerin Ndreu (i shkarkuar nga policia per lidhje me krimin nga vete PS para 2005) goditi ne menyre shtazarake deputetin Strazimiri, mesa duket u rikujtua per famen e Ndreu dhe terhoqi deshmine. Krimi ka mberritur aq lart saqe kercenon edhe deputetet!!! Po a do te mundet me kjo grua te pretendoje se do ndihmoje ndonje hallexhi kur ajo vete perthyhet para krimit qe kreu i saj e ka futur ne Parlament.
Ne kushtet kur Policia eshte nen urdhera politike, gjyqsori shantazhohet me telefonata nga z. Rama, Parlamenti eshte strehe e personave me precedente penale,dhe ku vete deputetet e shumices kane frike te jene njerez, ku mundet qe shoqeria Shqiptare te gjeje piketat per t?u mbeshtetur?
Ne keto 18 muaj eshte arrestuar 3 here Altin Goxhaj. Arrestohet Goxhaj dhe lihet i lire Shullazi. Ky eshte niveli ku kemi perfunduar? Te arrestojme aktivistet e shoqerise civile sikur jane kriminele? Dhe a e dini se cila eshte arma e shoqerise civile? Nje celular me te cilin rregjistron rastet e dhunimit te te drejtave te njeriut dhe i komunikon me gjithe shoqerine permes rrjeteve sociale si facebook. Per qeverine filmimet me celular dhe publikimi i fakteve ne facebook qenka me e rrezikshme se armet e zjarrit? Kaq mendjengushte jemi kthyer saqe ne vend qe te denojme dhunimin e te drejtave te njeriut denojme njerezit qe i faktojne keto dhunime?
Keto jane disa reflektime mbi nivelin e moralit ne shoqerine Shqiptare 25 vjet pas renies se komunizmit. A jemi vertet njerez te lire? Ku eshte standarti yne i lirise? Cilat jane standartet morale dhe vlerat tona si shoqeri dhe si njerez?
Policia e Tiranës ka lënë të lirë shtetasit Muhedin Gjuta dh...
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndry...
Ish Kryeministri Sali Berisha është shprehur në rrjetin soci...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur ditën e sotme deta...
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin Robert Og...
Hipoteka e Korçës i është nënshtruar një inspektimi ditën e...
Sot në orën 8:35, televizioni News24 ka raportuar një lajm r...
Apple ka njoftuar për një investim të madh në qendrat e të d...
Një ish-infermier gjerman i cili ka pranuar se ka vrarë më s...
Dogana e Fierit ka sekuestruar ditën e sotme 108 goma autove...
Janë mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e grupit te heroinë...
Nëse doni që pajisja juaj Android të funksionojë normalisht,...
Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të fa...
Nga foltorja e Kuvendit deputetja Mesila Doda ka folur në li...
Rreth 20% e makinave të reja në Norvegji që prej fillimit të...
Aplikacioni i famshëm mobil për mesazhe dhe komunikim mobil,...
Këshilli i Ministrave ka shpallur dje 760 vende vakante në a...
Duket si puna e ëndrrave, të udhëtosh përreth botës dhe nga ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...